Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori, gjithçka ndodhi pas sherrit banal
Shtëpia në familjen Kullafi të ngjan si një shkollë, plot me libra. Dhomat janë kthyer si në klasa, pasi këtu jetojnë 3 mësues. Nga 40 vite në arsim, 30 prej tyre Çaushi i ka kaluar bashkë me bashkëshorten, Zylfijen. Të dy në arsimin fillor.
“E kam shume problem neese nuk punoj në të njëjtin vend me profesor Çaushin”. “Unë nuk e di pse thonë që s’duhet të jesh në te njëjtin vend pune me bashkëshorten”.
Ndërsa vajza e tyre, Majlinda që eci në të njëjtën rrugë me prindërit krahas dhuntisë, është mësuese anglishteje në klasat e teta dhe të nënta. Prej 8 javësh ata qëndrojnë së bashku duke vijuar procesin mësimor në kushtet e shtëpisë. Për çiftin Kullafi mësimi nëpërmjet platformave dixhitale ishte një sfidë.
“Unë në fillim nuk u ndjeva komod …Më falni se më vijnë njoftimet e nxënësve se jam në mësim tani”.
“Ishte e vështirë. Me thënë të drejtën unë telefonin se kam pasur shumë qejf por na orientoi vajza”.
“Të jesh mësues me nxënës që nuk i njeh është shumë e lehtë, por të jesh mësues për njerëzit e tu është shumë e vështirë . Te duhet durimi, por mund të them që prindërit i përvetësuan shumë shpejt aplikacionet që ne kemi përdorur”.
Ndërsa mësimi online për vetë Majlindën nuk ishte risi.
“Unë e prita shumë mire, me optimizëm se vetë mosha duke qenë se jemi të njohur me aplikacionet e platforma të ndryshme elektronike. E mendoja se do te ishte një eksperiencë e re për fëmijët”.
Por kjo metodë mësimdhënie, sipas çiftit të mësuesve, ka si anë pozitive aq dhe jo të tilla.
Prindi tani është non stop me fëmijën te ora e mësimit. Njësoj sikur te ishte prindi në klasë do te thotë që prindi është ndihmesa kryesore në mësim. Kjo ishte e veçanta e kësaj.
Si foto e si zë unë i kam përpara këtij ekrani të vogël që është telefoni por do doja ti shikoja përballë”.
Viti shkollor që do te mbyllet online ka krijuar mall te familja e mësuesve për tu rikthyer në shkollë. Megjithatë, dashuria e nxënësve nuk ju mungon. Edhe pse virtualisht.
Top Channel