Mbrojtësi i krahut të majtë i Portos, Alex Telles ka insistuar se nuk do të shpërqendrohet nga spekulimet që po e lidhin me një transferim te Manchester United.

“Djajtë e Kuq” po zhvillojnë negociata me agjentin e brazilianit, por marrëveshja ende nuk është arritur.

“Unë më shumë fokusohem te puna. Njerëzit mund të thonë dhe të besojnë çfarë të duan, por mbetem i fokusuar vetëm në punën time”, tha Telles për Sport TV.

“Jam këtu, jam mirë dhe po luaj, ashtu sikur i gjithë ekipi. Ka njerëz që merren me gjëra të tjera dhe unë nuk mund të them diçka më shumë”, shtoi Telles.

Top Channel