“Më mbani gjallë”/ Në luftë për jetën! Pamje nga spitali i tejmbushur me pacientë Covid-19

02/05/2020 10:42

Veshur me pajisje personale mbrojtëse, mjekë dhe infermierë në spitalin Hairmyres në East Kilbride, Skoci u fotografuan teksa trajtonin pacientët e prekur më rëndë nga koronavirusi.

Fotografi Christopher Bobyn dokumentoi tmerrin e pandemisë, teksa qëndroi pranë stafit mjekësor përgjatë gjithë turnit prej 12 orësh.

Disa kanë emrat e tyre të shkruar në maskën e fytyrës, për komunikim më të lehtë, në një repart ku shumë anëtarë të stafit janë rikualifikuar me nxitim dhe janë sjellë nga departamentet e tjera.

“Kam nipin tim të parë që lind për dy javë dhe kam nevojë ta takoj atë. Më mbani gjallë pa marrë parasysh se çfarë”, shprehet dikush.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel