Pezullohet dekreti i Thaçit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk ka seancë të shtunën

02/05/2020 01:18

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka pezulluar përkohësisht dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatonte Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit, ç’ka do të thotë se të shtunën nuk ka seance të parlamentit për votimin e qeverisë se re.

Hashim Thaçi tha se e respekton këtë vendim, teksa ka ftuar të gjithë politikanët ta bëjnë të njëjtën gjë. Ai ka thënë se kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Ndërkohë kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti thotë se e konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë.

“Duhet të fokusohemi në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, thotë Kurti. Ndërsa Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti bënë këto komente pak para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel