Shqipëria me Greqinë kanë arritur një marrëveshje për sa u përket punëtorëve sezonal në vendin fqinj. 7 mijë deri në 10 mijë shqiptarë mund të punësohen me procedura të shpejta me hapjen e kufijve.
Bota kundër Covid-19, me iniciativë të komisionit të BE-së, Italia, Franca, Gjermania dhe Norvegjia, bashkë me Këshillin Evropian, kanë prezantuar një plan bashkëpunimi global për kërkimet mbi një vaksinë kundër Covid-19.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit.
Themeluesi i Teslas, Elon Musk, fshiu 14 miliardë dollarë nga vlera e prodhuesit të makinave, me një postim të vetëm në Twitter, në të cilin ai pohonte se çmimi i aksioneve të kompanisë së tij, ishte shumë i lartë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për të akuzuarin për terrorizëm Komron Zukhurov, 24-vjeç i cili u arrestua pak ditë më parë në kryeqytetin shqiptar.
Bundesliga po përgatitet për rifillimin e sezonit, por nga Gjermania vijnë lajme aspak pozitive që kanë të bëjnë me pandeminë coronavirust.
Klubet e Premier Leagues janë gjithnjë e më shumë të vendosur për të çuar deri në fund sezonin futbollistik 2019/2020.
Sukseset e Luana Vjollcës nuk kanë fund, e këtë herë kanë kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë.
Edhe një ministër në qeverinë ruse ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe është duke u trajtuar në spital.
Tiranë – Janë arrestuar tre autorët e grabitjes së ndodhur më datë 30 prill 2020, në fshatin Qinam, Zall-Herr.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë janë shënuar 276 viktima, duke e çuar në 25,100 numrin total të vdekjeve.
Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg pa afat për autorët e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, më 27 prill. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe pa praninë e medias.
Kylie Jenner ka vazhduar me publikimin e fotografive të kuruara, në atë që ndjekësit e saj po i referohen ironikisht si “përmirësim imazhi”, pas publikimit të disa fotografive pa filtra.
Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tona ka pasur 7 persona të tjerë të infektuar me Covid-19.
Gjatë fjalës së tij, Papa Françesku përcolli një mesazh sa i takon situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh është në qarkun e Korçës ku së fundmi ka postuar një status në rrjetet sociale ku flet për një tjetër armik.
Kosovë- Sot bëhen 21 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Veshur me pajisje personale mbrojtëse, mjekë dhe infermierë në spitalin Hairmyres në East Kilbride, Skoci u fotografuan teksa trajtonin pacientët e prekur më rëndë nga koronavirusi.
Ne jemi mësuar të shohim të famshmit, por nuk kemi asnjë ide të vetme se si duken vëllezërit e motrat e tyre dhe nëse i kanë ato afër.
Ditën e sotme do të nisë gjyqi për të akuzuarin për terrorizëm në Gjermani, Komrom Zukhurov.
“Kur KIM Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që u takua me një president të Shteteve të Bashkuara, shumë shpresuan se kjo do të sinjalizonte një shkëputje nga e shkuara e errët e kombit”, shkruan “The Sun”.
Gratë janë më rezistente ndaj koronavirusit, por e kundërta është për gratë në menopauzë.
“Një dosje bombë spiunazhi ka zbuluar se si Kina gënjeu botën për koronavirusin duke mbuluar shpërthimin – i cili po vret mijëra njerëz në mbarë botën”, shkruan “The Sun”.
Pukë- Një 34-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë dhe municione luftarake.
Rregullatorët amerikanë do të lejojnë përmes një procedure urgjente autorizimi përdorimin e ilaçit eksperimental, remdesivir, që duket se ndihmon disa nga pacientët me koronavirus të shërohen më shpejt.
Mjekët paralajmërojnë se përdorimi i hidroksilklorinës për të trajtuar koronavirusin mund të jetë i rrezikshëm pasi më shumë se 90 përqind e pacientëve me COVID-19 (të marrë në shqyrtim), të cilët janë trajtuar me ilaçin në fjalë, kanë shfaqur shenja të rrezikshme aritmie.
Natyra është plot me gjëra madhështore nga vargjet malore të mrekullueshme, në pamje piktoreske të thella të detit e deri te skajet mahnitëse të natës. Por, përballë tij, asnjë prej tyre nuk e krahason me madhështinë e kalit që është konsideruar ndër më të bukurit në botë.
Pas 20 ditëve mungesë, është shfaqur në publik për herë të parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Sipas medias shtetërore KCNA Kim, Jong Un u shfaq duke prerë shiritin e një fabrike plehrash.
Fundjava e parë e majit do të tregohet disi tolerante me grupin më të rrezikuar nga Covid-19, atë të moshës së tretë.
TIRANË- Një 38-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim” është vënë në prangat e policisë.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video, ku shfaqen pamje të punimeve nga aeroporti i Kukësit.
Kurba botërore e pandemisë Covid-19 po pëson gradualisht një rënie.
Bilanci i viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 65,776.
Sipas të dhënave të “Worldometers”, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë ka kapur shifrën 3,401,394.
Lufta kundër virusit Korona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë.
Aplikimi i distancën sociale është fizikisht i pamundur. Kështu është shprehur shefi i aeroportit Heathrow në Britaninë e Madhe.
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.
Premier League por përgatit planin për rinisjen e stërvitjes në grup, por shumë futbollistë nuk ndihen të sigurt për të zbritur sërish në fushë. Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, rrëfen se është i shqetësuar për situatën dhe jep alarmin.
Një ofertë e re për Luis Suárezin. Në orët e fundit, pas komenteve të Bernardo Romeos, ish-trajnerit të San Lorenzos, ka zbuluar se klubi historik argjentinas nuk përjashton mundësinë e negociimit për blerjen e sulmuesit të Barcelonës.
Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël i familjes botanike ku bëjnë pjesë edhe manat. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë. Fiqtë shoqërohen nga gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë. Ekspertët i përshkruajnë këto gjethe si të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.
Një studim i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit. Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive. Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut.
Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.
Fakti që sheqeri ka një ndikim të tmerrshëm në organizëm, nuk përbën më lajm. Prania e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbipeshën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Duke qenë se sheqeri ka një ndikim kaq të fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, natyrshëm lind shqetësimi për ndikimin në shëndetin e trurit.
Presidenti i Gjermanisë tha se kërcënohet ekzistenca e shumë artistëve. Koncertin për Evropën e luajti vetëm një pjesë e Berliner Philharmoniker përpara një salle të zbrazët të Filarmonisë së Berlinit.
Mbretëria e Bashkuar ka kryer më shumë se 122,000 teste për koronavirus më 30 prill, duke tejkaluar synimet e qeverisë, ka thënë Ministri britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.
Dhjetë shtete amerikane kanë njoftuar të premten se kanë filluar të lehtësojnë masat e izolimit, që janë vënë me qëllim të luftimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Miliona fëmijë rrezikojnë të përballen me mungesë të vaksinave të domosdoshme për jetesë, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë me koronavirus.
Presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentojë të premten mbi një raport të agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut se lideri i vendit Kim Jong Un kishte bërë daljen e tij të parë në publik që nga 11 prilli.
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara William Barr tha të premten se me uljen e dukshme të kurbës së infeksionit të koronavirusit, ka ardhur koha që vendi të fillojë të lehtësojë disa prej kufizimeve të distancimit social të vendosura nga qeveritë e shteteve në muajt e fundit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Sekretarja e re e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany e përdori konferencën e saj të parë për shtyp për t’i bërë jehonë komenteve të presidentit Trump mbi rolin e Kinës në pandeminë e koronavirusit. Presidenti Donald Trump, ka thënë se ka parë informacione se virusi mund të ketë dalë nga një institut i virologjisë në Kinë.
Në 24 orët e fundit, Spanja regjistroi 281 vdekje nga koronavirusi ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 24.824. Të enjten numri i vdekjeve ishte 268.
Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka pezulluar përkohësisht dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatonte Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar planin e rihapjes duke nisur nga kjo e hënë, për tre javë me radhë, për secilën kategori që përfiton nga lehtësimet e masave të vendosura për pandeminë e koronavirusit.
Borussia e Dortmundit është shndërruar prej vitesh në një “fidanishte” talentesh, pasi merr futbollistë të rinj me të ardhme dhe u jep mundësinë të shpërthejnë, për t’u shitur më pas në klubet më të mëdha europiane, me shifra të majme që kanë pasuruar vazhdimisht arkat e klubit verdhezi.
Ndërkohë që futbolli është ndërprerë dhe në Itali po bëhet një debat i fortë mbi rifillimin apo anulimin e sezonit aktual, te Lazio po mendojnë të rinovojnë kontratën e trajnerit Simone Inzaghi, duke qenë se aktualja përfundon verën e 2021-shit.
Klubet e Premier League bënë me dije qëndrimin e tyre për të përfunduar këtë sezon të kampionatit anglez dhe menjëherë pas gatishmërisë së të gjitha skuadrave për të zbritur në fushë është zbuluar plani me 7 pika përsa i përket masave të sigurisë që të bëhet i mundur fundi i këtij sezoni.
Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka miratuar një ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump.
Një prodhues britanik që pritet të marrë përsipër prodhimin e vaksinës që po zhvillojnë shkencëtarët britanikë kundër koronavirusit thotë se brenda muajit maj shpreson të konfirmojë nëse mund të prodhojë një milion doza vaksine në muaj.
Prej thuajse dy muajsh kampionati i futbollit është ndërprerë dhe për rikthimin nuk ka askush një përgjigje të saktë. Një ndërprerje shumë e gjatë sa ka prishur gjithçka në ritmin e ekipeve. Në një intervistë për Top Channel, trajneri i kryesueseve të të Superligës, Tiranës, Emanuel Egbo tregon situatën.
Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në Francë u shtua sot edhe me 218 të vdekurit në 24 orët e fundit, tha drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon, duke çuar në 24 594 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.
Ende nuk dihet sa do të zgjasë kjo pandemi e koronavirusit dhe njerëzit e shqetësuar nuk dinë çfarë të bëjnë me flokët e tyre që rriten vazhdimisht. Mirëpo, disa persona kanë marrë përsipër riskun dhe kanë vendosur t’i stilojnë vetë flokët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson se Kina do t’i ftojë zyrtarët e saj të marrin pjesë në hetimet mbi origjinën koronavirusit të ri. “OBSH-ja do të dëshironte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të marrë pjesë në hetime rreth origjinës së virusit”, i tha AFP-së zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviq.
Në muajin maj , drejtuesve të universiteteve publike u skadon mandati. Ndaj ministria e arsimit përcaktoi para pandemisë datën e zgjedhjeve më 8 maj, ndërsa fillimin e fushatës 30 ditë më parë pra në 9 prill. Por për shkak të mbylljes së institucioneve të arsimit të larte, zgjedhjet u pezulluan.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta respektojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, i cili i mundësonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, të formonte qeverinë e re.
Shtëpia në familjen Kullafi të ngjan si një shkollë, plot me libra. Dhomat janë kthyer si në klasa, pasi këtu jetojnë 3 mësues. Nga 40 vite në arsim, 30 prej tyre Çaushi i ka kaluar bashkë me bashkëshorten, Zylfijen. Të dy në arsimin fillor.
Koronavirusi ka bërë që miliona njerëz në të gjithë globin të izolohen në shtëpi. Ndonëse kjo masë shikohet si mënyra më e mirë për të shkëputur zinxhirin e infektimit, nga krahu tjetër nga kjo situatë ka përfituar dhe natyra.
Kina do të nisë së shpejti pagesat në valutën e re dixhitale shtetërore në katër qytete të mëdha, njoftonin mediat vendase.
Është ora 1 e mëngjesit të së premtes dhe normalisht Dilarja e vogël duhet të ishte në gjumë por ajo ka vendosur që të presë babain e saj, Eduardin i cili për 30 ditë shërbeu në spitalet e Italisë duke ndihmuar pacientet e infektuar nga Koronavirusi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se do të dëshironte të merrej me borxhin e fryrë kombëtar nëse rizgjidhet në nëntor. Megjithatë, ai nuk dha detaje se si do ta realizonte këtë gjë.
Një nënë e tetë fëmijëve, nga Kenia, tregon se “gatuante” gurë për fëmijët, me shpresën se ato do t’i zinte gjumi duke pritur ushqimin.
Një “ndihem mirë”, bëri që babai të flinte i qetë atë natë, por ato ishin fjalët e fundit që do të dëgjonte nga vajza e tij 18 vjeçare, e cila disa orë më vonë ndërrojë jetë nga koronavirusi.
Kanadaja ka njoftuar sot ndalimin e zotërimit të armëve luftarake pas masakrës me 22 të vrarë javës që shkoi, më e rënda në historinë e vendit.
Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Pavarësisht dëshirave, zërave, përgënjeshtrimeve dhe ëndrrave që prej disa javësh alternohen me njëra-tjetrën e ardhmja e Lionel Messit vazhdon të lidhet ngushtë me Interin. I fundit që i është shtuar listës së atyre personave që e shikojnë të ardhmen e yllit argjentinas me fanellën zikaltër është Jose Morais ish-zëvendësi i Jose Mourinhos në kohën kur drejtonte Interin.
Partia Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e nxjerrë sot nga Gjykata Kushtetuese, i cili i dha të drejtë padisë që PDK ka ngritur ndaj qeverisë së shkarkuar të Albin Kurtit, veçanërisht ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me datën 17 prill.
Deputeti Behgjet Pacolli ka shpërthyer me akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “ushtria e VV” e kërcënuan dhe shantazhuan përmes rrjeteve sociale.
Saimir Pirgu po e kalon karantinën në shtëpinë e tij në Verona. Gjate kësaj kohe ai ka postuar në rrjetet e tij sociale projekte nostalgji apo projektet e fundit të operas online. Por lidhur me këtë të fundit ai është shprehur që është një mënyrë për të treguar pozitivitet në këto kohë të vështira por aspak e përshtatshme për një zhaner të artit klasik. Ne do të zhvillojmë një bisedë me të lidhur me të gjitha këto.
“Për ta mundur, duhet ta hash atë”. Kjo duket se është filozofia e një shefi kuzhine nga Hanoi i cili po tenton të rrisë moralin në kryeqytetin vietnamez me hamburgerët e tij me tematikë koronavirusi.
Kamerat kurth janë nga më të përdorurat nga grupet e eksplorimit dhe studiusve të botës së egër. Pikërisht me këto kamera ‘Protection and Preservation of Natural Environment in Albania’ PPNEAs në malin e Munellës ka fotografuar jetën e kafshëve të egra në malin e Munellës.
Një 7- vjeçar nga Massachusetts i SHBA-ve, i cili mposhti kancerin dhe koronavirusin, iu bë një pritje madhështore në shtëpi, kur doli nga spitali. Gavin Bernnan, iu bë një paradë e vërtetë makinash e sirenash nga departamenti i policisë, në bashkëpunim me atë të zjarrfikëses.
Eduart Ndocaj ishte pjesë e “Ftesë në 5”me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve izolim nga shtëpia e tij në Milano.
Teksa fermerët dhe përpunuesit e produkteve të tyre po përballen me kohë të vështira prej koronavirusit, qeveria në Belgjikë po nxit qytetaret të hanë më shumë patate të skuqura, pas një ulje të kërkesës gjatë pandemisë.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj së bashku me ministren e Drejtësisë së Austrisë Alma Zadić, kanë organizuar një takim me homologë të disa prej vendeve të Bashkimit Europian si dhe disa të Ballkanit Perëndimor ku fokusi kryesor ka qenë situata pandemike.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme ndaj dekretit të Presidentit për mandatarin e ri të qeverisë së vendit, deri në një vendim meritor, ka thënë se do të kujdeset që Kuvendi t’i ndërmarrë të gjithë hapat në përputhje me vendimin e Gjykatës dhe ka ftuar të gjithë udhëheqësit politikë e institucionalë që t’i respektojnë vendimet e kësaj gjykate, pavarësisht nëse pajtohen me to ose jo.
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar rastin e një edukatroreje, Besa Bejko e cila shërben në shtëpinë e fëmijëve pa kujdes prindëror, Zyber Hallulli në Tiranë.
Guvernatori i Kalifornisë po rikthen masa të distancimit fizik. Pas një fundjave që u shoqërua me turma në plazhet e këtij shteti, guvernatori Gavin Neësom ka dhënë urdhër që duke filluar që të premten plazhet dhe parqet publike të mbyllen.
Në një prej komenteve të tij në rrjetet sociale presidenti amerikan Donald Trump ka përshkruar sot protestuesit e aramtosur në Michigan si “njerëz shumë të mirë” dhe sugjeron se governatorja duhet t’i dëgjojë e të bjerë në marrveshje.
Fiks Fare vijoi denoncimet ndaj disa institucioneve shtetërore që nuk i paguajnë punëtorëve pagat mujore. Dhjetëra punonjës të kompanisë Al Bakri, që varet nga Ministria e Ekonomisë, janë prej disa muajsh pa rroga mujore.
Një nga këshilltaret kryesore të Drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar fondet për këtë organizatë është “shkatërrues” dhe se SHBA duhet ta rimendojë këtë veprim.
PATOS- Një përplasje automjetesh dhe të shtëna me armë janë dëgjuar e parë në qytetin e Patosit rreth orës 19.00.
Rusia denonconte kësaj jave një program të Departamentit amerikan të Shtetit për “armët taktike bërthamore” për të cilin tha se “diçka e tillë nuk është parë që prej ditëve më të errëta të Luftës së Ftohtë”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për sa i përket qeverisë së re në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama Rama nëpërmjet një statusi ka publikuar masat lehtësuese që do të ndodhin më 4 maji, 11 maji dhe 18 maji.
Disa pamje të rënda nga një rrjet televiziv në Gjeorgji tregonin një grua që vraponte në rrugë e mbuluar në flakë, duke ulërur se qeveria “nuk do t’ia dijë” për njerëzit në pozitën e saj.
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e pezulloi dekretin e tij për formimin e qeverisë së re.
BRITANI E MADHE- 739 persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ky bilanc tregon se numri i viktimave të Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme është rritur me 65 më shumë.
Një video është bërë virale në media sociale dhe ka tronditur jo pak opinionin publik në të gjithë botën. Në të shihet një çift duke kryer marrëdhënie seksuale në një park, ndërkohë që në sfond dëgjohen dhe fëmijë duke qarë.
Një kompani në Texas, SHBA thotë se ka ndërtuar një robot që mund të vrasë koronavirusit me përqendrim intensiv të rrezeve ultra-violet UVC.
Pas disa polemikave më në fund është sqaruar se Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Beograd të Serbisë, derisa aty do të përfaqësohet me flamur dhe himn shtetëror.