“F**k you Erdogan”/ Irritohet Turqia, ngrenë padi ndaj medias greke: Do të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë

21/09/2020 11:00

Një artikull i disa ditëve më parë e gazetës greke Demokratianews që fyente rëndë në gjuhën turke presidentin turk, Erdogan ka irrituar së tepërmi Turqinë. Gazeta greke hapej me titullin ‘Fuck you Erdogan” dhe tabloidi kishte foton e presidentit turk.

Fillimisht kjo solli reagimin e ministrit të Mbrojtjes turke, i cili kërkonte reagimin e Athinës zyrtare, duke i kërkuar distancimin, ndërsa apelonte që gjykatat greke ta dënonin këtë organ shtypi.

Por duket se nuk janë mjaftuar me kaq, pasi mësohet se presidenti turk ka biseduar me avokatët e tij për të ngritur padi ndaj medias greke që e ofendoi.

Avokatët e Presidentit Erdogan kanë përpiluar një padi penale kundër përgjegjësve të gazetës greke që bënë tituj fyes për Erdogan, raportuan mediat turke.

Sakaq në një mesazh në rrjetet sociale, presidenti turk është shprehur i vendosur sa i përket konfliktit me Greqinë, duke deklaruar se Turqia nuk do të lëshojë asnjë pikë ujë.

Ai shkruan se Ne jemi për t’i krijuar hapësirë diplomacisë duke dëgjuar çdo thirrje të sinqertë që vjen dhe synojmë zgjidhjen e problemeve me dialog nga ku do të përfitojnë të gjithë”.

“Shteti i Republikës së Turqisë është një shtet i lashtë dhe me rrënjë që ka një të kaluar dy mijëvjeçare. Pa ndonjë kompleksitet, ne vazhdojmë t’i menaxhojmë me gjakftohtësi dhe pjekuri të gjitha proceset që kalojmë pa u shqetësuar asnjëherë për provokimet e vazhdueshme. Duke i kushtuar vëmendje çdo thirrjeje të sinqertë, ne synojmë të krijojmë hapësirë për diplomacinë dhe t’i zgjidhim problemet me anë të dialogut në mënyrë që të kenë mundësi të fitojnë të gjithë. Me këtë vizion ne do të vazhdojmë deri në fund të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë”, thotë Erdogan në mesazhin e tij në Twitter.

/gazetashqip/

Top Channel