E martë, 09 Qershor 2020
03:55
Shtëpia e Bardhë i përmbahet reagimit ndaj protestuesve në Uashington

Shtëpia e Bardhë shprehet se “nuk ka ndryshuar mendje” për sprapsjen e dhunshme të protestuesve javën e kaluar nga parku pranë Shtëpisë së Bardhë, në përgatitje për vizitën e presidentit në një kishë të zonës, ku ai pozoi për gazetarët me biblën në dorë. Komentet i bëri të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany në konferencën për shtyp.

03:33
1 milion dollarë lirimi me kusht për policin e akuzuar në vdekjen e George Floyd

Një gjykatës të hënën caktoi shumën 1 milion dollarë për lirimin me kusht për një polic në Mineapolis, të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, në vdekjen e George Floyd. 44 vjeçari Derek Chauvin, pothuajse nuk tha asgjë gjatë seancës që zgjati 11 minuta, nën drejtimin e gjykatëses Denise Reilly përmes një komunikimi me video me qark të mbyllur nga një burg shtetëtor i sigurisë së lartë.

03:16
Demokratët propozojnë reformë të thellë në polici

Demokratët e Kongresit propozojnë një rishqyrtim gjithëpërfshirës të procedurave të gabuara të policisë si përgjigje ndaj vdekjes së anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan në duart e punonjësve të zbatimit të ligjit. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e të Senatit mbajtën moment heshtjeje në një nga sallat e Kongresit dhe lexuan emrin e George Floydit apo personave të tjerë të vrarë.

02:55
Policët amerikanë gjunjëzohen për t’u solidarizuar me protestuesit

Pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte ndaluar nga policia në qytetin Minneapolis, të shtetit amerikan Minesota, disa oficerë në të gjithë vendin u gjunjëzuan në solidaritet me protestuesit që dënonin racizmin. Zëri i Amerikës u takua me sherifin dhe organizatorët e protestave në Qarkun Prince William, Virxhinia, ku veprimi simbolik i “uljes në gjunjë” mund të sjellë ndryshime të përhershme.

02:31
Mineapolis/ 12 anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit mbështesin shpërndarjen e departamentit të policisë

Departamenti i policisë në Mineapolis së shpejti mund të pësojë një ndryshim rrënjësor pas vdekjes dy javë më parë të afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte i arrestuar nga katër oficerë të qytetit. Nëntë nga 12 anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit njoftuan në një tubim se ata mbështesin shpërndarjen e departamentit të policisë dhe zëvendësimin e tij me atë që përshkruhet si një sistem i sigurisë publike me bazë komunitare.

02:03
Trump i shqetësuar/ Nuk është mirë me sondazhe. CNN: Biden, 14 pikë para

Stafi i presidentit amerikan, Donald Trump është i shqetësuar. Sondazhet e brendshme tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes për Trump, veçanërisht mes atyre që konsiderohen të pavarur, pas vrasjes së afro-amerikanit Xhorxh Floyd dhe pandemisë së koronavirusit po ashtu. Dhe për momentin, nuk parashikohet një ndryshim ritmi: mesazhi i Trump për ligj dhe rend, nuk është se po pritet mirë nga elektorati dhe presidenti, veç të tjerash, ka një problem të madh me zgjedhëset femra, që duket se në masë e kanë braktisur.

01:37
Gjashtë muaj në det, ‘Artania’ mbërrin në destinacion

Pas gjashtë muajsh përreth botës, gjatë të cilës u prek nga koronavirusi dhe pa oqeanet të zbrazura, pa asnjë anije tjetër, kroçera e fundit që ende kishte në bord pasagjerë, ka hyrë në portin final duke kthyer tetë pasagjerët e mbetur në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishin lënë pas, kur ishin nisur në lundrim.

01:18
Tjetër rekord rastesh në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit, 127 persona me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut të hënën është regjistruar një shifër rekord e të infektuarve me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipiçe, ka njoftuar se nga testimi i 702 mostrave, 127 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë.

00:54
Marshimi në Shkodër, kundër abuzimeve të fëmijëve dhe grave

Si rrallë herë, rrugët e qytetit të Shkodrës u mbushën nga qytetarë të shumtë të cilët protestonin jo për partitë politike por për të dënuar rastet e abuzimit me fëmijët dhe femrat në vendin tonë.

00:32
Mbetjet në Durrës/ Rama: Zgjidhja brenda javës, pas mbylljes së Porto Romanos, do trajtohen në Sharrë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane. I ftuar në Open në Top Channel, ai tha se brenda disa ditësh do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet do të vijnë në landfilldin e Sharrës.

00:09
​Haki Abazi: Vetëvendosje do ta shpëtojë popullin nga Qeveria Hoti

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së shkarkuar Kurti, Haki Abazi, ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në një postim në Facebook përmend heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria Hoti, e të cilën e kishte vendosur Vetëvendosje sa ishte duke udhëhequr me qeverinë.

E hënë, 08 Qershor 2020
23:46
Përplasja në Open/ Rama: Je komunist i mbaruar; Bushati: Nuk punoj për 10 banditë

Një tjetër debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Andi Bushati. Debati nisi kur Rama e quajti Bushatin shpifës për lajmet që publikon.

22:53
Bushati debat të fortë me Ramën: Kur iu thatë shisni jahtet, tallët…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen me gazetarin Andi Bushati. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Rama dhe Bushati u përplasën për paketën ekonomike dhe Kryeministri sipas Bushatit nuk iu përgjigj pyetjeve.

22:41
Në bar apo restorant, si ulet rreziku i koronavirusit?

Ndërsa restorantet dhe baret janë rihapur ose po rihapen për publikun, është e rëndësishme të kuptohet se ngrënia e një darke apo dreke, jashtë, rrit rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirusit.

22:36
$1.25 milionë/ Caktohet garancia e lirisë me kusht për vrasësin e George Floyd

Ish-polici i Minneapolis, Derek Chauvin u paraqit sot virtualisht me lidhje video në gjykatën e Minneapolis ku gjykatësja Jeannice Reding aprovoi kërkesën e prokurorit për garanci të pakushtëzuar në shumën $1.25 milionë, ose $1 milionë e kushtëzuar.

22:35
“Do të na vrasësh?” Agjenti ulet në gjunjë dhe ngushëllon vogëlushen afro amerikane

Gjatë protestave për vdekjen e George Floyd në Hjuston të Teksasit, një vogëlushe afro amerikane, 5-vjeçare, ka pyetur e frikësuar një polic: Do të na vrasësh? Agjenti është ulur në gjunjë dhe ka ngushëlluar vogëlushen.

22:30
Gjermania: Tërheqja e ushtrisë amerikane dobëson NATO-n

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer vlerësoi sot se planet e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr më shumë se një të katërtën e ushtarëve amerikanë nga Gjermania mund të dobësojnë jo vetëm NATO-n, por edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

22:28
Seks në këmbim të kalimit ilegal në Greqi/ Skandali në doganën e Kakavijës, përjashtohet punonjësi i policisë

Pas publikimit të skandalit në emisionin “Fiks Fare”, ku një punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavi, Gjirokastër, u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi, ka reaguar policia.

22:20
Dhjetë eurodeputetët i shkruajnë Oliver Varhelyi: Qeveria e Serbisë po kërcënon demokracinë

Dhjetë anëtarë të Parlamentit Evropian, anëtarë të grupit socialist dhe demokrat (S&D), i dërguan një letër komisionarit evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi, në të cilin ata kritikuan qeverinë serbe dhe vlerësuan se ajo po e rrezikon demokracinë.

22:16
FOTO/ Stuhia “Cristobal” godet SHBA-të

Stuhia tropikale “Cristobal” ka goditur bregun juglindor të shtetit amerikan Louisiana, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Uragane.

22:13
‘Mos e ngri zërin’, Rama debate me analistin: Ti fjalën e vjedhje e ke në majë të gjuhës

Kryeministri Edi Rama është përplasur sot në emisionin “Open” në Top Channel. Debati nisi kur Bushati i tha se ai nuk i vjedh shqiptarët si Rama, por këtë gjë Kryeministri nuk e pranoi dhe nisi të revoltohej.

22:09
Gjashtë muaj në det, “Artania” mbërrin në destinacion

Pas një odiseje gjashtë mujore përreth botës, gjatë të cilës u prek nga koronavirusi dhe pa oqeanet të zbrazura, pa asnjë anije tjetër, krocera e fundit që ende kishte në bord pasagjerë, ka hyrë në portin final duke kthyer tetë pasagjerët e mbetur në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishin lënë pas, kur ishin nisur në lundrim.

22:03
Trump i shqetësuar, nuk është mirë në sondazhe …

Stafi i presidentit amerikan, Donald Trump është i shqetësuar. Sondazhet e brendshme tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes për Trump, veçanërisht mes atyre që konsiderohen të pavarur, pas vrasjes së afro amerikanit Xhoirxh Floyd dhe pandemisë së koronavirusit po ashtu.

21:58
Sa të papunë ka Shqipëria nga Covid-19? Rama: Deri në fillim të majit kishim…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën ekonomike në vend si pasojë e Covid-19, dhe numrit të personave që kanë humbur punën nga pandemia.

21:47
Mesazhi i publikuar nga Meta me diplomatin, Rama përgjigjet në Open: Është një turp, e kam bërë bisedën…

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mesazhin e publikuar pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, ku flitej për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

21:42
A është i mundshëm një koalicion me LSI-në? Rama e thotë ‘troç’ në Open

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në Open në Top Channel ku do të pyetet për temat më të nxehta të aktualitetit. Kur u pyet për koalicion me LSI-në, Rama hodhi poshtë zërat për një koalicion të tillë.

21:39
​OBSH: Ne nuk duhet të relaksohemi në luftën kundër koronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) sot u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.

21:30
FOTO/ Ndodh në Kinë! Lyen qenin si ari panda dhe del shëtitje…

Fotot e një gruaje që shëtiste me një ari panda në duar bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë.

21:28
Rama: S’ka depolitizim të administratës duke përjashtuar punonjësit në shtet, marrëveshja u bë për PD-në

“Depolitizimi të administratës duke përjashtuar njerëzit që punojnë për shtetin nuk ekziston në të gjithë botën.” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama lidhur me debatin e palëve politike për Reformën Zgjdhore.

21:21
Reforma Zgjedhore, Rama në “Open”: Suksesi është një fjalë shumë e madhe, por …

I ftuar në emisionin “Open” për ditën e sotme, në një lidhje live, ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama.

21:14
Problemi i mbetjeve në Durrës/ Rama jep lajmin e mirë: Brenda javës arrihet marrëveshja…

Javën e ardhshme Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel.

21:06
29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 29 raste.

21:00
‘Mbreti’ i Instagramit që jeton me dhjetëra femra bën ofertën e çmendur, ja si të fitoni 5 mijë dollarë (FOTO)

Dan Bilzerian njihet si mbreti i Instagramit për shkak të jetës së tij luksoze, ku shoqërohet vazhdimisht me dhjetëra femra.

20:53
Pamje drithëruese/ Momenti kur vetëtima godet aeroplanin…

Një video e bërë virale në rrjete sociale, tregon momentin kur një aeroplan që po fluturonte mbi qiellin e Londrës, është goditur nga një vetëtimë.

20:47
Skandali në “Fiks Fare”/ Polici “manjak” në Kakavijë: Seks në këmbim të kalimit ilegal në Greqi!

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavi, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi.

20:46
Pamje impresionuese nga beteja e gjuetarëve të karkalecave në Kenia

Miliona karkaleca shkretëtire po shkatërrojnë bimësinë çdo ditë në Kenia. Teksa sezoni i shumimit të tyre po mbyllet, gjuetarët janë në garë me kohën për të shkatërruar vezët para se të çelin.

20:38
Vau Dejës/ Gjendet një trup i pajetë, reagon policia

Ditën e sotme rreth orës 19:20, në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, është gjetur pa shenja jete, në rrugë shtetasi N. Sh. 55 vjeç, banues në Shkjezë.

20:35
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës: Qeveria Hoti po bën plane të kota me Thaçin, qytetarët do t’ua tregojnë serish vendin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka përmbledhur vendimet e deritanishme të Qeverisë Hoti, pas marrjes së pushtetit.

20:32
Vetëvendosje pret që peticioni për zgjedhje të arrijë 200 mijë nënshkrime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti vizitoi sot disa prej pikave në Prishtinë, ku po nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja në vend.

20:31
Asnjë rast aktiv, Zelanda e Re heq të gjitha masat kundër Covid-19

Zelanda e Re do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit, pasi nuk ka më asnjë rast aktiv.

20:31
Kosovë/ Ndërtohen 20 shtëpi për familjet në nevojë të Komunës së Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka pritur në takim kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

20:19
Video/ Shokon Aulona Musta: Mos i puthni fëmijët në organet gjenitale, është pedofili!

E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte moderatorja Aulona Musta. Në studio po flitej mbi abuzimet seksuale ndaj të miturve, duke marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, ku një 15-vjeçare në periferi të kryeqytetit është abuzuar seksualisht nga roja i shkollës.

20:14
Reportazh fotografik nga Kongo teksa vendi lufton si koronavirusin dhe Ebolan

Një projekt i përbashkët bashkëpunimi online po dokumenton sfidat në Republikën Demokratike të Kongos teksa vendi përballet me epidemitë e Covid-19, fruthit dhe Ebola në 2020.

20:12
Mashtrimi me emrin e mjekut/ Faqet e pautorizuara japin medikamente në emër të specialistëve

Duke qenë se jetojmë në epokën e teknologjisë ku informacioni më i madh shumicën e kohës merret online kjo sjell dhe rrezikun qe jo gjithçka lexojmë te jetë e vërtetë.

20:05
Vota e emigrantëve/ Kume: KQZ nuk e garanton dot. Celibashi: Duhet kohë në dispozicion

Nga foltorja e Parlamentit, Kryeministri Edi Rama foli për premtimin e tij sa i takon votës se emigrantëve.

20:05
Basha: Mirëpres mbështetjen e Bundestag për miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mirëpritur reagimin e nënkryetarit të CDU/CSU në Bundestag, Johann Ëadephul, për Reformën Zgjedhore.

20:02
Çdo të thotë të jesh një gazetare afrikano-amerikane në SHBA

Vrasja e afrikano-amerikanit, George Floyd nga një oficer i bardhë, i ka sjellë përsëri marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara në qendër të vëmendjes.

19:51
Socialistët ndryshim ligjit të KLSH, propozohet nënkryetari

Presidenti Ilir Meta i propozoi kuvendit emrin e Arben Shehut si kandidaturë për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.

19:45
Turi i Bashës në rrethe/ PD do të bëjë publike alternativën për biznesin e dëmtuar nga Covid-19

Në Elbasan ku do takohej me përfaqësues te biznesit të vogël, Lulzim Basha u ndal në një byrektore për të kujtuar kohën e vjetra kur ishte në fushatë zgjedhore duke zbuluar edhe ushqimin e tij të preferuar.

19:39
Ekskluzive – Raportet fiktive për zyrtarët/ Prokuroria po verifikon një mjek familje dhe tre kirurgë

Një mjek i familjes dhe tre kirurgë po verifikohen nga prokuroria për dyshimet se ata kanë firmosur raporte shëndetësore fiktive, prej të cilave një ish zyrtar besohet se mund të ketë përfituar duke i zënë mat eprorët që mos të ndërmarrin asnjë masë ndaj tij.

19:34
Protesta ndal plehrat e Durrësit/ Banorët e Manzës nuk lejojnë depozitimin e mbetjeve

Fadroma pas meje është e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, e cila po mbulon me dhe mbetjet e hedhura në Manëz, të cilat prej disa ditësh tashmë janë kthyer në një shqetësim tepër serioz për banorët e zonës.

19:30
Zgjedhorja/ Nënkryetari i CDU/CSU në Bundestag: Mënyra e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri

Nënkryetari i CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar rreth arritjes së një konsensusi mes palëve politike në Shqipëri për sa i përket Reformës Zgjedhore.

19:25
Mungesat prej koronavirusit/ Karteli i dëshpëruar i El Chapo kërkon kimistë për prodhim metamfetamine

Kartelet e dëshpëruara meksikane kanë nisur të punësojnë kimistë për të prodhuar më shumë droga, teksa izolimi i koronavirusit ka gjymtuar biznesin e tyre.

19:22
Durrësi, si Napoli/ Qyteti është mbytur nga plehrat në rrugë

Qyteti i Durrësit po provon krizën që disa vite më parë kaloi Napoli në Itali.

19:16
Fotot/ Me vlerë mbi 1 milionë dollarë, zbulohet thesari i fshehur në pyll nga koleksionisti në SHBA

Forrest Fenn, njeriu që kishte krijuar ‘gjuetinë e thesarit’ me një vlerë prej 1 milion dallarësh, u shpreh se sënduku që ishte fshehur në pyll është gjetur.

19:14
Cakaj bisedë telefonike me Ministren González Laya: Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

19:12
Njësia 11/ Veliaj: Nisim me pagesat për tërmetin; Këtë javë nis puna për rindërtimin e shtëpive të pabanueshme

Banorët e Njësisë 11 do të marrin shërbime nga Bashkia e Tiranës në kushte më të mira, por edhe më shpejt, pa radhë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përuroi zyrat e reja të njësisë, nga ku theksoi fokusi i bashkisë është te puna për qytetarët.

19:06
Britania nis hetimet pas vdekjes së 35-vjeçarit me ngjyrë në stacionin e policisë

Agjencia e mbikqyrjes së policisë në Britani ka nisur punën pas vdekjes së një 35 vjeçari që mbahej në stacionin e policisë së Torquay.

19:04
“Duhet të ruaj rivalitetin!”/ Skerdi Faria: Pse gruaja të rregullohet kur dalim në restorant, kur ne …

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte doktor Skerdi.

18:55
Lotaria amerikane, Ambasada e SHBA-së jep njoftimin e rëndësishëm

Pas shtyrjes me tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, të shtunën që lamë pas kanë dalë edhe përgjigjet për të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane.

18:48
Banda meksikane vret 10 vetë në qendrën e rehabilitimit

Tre sulmues kanë hapur zjarr në fundjavë në Irapuato,në rajonin qendror meksikan Guanajuato, që është kthyer në një nga pikat më të nxehta të dhunës së bandave në vend.

18:47
A do të rritet bileta? Të hënën rinis transporti urban, Rama: Zero taksë dhe zero tarifë vendore deri më…

Ditën e hënë do të rinis transporti urban dhe ndërurban. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate në facebook, ku njofton se transporti do të kryhet sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore.

18:47
Osmani: Kuvendi do të ketë rol mbikëqyrës në procesin e dialogut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të hënën me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, të cilës i ka thënë se institucioni që ajo udhëheq do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës në procesin e dialogut me Serbinë.

18:43
​Ish-mbreti spanjoll nën hetim për ryshfet

Ish-mbreti spanjoll Juan Carlos është nën hetim për marrje ryshfeti, të lidhur me një kontratë hekurudhore me shpejtësi të lartë në Arabinë Saudite, tha sot Avokati i shtetit spanjoll.

18:38
FOTO/ ​Del në shitje portreti i Jennifer Aniston lakuriq!

Aktorja Jennifer Aniston ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.

18:32
Aksident fatal në Fushë-Krujë, ndërron jetë në spital 35-vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh.

18:32
Fotot/ Plagosja me snajper e Ardian Çapjas, Spitali i Traumës i blinduar nga forcat e policisë

Spitali i Traumës në Tiranë është blinduar me forca të shumta policore, për shkak se në të ndodhet i shtruar Ardian Çapja, i cili u plagos me snajper në Elbasan.

18:30
Akuzohet për vrasje çifti rus që lanë binjakët katër ditë vetëm gjatë karantinës

Një çift që raportohet se shkuan në një “maratonë katër ditore alkooli gjatë karantinës” duke lënë bebet e tyre binjake pa ushqim, janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje.

18:25
Protestë para Ministrisë së Bujqësisë për sigurinë ushqimore, të pranishëm vetëm gjashtë persona…

Mëngjesin e sotëm (08.06.2020) në kuadër të ditës botërore të sigurisë ushqimore, është mbajtur një manifestim paqësor përpara Ministrisë së Bujqësisë.

18:23
Studimi: Masat bllokuese parandaluan miliona vdekje nga COVID-19

Vendimet për izolime në të gjithë botën kanë parandaluar me miliona vdekje si pasojë e koronavirusit sipas disa studime të reja të botuara të hënën.

18:14
Aksident në Fushë-Krujë, drejtuesi i motorit përplaset me trafikndarësen

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë.

18:10
Tërmeti i para pak çasteve/ Sizmologu Rexhep Koçi: Nuk ka vend për panik, lëkundjet janë në vazhdën e tërmetit të 26 nëntorit

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte eksperti i sizmologjisë Rexhep Koçi. Ai foli për tërmetin që u ndie disa minuta më parë në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.

18:07
Damian Gjiknuri pranon publikisht ekzistencën e “Çunave Problematikë” blerjen e votave dhe votimin familjar

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin, Top Talk në Top Channel.

17:51
Imazhet që tregojnë se çfarë ndodh vërtet në prapaskenat e një filmi “Hollywood”-ian (FOTO)

Në shumë filma të ndryshëm shohim skena që duken shumë të vështira për t’u realizuar nga një aktor.

17:43
Personazhet e famshëm që kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, por ju nuk i dinit (FOTO)

Duke folur statistikisht, të gjithë në Tokë janë të lidhur me njëri-tjetrin. Pra, kur mendoni se sa njerëz keni në pemën tuaj familjare, kjo fillon të ketë shumë kuptim.

17:41
Tërmeti/ Reagon ministria e Mbrojtjes: Epiqendra ishte…

“Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.” kjo është deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes për sa i përket lëkundjes së fundit të të tërmetit që u ndje pak më parë në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.

17:28
Si do të dukeshin yjet e Hollywood nëse do të plakeshin si njerëz të zakonshëm

Njerëzit që nuk shfaqen në ekran nuk duken gjithë kohës në formën e tyre më të mirë.

17:26
Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë e Durrës, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet tjetër është ndjerë në Tiranë. Lëkundja ka qenë e fortë por e shkurtër. EMSC bën me dije se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër Durrësit në detin Adriatik. Ndërkohë shkalla e këtij tërmeti ka qenë 4.5 rihter.

17:18
Jep dorëheqjen redaktori i faqes editoriale të “New York Times”

Gazeta “New York Times” është kritikuar pas publikimit të një artikulli në formën e një opinioni më 3 qershor të senatorit republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, me titullin “Dërgoni trupat”.

17:07
Video/ Tentuan t’i rrëmbenin orën e dorës, grabitësit dhunojnë brutalisht turistin

Një grup prej katër personash kanë dhunuar barbarisht një burrë në Spanjë, në tentativë për t’i rrëmbyer orën e dorës.

16:55
FOTO/ Marrin fund spekulimet! Kim Jong-un rikthehet dhe është shëndoshë e mirë!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shfaq sërish në publik pas disa javësh mungesë.

16:54
Kapet studenti që drejtonte kultin satanik të abuzimit seksual në Itali

Një student universiteti është arrestuar sot me akuza se drejtonte një kult satanik në të cilin abuzoheshin fëmijë dhe detyroheshin të hanin mish njerëzor.

16:48
Artistja e njohur britanike merr vendimin befasues, shfaqet me të brendshme: Kam vendosur të…

Ajo është nëna krenare e dy vajzave të vogla por gjithmonë ka marrë vëmendjen e mediave rozë për fotot e saj. Bëhet fjalë për Helen Flanagan, e cila së fundmi ka zbuluar detaje që shumë kush nuk do e bënte për sa i përket trupit të saj.

16:44
Rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut: Tre të vdekur dhe 127 raste të reja me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut të hënën janë regjistruar shifra rekorde të të infektuarve me koronavirus.

16:40
Top Awards: Ja mes kujt u ndanë muajt e dy stinëve të para të vitit

Viti 2020 është cilësuar derimë tani si një vit jo shumë i mbarë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur por duket se cdo gjë i përket të shkuarës tani.

16:40
Kosovë/ Mbyllen tre kopshte fëmijësh, u identifikuan 2 raste me Covid-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, ka bërë të ditur se të hënën janë mbyllur tri kopshte të fëmijëve, pas identifikimit të rasteve të infektuara me koronavirusin e ri.

16:36
Çfarë po ndodh? 15 fotot që duhet t’i shihni dy herë për t’i kuptuar

Për shumë prej nesh, lidhja mes reales dhe jo reales na zgjon kureshtja.

16:30
Berat/ Dy binjakët humbën jetë, për shkak të mbulimit të tepërt/ Analizat mbërrijnë në Prokurori: Asfiksia zgjati…

BERAT- Pas 6 muajsh është zbardhur ngjarja e bujshme në Berat, ku dy binjakë 5 muajsh humbën jetën.

16:23
Protestuesit hedhin në lumë statujën e tregtarit të skllevërve në Britani

Turmat e protestuesve anti-racizëm të grupit Black Lives Matter rrëzuan dje statujën e bronxtë të tregtarit fisnik të skllevërve Edward Colston në Bristol, në kuadër të valës së gjerë të protestave kundër vdekjes së George Floyd në SHBA dhe kundër brutalitetit e racizmit të policisë.

16:23
Nga çaji me kripë te qumështi i kalit, brenda jetesës së lashtë të fisit nomad (FOTO)

Nëse dëshironi një aventurë të paharrueshme dhe shumë të veçantë, mund të shkoni të vizitoni një familje nomade në Mongoli.

16:01
Vitrina e Librit/ Shënime mbi një planet nervoz – Matt Haig

Po sikur mënyra jonë e të jetuarit të jetë e projektuar që të na bëjë të ndihemi të trishtuar? Gjithashtu, po sikur të gjendej një mënyrë për të shpëtuar prej saj?

15:59
Vitrina e Librit/ Me jetën përpara – Romain Gary

Një histori dashurie e pabesueshme midis Momos, një djalë i vogël arab dhe Madam Rozës, një çifute plakë e mbijetuar e Aushvicit.

15:59
Billie Eilish: Kështu ndodh kur ndihesh e padëshiruar nga djemtë…

Billie Eilish njihet si artistja me stilin më të veçantë të të veshurit e cila gjithmonë surprizon me paraqitjet e saj në evente të mëdha muzikore.

15:53
10 golat e futbollistit Idi Batha/ Golashënuesi i ekipit të Tiranës

Me 10 golat e shënuar, Idi Batha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj ecurie triumfatore të bardhebluve.

15:35
Nisin provimet e Maturës/ Sot testimi i gjuhës së huaj, me rregulla antiCovid-19

Maturantët nisën këtë të hënë sezonin e provimeve.

15:28
Fatmira Hajdari, jo pjesë e apelit në gjykimin e privatizimit të OSSH

Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk do të jetë pjesë e apelit në ëështjen e privatizimit të OSSH-së.

15:23
Do regjistrohen tokat e rivierës/ Nga Palasa te Vunoi, cilat janë 8 zonat kadastrale të përfshira

Në 8 qershor nisi një proces aq i shumëpritur, ai i regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut.

15:16
Kosovë, kufizimet mund të kthehen/ Në pikat kufitare nuk po respektohen masat e sigurisë

Në ditën e parë të hapjes së plotë të pikës kufitare të Vërmicës, qytetarët sërish janë përballur me radhë pritjesh.

15:13
PS i do zgjedhjet më 9 maj/ Sugjerimi për presidentin, i cili do shpallë ditën e votimeve

Megjithëse presidenti Ilir Meta nuk e ka në plan të konsultohet me partitë politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kjo nuk i ka stepur socialistët të shpallin preferencën e tyre për një datë, e cila mbart një simbolikë të fortë, atë të ditës kur kremtohet fitorja e aleatëve kundra nazi-fashizmit.

15:08
Atentat ndaj Ardian Çapjas/ Elbasan, u qëllua me snajper në banesë. Atentatorët djegin makinën

Një 55-vjeçar është plagosur  mëngjesin e së hënës para shtëpisë së tij në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, teksa është qëlluar në largësi me snajper.