Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar rastin e një edukatroreje, Besa Bejko e cila shërben në shtëpinë e fëmijëve pa kujdes prindëror, Zyber Hallulli në Tiranë.

Ministria shkruan se ajo ka plot 50 ditë që nuk takon fëmijët e saj.

Statusi i saj:

Edukatore Besa Bejko shërben çdo ditë me shumë përkushtim për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve pa kujdes prindëror të shtëpisë së madhe “Zyber Hallulli” në Tiranë♥️

Prej plot 50 ditësh, Besa nuk i takon fëmijët e saj 11 dhe 15 vjeçarë, e vetëkarantinuar në shtëpinë e fëmijëve, në këtë situatë të pazakontë. Ashtu si Fiorentina, Lirimi, Antigoni, Flora, Herjona, Fitnete dhe Alltana, një pjesë e stafit të qendrës tonë të përkujdesit social, që janë izoluar për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të “Zyber Hallullit”.

Krenare për #sakrificën e ekipeve tona të kujdesit social??

#RESPEKT për njerëzit e punës!

#BASHKË

 

 

FOTO GALERI
1/16

Top Channel