PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Deputeti Behgjet Pacolli ka shpërthyer me akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “ushtria e VV” e kërcënuan dhe shantazhuan përmes rrjeteve sociale.
Ai ka treguar edhe njëherë se çfarë ndodhi ditën kur deshi të vijë në Kosovë.
“Unë kam kërkuar leje por në atë kohë kur e kërkova unë nuk mu dha. U anulua dhe ka qenë e pabazë. Si arsyetim kemi marrë një përgjigje nga autoritetet e Aviacionit në Kosovë se duhet një leje tjetër. Në lejen e dytë më kanë sugjeruar që të mos ateroi në Kosovë”, tha ai.
Pacolli ka thënë se deklarata e tij për sulm terrorist nuk i është drejtuar institucioneve, por për disa zyrtarëve të sajë.
“Deklarata ime ka pasur të bëjë me disa njerëz në institucione, e jo për institucionet. Nëse mua një kryeministër imi të më thërret në ora 12 ta natës dhe të ballafaqohem me të, ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Policisë. Më kërcënuan përmes komenteve ne rrjetet sociale ‘ushtria e VV’.
Top Channel