Armë, drogë dhe para të gatshme, çfarë zbuloi operacioni policor në Itali? 644 të arrestuar në dy javë, 69 prej tyre të mitur
Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka miratuar një ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump ka thënë se udhëheqësi i kompanisë Gilead, që ka zhvilluar ilaçin, e ka përshkruar këtë hap si shumë të rëndësishëm, si dhe ka thënë se do të dhurojë një milion shishe të ilaçit, remdesivir.
Nën-presidenti amerikan, Vice Pence ka thënë se shpërndarja e këtij ilaçi në spitale do të fillojë të hënën.
Ky ilaç që fillimisht është krijuar për trajtim të sëmundjes Ebola, ka zvogëluar ditët e shfaqjes së simptomave të koronavirusit nga 15 në 11, në disa teste që janë bërë ku janë përfshirë spitale nga e gjithë bota.
Megjithatë një studim kinez ka vënë në pikëpyetje dobinë e këtij ilaçi.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus, me mbi 1 milion të infektuar dhe mbi 60,000 persona të vdekur./REL/
Top Channel