Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e pezulloi dekretin e tij për formimin e qeverisë së re.

Thaçi ka thënë se e respekton këtë vendim, teksa ka ftuar të gjithë politikanët ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ai ka thënë se kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH

Top Channel