Patos/ Qytetarët: U përplasën dy makina, dëgjuam breshëri armësh! Policia: Nuk kemi prova

01/05/2020 20:29

PATOS- Një përplasje automjetesh dhe të shtëna me armë janë dëgjuar e parë në qytetin e Patosit rreth orës 19.00.

Megjithatë nga ana e policisë nuk është pohuar një e gjë e tillë, pasi sipas tyre në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja dhe as makina të përplasura.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në afërsi të Fushës së Sportit në qytetin e Patosit, ndërsa një i moshuar ka reaguar dhe atë që ka dëgjuar.

“Isha te Uzina e Re. Dëgjova me breshëri krisma armësh. Nuk pash gjë se isha larg. Krisma armësh ishin 100%. Por isha larg nuk i pash.” tha një i moshuar në zonë.

Qytetare te shumte kanë dëgjuar të shtëna armësh, por vendi i ngjarjes nuk e pohon këtë fakt, pasi ende nuk ka asnjë provë që e fakton. Ndërkohë në rrugë janë disa mbetje makinash, por nuk dihet nëse janë të aksidentit që është raportuar të ketë ndodhur.  Mësohet se qytetarët kanë telefonuar edhe në polici ku kanë  raportuar se kanë dëgjuar të shtëna.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel