Moska thotë se nxitja e SHBA për armë “të ulëta” bërthamore bën më të mundshme luftën

01/05/2020 20:22

Rusia denonconte kësaj jave një program të Departamentit amerikan të Shtetit për “armët taktike bërthamore” për të cilin tha se “diçka e tillë nuk është parë që prej ditëve më të errëta të Luftës së Ftohtë”.

Në shkurt Pentagoni ka njoftuar se marina e SHBA ka dislokuar silurat balistike të nëndetëseve W76-2 me mbushje të ulët bërthamore.

Zv. Sekretari Christopher Ford, tha se ato“reduktonin rreziqet neto të shpërthimit bërthamor.”

Por zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova e quajti lëvizjen “një errësim i qëllimshëm i kufijve mes armëve strategjike dhe jo-strategjike që detyrimisht sjell në ulje të pragut të kufizaimeve bërthamore dhe rritje të rrezikut të konfliktit.”

Ajo tha se Rusia do të kundërpërgjigjet.

“Ata që duan të bëjnë këtë duhet të kuptojnë se sipas doktrinës ushtarake ruse, veprime të tilla konsiderohen si bazë për përdormin reciprok të armëve bërthamore”, tha ajo.

Analistët rusë thonin se kjo bazohet në politikën e gabuar amerikane të besimit se doktrina bërthamore ruse është ajo e “përshkallëzimit për të ulur tensionet si pasojë e stepjes”.

Në një dëshmi në Kongres në 2015 zv. Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Work tha se “Rusia kërkon të ulë tensionet e një konflikti konvencional me anë të kërcënnimeve të forta, duke përfshirë dhe përdorimin e kufizuar të armëve bërthamore”.

Por ish-inspketori i armëve në OKB, Scott Ritter ka thënë se fjalët e Work tregojnë se kjo nuk është doktrina ruse ushtarake por idea që amerikanët kanë se si mund të jetë ajo. (RT)

Top Channel