Korçë, ngrohja jo më me dru/ Nis studimi për sistemin e ri duke shfrytëzuar alternativat e energjisë së pastër

20/09/2020 19:57

Ngrohja e banesave në Korçë nuk do të bëhet më përmes metodës tradicionale më lëndë drusore gjatë dimrit.

Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur tenderin për studimin e fizibilitetit që synon krijimin e një sistemi të ri ngrohje për ndërtesat ekzistuese dhe të reja duke shfrytëzuar mundësi të tjera alternative të energjisë së pastër.

“Kemi zgjedhur Korçën sepse përveçse bën shumë ftohtë ka ditë me diell, dhe mbi të gjitha kalon edhe TAP. Por, mund të shikohet edhe mundësia e përdorimit të biomasës apo përmes”

Sipas Evis Berberit, kreut të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë pasha e konsumit fundor të energjisë që konsumohet nga sektori i banesave është i konsiderueshëm dhe në këtë kuadër ai shton se mund të shikohet edhe mundësia për skema mbështetëse.

“Përkthehet në më pak kosto për qytetarët. Sigurisht ulja e ndotjes është pritoritet i qeverisë dhe do mund të aplikohen edhe skema apo incentiva mbështetëse për zbatimin e projektit.”

Edhe pse qeveria ka vendosur një moratorium për shfrytëzimin e lëndëve drusore, pjesa më e madhe e qytetit të Korçës realizohet përmes kësaj metode. Përmes këtij projekti, synohet jo vetëm diversifikimi i burimeve të energjisë, por edhe ulja e ndotjes, pasi sipas  një studimi të Bankës Botërore, Korça rezulton ndër qytetet më problematike në këtë drejtim, edhe mbi kufirin e lejuar të Bashkimit Europian.

Top Channel