Saimir Pirgu po e kalon karantinën në shtëpinë e tij në Verona. Gjate kësaj kohe ai ka postuar në rrjetet e tij sociale projekte nostalgji apo projektet e fundit të operas online. Por lidhur me këtë të fundit ai është shprehur që është një mënyrë për të treguar pozitivitet në këto kohë të vështira por aspak e përshtatshme për një zhaner të artit klasik. Ne do të zhvillojmë një bisedë me të lidhur me të gjitha këto.

Saimir si i ke kaluar këto ditë në karantinë, një kohë që nxit kumtimin dhe reflektimet?

E the shumë bukur. Me mendime, me reflektime. I kemi kaluar që të gjithë ato ditët depresive mbyllur brenda. Është akoma goxha i vështirë izolimi.

Eventet artistike do të jenë të fundit që do të hapen. Sa do ti kushtojë kjo artistëve dhe a duhet patjetër një skenë për të bërë art? Si mund të adaptohen?

Sforcot që kanë bërë artistët kanë qenë goxha të mëdha për të mbajtur gjallë ekzistencën e tyre dhe dëshirën e njerëzve, megjithë mundësitë që kanë patur, por ne na mungon teatri, ne na mungon normaliteti dhe do të jetë tepër e vështirë në muajt në vijim.

Pra ti je i mendimit që opera është proces dhe eksperiencë dhe asgjë tjetër nuk e zëvendëson?

Të gjitha eksperimentet në dite izolimi, streaming, kanë dhënë rezultate sorese në nivel spiritual e modeste në nivel artistik. Artisti ka nevojë për skenën. Është e rëndësishme t’i rikthehemi normalitetit.

Pra projekti i operas online nuk ka funksionuar?

Streaming live bënë salla të kontrolluara apo dhoma është vetëm një moment i krijuar nga kjo pandemi.

A ke një mesazh për publikun që po të ndjek?

Ka ardhur pranvera. Optimizmi është gjëja kryesore. Le të mundohemi ta bëjmë më të mirë jetën tonë me këtë fatkeqësi që po kalon gjithë njerëzimi. Të gjithë sëbashku do ta bëjmë më mirë jetën tonë. Duhet të mendojmë për më mirë këto ditë.

Cilat janë vështirësitë më të mëdha që ndesh një artist ?

Si ka ecur projekti i operas online?

Eventet artistike do të jenë të fundit që do të hapen. Sa do ti kushtoje kjo artistëve dhe a duhet patjetër një skenë për të bërë art? Si mund të adaptohen?

Top Channel