Kanadaja ndalon armët pas masakrës me 22 të vrarë

01/05/2020 21:56

Kanadaja ka njoftuar sot ndalimin e zotërimit të armëve luftarake pas masakrës me 22 të vrarë javës që shkoi, më e rënda në historinë e vendit.

Kryeministri Justin Trudeau tha sot: “Këto armë kanë krijuar për një qëllim të vetëm, të vrasin sa më shumë njerëz, në një kohë sa më të shkurtër të mundshme. Në Kanada nuk ka më vend dhe përdorim për armë të tilla. Menjëherë, nuk është më e lejuar të blihen, shiten, importohen apo përdoren armë ushtarake sulmi në këtë vend.”

Pas sulmit makabër në rajonin Nova Scotia, Trudeau tha se qeveria e tij do të punojë për kufizimin e armëve, dhe se plani ishte shtyrë fillimisht prej epidemisë së koronavirusit.

Në fillim të javës policia në Nova Scotia tha se sulmuesi Gabriel Wortman, ishte armatosur me dy automatikë dhe disa pistoleta automatike. Gjatë rreth 14 orëve ai vrau 22 njerëz në një komunitet te vogël.

Kryeminsitri shtoi se do të nisë menjëherë një periudhë dy-vjeccare amnstie për të lejuar zotëruesit e armëve të përshtateshin me ligjin e ri.

Kanadaja ka një nga përqindjet më të larta të zotërimit të armëve për kokë pas SHBA, me rreth 34.7 armë zjarri për ccdo 100 njerëz. Në SHBA ka rreth 120 armë për ccdo 100 njerëz.

FOTO GALERI
1/4
Sulmi ishte vrasja masive më e rëndë në Kanada.

Top Channel