Londër, marshimi i shqiptarëve/ Mesazh diasporës për të kontribuar në vend: të reflektojmë për të ardhmen 

20/09/2020 19:50

Një grup shqiptarësh u bënë bashkë në Londër dhe marshuan me flamujt kuqezi si një mesazh për të gjithë shqiptarët e diasporës, që sipas tyre kanë dëshirën dhe ambicien për të kontribuar për fatet e vendit.

Organizatorët, një grup shoqatash të emigrantëve thonë se ka ardhur koha që diaspora të kontribuojë me ekspertët më të mirë për të sjellë ndryshimet në vend, për një Shqipëri sociale dhe të barabartë për të gjithë.

‘Asgjë nuk ndryshon, nëse nuk e ndryshojmë ne vetë dhe se ka ardhur koha për të reflektuar të gjithë si komb për të ardhmen, thanë organizatorët”

Thirrja e tyre është “kombi në udhëkryq dhe se Shqipëria është e jona jo vetëm në 28 nëntor”. Ata apelojnë për të drejtat brenda dhe jashtë trevave shqiptare, të drejtën e votës së emigrantëve kudo që ndodhen dhe reformën në drejtësi ka ardhur koha që të reflektojmë të gjithë për të ardhmen e kombit, thanë organizatorët, që nuk mbajtën fjalime në këtë organizim në Londër.

Top Channel