Meta përkujton vizitën e Papa Françeskut: Koha nuk pret më, të mos harrojmë porosinë e tij për të rinjtë

21/09/2020 10:18

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “ Facebook”, ka përkujtuar 6 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.

Në postimin e tij, Meta rikujton edhe një mesazhet dhe porosistë  e Papës për të rinjtë, ku theksonte se të rinjtë shqiptarë duhet të mbahen në atdheun e tyre në mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik.

Postimi i plotë:

Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË!

TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT! ???

Top Channel