Rama shpjegon lehtësimin e masave/ Nga 18 maji hapen baret dhe restorantet, por…

02/05/2020 00:55

Kryeministri Edi Rama ka publikuar planin e rihapjes duke nisur nga kjo e hënë, për tre javë me radhë, për secilën kategori që përfiton nga lehtësimet e masave të vendosura për pandeminë e koronavirusit.

Në publikimin e radhës, Rama ka detajuar edhe planin e rihapjes se bareve dhe restoranteve nga 18 maji, ku thekson se rihapja e tyre do të jetë e pjesshme, vetëm në mjediset e hapura, ku duhet të respektohet distanca, pasi çdo shërbim brenda do të jetë rreptësisht i ndaluar. Ndërsa në lidhje me aktivitete kulturore, artistike, sportive dhe grumbullimi i më shumë e 5 personave është rreptësisht i ndaluar.

Por kreu i qeverisë ka dhe një mesazh. Ky plan do të anulohet, thekson ai, nëse dinamika ndryshon për keq. Ndërkohë që një ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi lehtesimin e masave për disa biznese si dhe nga data 4 Maj, zgjerimin hartës të zonave të gjelbrta, me 18 bashki të tjera.

Gjithashtu bëhet e ditur edhe lehtësimi i qarkullimit të automjete pa autorizim, brenda qarqeve, në fashën e lejuar të orarit 05:00-17:30. Sakaq, bën të ditur kryeministri se, këtë javë të gjithë të riatdhesuarit, si ato në zona të kuqe, dhe ata nga zonat e gjelbra, do të vetëkarantinohen në banesë, ndryshe nga një javë më parë.

Top Channel