“Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”/ Maqedonasit thërrasin në kor kundër dasmorëve shqiptarë, por kur ata zbresin nga makina ndodh e papritura! (video)

21/09/2020 08:44

Një video është bërë virale në rrjetet sociale ku disa persona në Shkup thërrisnin në kor “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”, ndërsa aty pranë kalonin disa qytetarë shqiptare që po shkonin në një dasmë e valëvisnin flamurin kuqezi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov në qytetin e Shkupit, ku siç shihet edhe nga videoja disa djem fillojnë të fërshëllejnë e thërrasin në kor, “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”.

Por menjëherë më pas të gjitha makinat ku  ishin qytetarët shqiptarë ndalojnë dhe u drejtohen djemve duke i detyruar këta të fundit të pushojnë menjëherë thirrjet e tyre dhe të largohen menjëherë.

“Në lagjen Gjorçe Petrov në qytetin e Shkupit, sot disa huliganë maqedonas brohorisnin në kor “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”, por pastaj kalojnë disa shqiptarë që mernin nuse dhe maqedonasit ja fusin vrapit. Kështu është kur të ze sharra në gozhdë. #shperndajeni ta shohin të gjithë”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Top Channel