Transgjonorja i vë zjarrin vetes në protestë për punonjësit e seksit gjatë koronavirusit

01/05/2020 19:49

Disa pamje të rënda nga një rrjet televiziv në Gjeorgji tregonin një grua që vraponte në rrugë e mbuluar në flakë, duke ulërur se qeveria “nuk do t’ia dijë” për njerëzit në pozitën e saj.

Gruaja transgjinore kërkonte të sensibilizonte për pozitën e punonjësve te seksit që nuk kanë të ardhura mbijetese gjatë izolimit të koronavirusit, në një kohë kur grupet LGBT kërkojnë mbështetje nga shteti.

Incidenti vjen pasi disa transgjinore mbajtën një protestë të vogël në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi mbrëmjen e të enjtes.
Pamjet tregonin gruan në flakë që vraponte në rrugë, para se të flakte xhaketën që i digjej, teksa më pas u ndalua nga policia.

“Jam një transgjinore dhe po i vë zjarrin vetes sepse shteti i Gjeorgjisë nuk do t’ia dijë për mua”, dëgjohej që thërriste ajo.

Ajo u dërgua në spital por nuk ishte në gjendje kritike, raportonin mediat.

Transgjinorët në Gjeorgji mbështeten në punën e seksit për të mbijetuar në vendin konservator por kufizimet e koronavirusit i kanë ndaluar atyre çdo të ardhur.

Qeveria e vendit ka thënë se do të nisë paketën e mbështetjes sociale me një pagesë cope prej 300 lari (90 euro) edhe për punonjësit informalë nëse dëshmojnë humbjen e të ardhurave por nuk është e qartë si do e bëjë këtë.

Top Channel