E shtunë, 25 Korrik 2020
17:05
100-vjetori i Tiranës, rruga në zemër të kryeqytetit merr emrin e Gani Luzit

Pavarësisht tërmetit, pandemisë dhe vështirësive që sollën muajt e fundit, në këtë 100-vjetor të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe nderimit të personaliteteve, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin.

16:59
Makina merr flakë në ecje dhe digjet plotësisht, detajet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.

16:48
Mbesa e ish-presidentit shqiptar “tërbon” ndjekësit me poza seksi (FOTO)

Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pozat e saj seksi.

16:37
Belgjikë, hyn në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskave

Masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit hynë sot në fuqi, veçanërisht rregulli që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në tregje, rrugë kryesore dhe në ambjentet publike.

16:30
Dy të vdekur dhe piloti i humbur pas përplasjes së avionit në ndërtesën rezidenciale në Gjermani

Dy njerëz kanë vdekur dhe politi është i humbur teksa një avion është përplasur sot pasdite në një ndërtesë apartamentesh në Gjermani, duke shkaktuar një zjarr të madh.

16:26
Moti i keq përmbyt Kroacinë

Stuhitë e mëdha që goditën pjesën më të madhe të Kroacisë dje në mbrëmje bëri që zjarrfikësit t’u përgjigjen në thirrje të shumta, ndërkohë që u shënua edhe një viktimë.

16:16
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Rekord viktimash, 6 humbje jete dhe 67 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

16:10
Edhe Bundesliga e ka një datë për startin e sezonit të ri!

Pas Premier League edhe Bundesliga gjermane ka një datë për fillimin e sezonit të ri 2020-2021.

16:01
Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Në 24, 9 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19

Këtë të shtunë, Maqedonia e Veriut ka shënuar një bilanc të rënduar si pasojë e Covid-19, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona.

15:54
Pesë viktima dhe 237 të raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus.

15:51
“Bixhozi nuk rezultoi me fat”, indoneziani mbetet me kurrizin plagë nga kamxhiku pas vënies së basteve

Një i burgosur në Indonezi pësoi plagë të frikshme pas dënimit me rrahje kamxhiku, për shkelje të ligjit Sharia, në rajonin konservator musliman Lhokseumawe në Indonezi.

15:51
Cakaj telefonatë me Adel Al-Jubeir: Thellim i bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e projekteve konkrete

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir.

15:48
Festa e Teto Ollgës/ Por këtë vit ka pak vizitorë për shkak të koronavirusit

Tushemishti fshati që ka jetësuar aktoren Violeta Manushi me personazhin e njohur të Teto Ollgës edhe këtë vit ka pritur festën që mban këtë emër dhe që promovon prodhimet artizanale dhe gatimet tradicionale të rajonit juglindor dhe më gjerë.

15:40
Zëvendësohet Luan Daci/ Shorti në KPA për gjyqtarin e pezulluar të shkallës së dytë të vettingut

Pas pezullimit nga detyra të Luan Dacit, kolegji i posaçëm i apelimit vendosi zëvendësimin e gjyqtaritë të vettingut në çështjet ku ai është anëtar i trupave të rivlerësimit për shkallën e dytë .

15:35
Kanuni në fuqi: Besa përfundoi/ Nikolin Zefit i ka mbërritur mesazhi, një vëlla e ka në burg dhe tjetrin ia vranë

Nikolin Zefi jeton me peshën e dy lloj ligjeve, jo vetëm ligjet e shkruara që rëndojnë mbi të gjithë, por edhe një lloj ligji tjetër, atë të kanunit.

15:28
Testi satelitor/ Rusia: Nuk ishte një armë

Akuzat nga SHBA dhe Britania e Madhe se Rusia ka testuar së fundmi një armë kundër satelitëve në hapësirë, janë të shtrembëruara, tha ministria ruse e Mbrojtjes.

14:30
Vazhdojnë tensionet/ SHBA, kundërshtohen trupat federale

Tensionet vijojnë në Portland të Oregonit, ku prania dhe veprimet e oficerëve federalë po ngrenë shqetësime për një krizë të mundshme kushtetuese, me argumentin se agjentët janë dislokuar pa miratimin e organeve lokale.

14:15
Konsullata në Hjuston/ Largohen diplomatët kinezë

Konsullata e Kinës në Hjuston të Teksasit të Shteteve të Bashkuara është mbyllur pas një urdhri të SHBA-së në kohën kur tensionet me Kinën janë në rritje.

14:07
Pas koronavirusit, tre stuhi kërcënojnë SHBA-në

Tre stuhi kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Karaibet këtë fundjavë. Bëhet fjalë për stuhinë tropikale Hanna, në gjirin e Meksikës, Uraganin Dagllas në oqeanin paqësor dhe stuhinë tropikale Gonzalo në Atlantik.

14:01
Evropa pret valën e dytë/ Mbyllen baret e natës në Katalonjë

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi mund të ketë hyrë tashmë në valën e dytë të koronavirusit ndërsa Franca, Gjermania dhe Belgjika, të gjitha, kanë raportuar rritje të ndjeshme të rasteve.

13:57
“Koalicioni opozitar është fitues de fakto”/ Listat e hapura, Vasili: Rama njeriu i pazareve dhe jo i parimeve

Gjatë konferencës së përbashkët mes tre përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili, ky i fundit u shpreh se koalicioni opozitar është fitues de fakto i zgjedhjeve të ardhshme ndaj dhe kryeministri Edi Rama kërkon të mashtrojë qytetarët me listat e hapura.

13:47
“Asgjë s’e ndal rotacionin”/ Koalicionet parazgjedhore, Bardhi: Edi Rama po sillet si humbës

Në një bashkëbisedim pyetje-përgjigje me gazetarët, në konferencën e përbashkët me përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik (Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin), sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se rregullat s’mund të ndryshojnë 8 muaj para zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme dhe se asgjë s’e ndal rotacionin.

13:36
Bylykbashi: Qëllimi i Ramës duke hequr koalicionet, të zhbëjë votën e qytetarëve

Gjatë konferencës së përbashkët mes tre përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Petrit Vasili dhe Oerd Bykykbashi, ky i fundit deklaroi se Edi Rama po përpiqet që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë se sa është e fortë një parti.

13:28
“Çdo lëvizje e tij, e motivuar nga humbja e pushtetit”/ Hapja e listave, Bardhi: Maska e Ramës ka rënë

Në një konferencë të përbashkët, tre përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili folën sa i takon hapjes së listave të deputetëve në masën 100% në zgjedhjet e ardhshme.

13:20
Vodhi me dhunë lekë në një banesë në Memaliaj/ Arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Një shtetas i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Durrës.

13:09
Vjedhje në market, dhunë ndaj gruas dhe mashtrim/ 4 të arrestuar në Tiranë, njëri prej tyre në kërkim kombëtar

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, teksa është kapur dhe ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

13:04
Kryebashkiaku i Mirditës pozitiv me Covid-19/ Prej një jave i karantinuar në shtëpi

Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

12:56
“Do duhet bashkëpunim i pozitës dhe opozitës”/ Listat e hapura, ambasadorja Vasac: Çështje që u përket shqiptarëve

E pranishme në Pogradec, ambasadorja franceze Christine Vasac u pyet në lidhje me diskutimet e PD-së dhe PS-së për listat e hapura dhe aleancat parazgjedhore.

12:43
Zaho feston 6-vjetorin/ Linda Rama e uron me foton e veçantë familjare

Zaho, djali i vogël i kryeministrit Edi Rama feston sot 6-vjetorin e lindjes.

12:23
Talat Xhaferi shtrohet në Infektiv/ S’dihet nëse Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut është me Covid-19

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shtruar të premten në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, por nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për infektim nga koronavirusi.

12:18
Durrës, buka po gatuhet në shtëpi/ Që nga nisja e pandemisë konsumi në furra ka rënë 40%

Kjo amvisë durrsake ka disa muaj që e përgatit vetë bukën për familjen e saj dhe nuk është e vetmja.

12:11
Elbasan, betejat me zjarret në verë/ 2 deri në 3 raste në ditë, situata të vështira për t’u menaxhuar

Dy deri në tre raste zjarri regjistrohen çdo ditë në bashkinë e Elbasanit, ndërsa situata sa vjen dhe rëndohet duke u bërë e vështirë për t’u menaxhuar nga ekipet zjarrfikëse.

12:03
Certifikohen rezultatet zgjedhore, shqiptarët me 32 mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ne Maqedoninë e Veriut ka miratuar vendimin për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

11:59
Koronavirusi/ Qeveria britanike ndihmë për lokalet e muzikës live

Në Britaninë e Madhe, qeveria ka menduar edhe për muzikën.

11:52
“Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore”/ Manastirliu rikujton 3 masat e rëndësishme antiCovid

Në një postim në Facebook, përmes disa fotografive, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve të vendosin maskën, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën.

11:34
Covid-19/ Gjobiten 4 subjekte në Tiranë, shkelën Aktin Normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00

Policia ka gjobitur në Tiranë me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

11:28
16 doza kanabis në dhomën e pushimit/ Himarë, arrestohen 2 shtetas

Dy shtetas janë arrestuar në Himarë, Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

11:19
Shënohet rritja më e madhe ditore/ SHBA, më shumë se 1 mijë viktima për të katërtën ditë radhazi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 1 mijë viktima për të katërtën ditë radhazi si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që rastet e reja, në një ditë të vetme ishin mbi 70 mijë.

11:11
SHBA, studimi i ri/ Përse Covid-19 vret diabetikët

Ndërsa rastet e reja të koronavirusit vazhdojnë të rriten në vende të ndryshme të botës, një studim i ri tregon se gati 40 përqind e pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, vuanin nga diabeti.

11:04
Rusi, shkon në mbi 806 mijë numri i rasteve me COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 806.720, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 13.192.

10:57
Organizoi dasmë, gjobitet 1 milion lekë administratori i lokalit/ Durrës, nuk u respektua distanca e sigurisë

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

10:54
Ibrahimovic: Nuk jam si ju, ky është vetëm fillimi

Zlatan Ibrahimovic ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit dhe arrin të ndryshojë fatin e skuadrave dhe në moshën 38-vjeçare.

10:49
Milan në barazim 1-1/ Donnarumma, Gullit e Van Basten

Ndeshja mes Milanit dhe Atalantës në stadiumin San Siro nuk nxori fitues dhe dy skuadrat me futbollin më të bukur në serinë A në javët e fundit, detyrohen të kënaqen me nga një pikë, gjithsesi pozitive për objektivat sezonal.

10:44
Humbjet pa Champions/ Skuadrat angleze bëjnë llogaritë

Në kampionatin më të fortë të futbollit në planet, është edhe gara më e ashpër të përfaqësimin në turnetë elitarë.

10:34
“Lotitos i ra bixha me Igli Taren”/ Rama i uron ditëlindjen ish-futbollistit të Kombëtares

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

10:27
RISI- VeinGogh, Teknologjia amerikane e trajtimit të problemit të kapilarëve të lëkurës tashmë në Spitalin Hygeia, pranë Klinikës Dermo Estetike Anassa!

VeinGogh është metoda më e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurt për trajtimin e rrjetës së kapilarëve në fytyrë apo trup.

10:14
12 kg drogë, armë dhe municione/ Operacion policor në Itali, arrestohet shqiptari 43-vjeçar

Një operacion antidrogë në Itali ka sjellë arrestimin e një shqiptari 43-vjeçar dhe një italiani 57-vjeçar.

10:03
Kontrolle me dronë nga ajri dhe toka/ Kultivim kanabisi në Maliq, prangosen kryeplaku i fshatit dhe një 29-vjeçar

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

09:54
Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.156 vdekje, në Meksikë 737 dhe në Indi 757.

09:49
Ndjekje nga policia! 32-vjeçari me 168 km/h dhe 6 gjoba pa paguar nuk ndalon, kapet nga patrulla tjetër (VIDEO)

Një 32-vjeçar është kapur nga policia pasi po lëvizte me shpejtësi tej normave si dhe nuk ka ndaluar pas shenjës së policisë.

09:34
Rekord rastesh dhe viktimash nga Covid-19/ Trump firmos urdhrin ekzekutiv, për çfarë bëhet fjalë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend.

09:27
Rivendosja e kërpudhës/ Rama ironizon: Ata që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e nisi me një postim për kërpudhën, objektin e artit të vendosur në oborrin e Kryeministrisë në vitin 2015 që u prish gjatë protestës së opozitës në shkurt të vitit të kaluar.

09:17
“Erdogan, gati të përdorë edhe armët për…”/ A do të nisë ndonjë luftë mes Turqisë dhe Greqisë?

Presidenti Erdogan dëshiron të kërkojë në Egje gaz natyror duke përdorur madje dhe armët. Një konflikt i armatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel.

09:01
Kosovarët nuk ndalen! Dyndje drejt bregdetit shqiptar, 6000 shtetas kalojnë pikën kufitare të Morinit

Që në orët e para të mëngjesit  të sotëm, në pikën kufitare të Morinit ka patur fluks automjetesh që i drejtohen bregdetit shqiptar.

08:50
Afrika e Jugut raporton 250 vdekje të reja nga COVID-19

Afrika e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 250 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 6.343 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.

08:34
Sonte, në “Hipokrati”: COVID-19 dhe sëmundjet e enëve të gjakut

Covid-19 mund të shkaktojë një “stuhi” në të gjithë trupin tonë.

08:22
Koronavirusi, bilanci botëror/ 642 mijë viktima dhe rreth 16 milionë të infektuar

Sipas Worldometers, numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kapur shifrën 16 milionë, përkatësisht 15,945,330.

08:10
2.902 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 213 raste pozitive.

07:46
Diell dhe ulje e lehtë temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:24
Rama publikon pamjet e kërpudhës dhe ‘thumbon’ mbështetësit e opozitës: Mos e ngacmoni se rritet më shumë

Në postimin e tij të zakonshëm në mëngjes, kryeministri Edi Rama kësaj radhe ka vendosur të postojë pamjet e kërpudhës, e cila është dhuratë për parkun e kryeministrisë dhe njëkohësisht duke thumbuar mbështetësit e opozitës.

07:07
Çmimi i kripur/ BE përplaset me OBSH-në, nuk bien dakord për vaksinën ndaj COVID-19

Bashkimi Evropian duket se nuk është i interesuar të sigurojë vaksina të mundshme ndaj COVID-19, përmes programit global “Covax”, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, me arsyetimin, se po kalon në një proces tepër të ngadaltë, e mbi të gjitha me kosto tepër të lartë, shkruan Reuters.

06:41
Paralajmërimi i fortë në SHBA: Rusia, Kina, Irani dhe vende të tjera përpjekje për ndërhyrje në zgjedhje

Jo vetëm Rusia, por janë edhe vende të tjera që po përpiqen të ndërhyjnë në fushatën zgjedhore për votimet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është paralajmërimi i fortë i drejtorit të Qendrës Kombëtarë të Kundërzbulimit në SHBA, William Evanina.

06:16
Britani e Madhe/ Boris Johnson kritikon aktivistët kundër vaksinave

Gjatë vizitës në një qendër mjekësore në Londër për të promovuar një program të imunizimit për gripin të premten, Kryeministri britanik Boris Johnson i quajti kundërshtarët e vaksinimit “të krisur”.

05:48
Alergjia nga dielli/ Çfarë duhet të dini dhe kujdesi që duhet të tregoni

Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë më shumë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli. Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje kanë të bëjnë me çrregullimet e lëkurës së ndjeshme ndërkohë që specifikat e këtij fenomeni të njohur si fotodermatoza do t’i gjeni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

05:27
Njihuni me 4 përfitimet e rëndësishme që merr trupi gjatë të notuarit në det

Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi. Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjërësisht nga Hipokrati. Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetsore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale.

05:05
Studimi, ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Flokët janë një shënjestër e lehtë e rrezeve të dëmshme të diellit, pluhurit dhe faktorëve të tjerë dëmtues që gjenden në ajër. Përpos tyre, gjatë stinës së verës flokët djersiten dhe ndoten më shpejt ndaj natyrshëm lind pyetja a duhen larë shpesh flokët gjatë stinës së verës?

04:46
2 mineralet që ndihmojnë trupin të përballojë temperaturat e larta, ja ushqimet ku i gjeni

Thuajse çdo gje që ndodh jashtë trupit ndikon menjëherë edhe funksionet brenda të tij. E shembulli më i mirë për këtë është ngritja ose ulja drastike e temperaturave. Siç dihet trupit nuk është në gjendjen e tij optimale kur kalon në ekstremitete të kushteve atmosferike. Vapa e verës në veçanti mund të jetë një problem për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike E njëjta gje ndodh edhe për të gjithë personat e shëndetëshëm, që mund të përjetojnë lodhje dhe drobitje fizike gjatë ditëve me shumë nxehtësi.

04:24
Testimi i armës anti-satelitore, Rusia: SHBA-ja dhe Britania akuzohen për “shtrembërim të së vërtetës”

Akuzat nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar se Rusia ka testuar së voni një armë anti-satelitore në hapësirë janë “një e vërtetë shtrembëruese”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

03:59
Boris Johnson: Nuk e kuptuam virusin në fillim

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pranoi se qeveria e tij nuk e ka kuptuar koronavirusin “gjatë javëve dhe muajve të parë” të shpërthimit në Mbretërinë e Bashkuar.

03:30
SHBA/ Hiqet statuja e Kristofor Kolombit në Çikago

Për shkak të përleshjeve mes protestuesve dhe policisë është hequr statuja e Kolombit në qendër të qytetit të Çikagos, kjo pasi protestuesit janë përpjekur disa herë ta rrëzojnë statujën e eksploruesit.

03:03
Izrael, policia arreston disa protestues që protestuan kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu

Nëpërmjet një deklarate të premten policia izraelite njoftoi se ka arrestuar 55 persona që protestonin kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu. Policia tha se ata kishin “shkaktuar trazira e prishje të qetësisë publike”. “Jeni kukulla të pushtetit”, thërriste një grua ndërsa po arrestohej nga policia. Ndërkohë mijëra protestues rivalë u mblodhën të enjten jashtë rezidencës së Kryeministrit Benjamin Netanyahu e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Punonjësit e policisë i ndanë ata me barrikada metalike.

02:40
Vazhdojnë përplasjet mes agjentëve federalë dhe protestuesve në Portland

Tensionet shpërthyen përsëri të premten në Portland të Oregonit, ku prania dhe veprimet e oficerëve federalë po ngrenë shqetësime për një krizë të mundshme kushtetuese, me argumentin se agjentët janë dislokuar pa miratimin e organeve lokale. Përplasjet e fundit, vijnë pas një vendimi të një gjykatësi për një urdhër të përkohshëm frenimi për agjentët, në përgjgje të një padie të ngritur nga dega e Unionit Amerikan të Lirive Civile në Oregon.

02:13
Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën: Jo veprime për hakmarrje

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kinës të premten të mos angazhohet në veprime “hakmarrëse” duke urdhëruar konsullatën amerikane në Chengdu të mbyllet, si përgjigje ndaj mbylljes nga Uashingtoni të konsullatës kineze në Hjuston.

01:47
Komisioni Europian: Vendet e BE-së të zgjerojnë rrjetin e furnizuesve 5G

Vendet e BE-së duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të zgjeruar listën e furnizuesve të tyre me teknologjinë 5G, tha Komisioni Evropian të premten.

01:26
Pompeo sulmon Kinën: Nuk tolerojmë tiraninë e Pekinit

Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdu. Kina tha se masa ishte një “përgjigje e nevojshme” për SHBA-në, e cila në fillim të kësaj jave, urdhëroi Kinën të mbyllte konsullatën e saj në Hjuston.

01:05
Parashikimi i Boris Johnson: Kriza e Covid-it kalon mesin e 2021

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të premten se mendonte se vendi do të kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021, por frika e tij ishte se do të kishte një goditje të dytë të pandemisë.

00:44
Europa dhe “play out”/ Teuta në kupat europiane, Vllaznia me makthin e “play out”

Verdiktet sezonale në futbollin shqiptar kanë marrë formë zyrtare pas ndeshjeve të javës së parafundit që u dha siguri pretendentëve për Europën, por edhe shpëtoi ekipe që luftuan për të qëndruar në elitë. Tirana kampione humbi 3-1 ndaj Laçit në një transfertë ku kampionët e rinj të Shqipërisë kontestuan fort gjykimin. Nuabueze dy herë dhe Xhixha ishin autorët e rrjetave për kurbinasit që nuk u trembën as nga reagimi i vonë i kryeqytetasve me Torasën.

00:19
Shehi flet pas barazimit: Shkurtaj edhe mund të qëndrojë, e kam skicuar një formacion për sezonin e ri

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Skënderbeut, ndërsa trajneri Orges Shehi u shpreh mjaft i zhgënjyer për rastet e humbura nga të tijtë. Sa i përket të ardhmes, trajneri i verilindorëve tha se do të bisedojë me presidentin, pasi e ka në kokë një formacion për sezonin e ardhshëm.

00:08
Daja: Të ardhmen e vendos pas fundit të sezonit, një ditë mund të punoj edhe me Kalarin

Skënderbeu nuk arriti të shkojë përtej barazimit pa gola ndaj Kukësit dhe tashëm është thuajse e pamundur të sigurojë një vend në zonën që të dërgon në Europa League ,ndërsa trajneri Ilir Daja komplimentoi të tijtë për paraqitjen e bërë.

E premte, 24 Korrik 2020
23:52
Nuk ka fitues në Milan-Atalanta, Juventus tani një pikë larg titullit

Java e 36 Serisë A vuri përballë dy prej skuadrave më në formë të që prej rifillimit të kampionatit italian, Milanin dhe Atalantën, të cilat numëronin nga 7 fitore dhe dy barazime secila në 9 ndeshje të zhvilluar që prej muajit qershor.

23:31
Vendos Neymar, PSG fiton Kupën e Francës, por humb Mbappe

Pasi mori titullin kampion në tavolinë, për shkak të ndërprerjes së parakohshme të kampionatit prej pandemisë Covid-19, Paris Saint Germain fitoi sot edhe Kupën e Francës, këtë herë në fushë, në finale ndaj Saint Ettiene.

23:23
Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”, Kukësi e Skënderbeu ndajnë nga një pikë

Kukësi luante për të blinduar vendin e dytë, ndërsa Skënderbeu për të zënë një vend në zonën europiane të renditjes, por në “Elbasan Arena” të dy skuadrat nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, pavarësisht rasteve të shumta për të shënuar nga të dy krahët.

22:57
​OBSH: Shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19 në disa vende evropiane

Dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u shpreh e shqetësuar sot pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në disa vende të Evropës duke bërë thirrje për vigjilencë dhe për lehtësimin me kujdes të masave kufizuese duke parë dhe një rikthim nëse do të jetë e nevojshme.

22:45
​BE: SHBA të heqë menjëherë të drejtat doganore për produktet evropiane

Komisioneri Evropian për Tregtinë, Phil Hogan i kërkoi sot SHBA-së të heqë menjëherë të drejtat e saj doganore të pajustifikuara për produktet evropiane, pas përshtatjes së Airbus me rregullat e OBT-së në konfliktin e vjetër tregtar me Boeing.

22:37
Belgjikë/ Tragjike! 3-vjeçarja ndërron jetë nga COVID-19

Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Belgjikë, Boudewijn Catry ka njoftuar se një vajzë tre vjeçe ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

22:34
Trejsi Sejdini i vë “flakën” Instagramit, pozon me bikini dhe nxjerr në pah linjat trupore

Modelja Trejsi Sejdini është gjithmonë në qendër të vëmendjes, me zhurmën që krijon në rrjete sociale.

22:18
Iran, 215 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Në Iran, 215 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

22:17
Izrael, shënohen afro 1.900 raste të reja me COVID-19

Izraeli ka konfirmuar sot 1.889 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

22:10
Japin dorëheqje dhjetëra gazetarë të ueb-faqes së pavarur hungareze

Mbi 70 gazetarë dhe pjesëtarë të stafit të ueb-faqes së lajmeve Index në Hungari dhanë dorëheqje, duke e akuzuar qeverinë për përpjekje “për ta shkatërruar ose zbutur ueb-faqen e tyre”.

21:46
Ish-krimineli më seksi në botë, “tradhton” të fejuarën miliardere, kapet mat me…

Jeremy Meeks, është i fejuar me miliarderen Chole Green, me të cilën ka dhe një djalë, por ditët e fundit ai është parë në shoqërinë e një modeleje, të quajtur Erica Peeples.

21:43
Vokalisti i grupit ‘Take That’ kapet duke festuar 50-vjetorin e gruas me darkë në liqenin Como

Gary Barlow, ish-këngëtari i grupit të famshëm të djemve në vitet 1990, Take That, është kapur sot nga paparazët teksa festonte ditëlindjen e 50 të gruas Dawn Andrews me një darkë familjare në liqenin Como në Itali.

21:35
Ironia e fatit/ Ishin në pritje të ekzekutimit me vdekje, tetë të burgosur vdesin nga COVID-19

Të paktën tetë të dënuar me vdekje në një burg të Kalifornisë, kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e dërguar në 15 numrin e të vdekurve nga virusi në këtë institucion.

21:34
Ka kosto tepër të madhe! BE dhe OBSH nuk bien dakord për vaksinën ndaj COVID-19

Bashkimi Evropian (BE) duket se nuk është i interesuar të sigurojë vaksina të mundshme ndaj COVID-19, përmes programit global “Covax”, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, me arsyetimin, se po kalon në një proces tepër të ngadaltë, e mbi të gjitha me kosto tepër të lartë, shkruan Reuters.

21:18
Tom Cruise “përjashtohet nga rregullat e karantinës”, teksa xhiron “Mission Impossible 7” në Norvegji

Tom Cruise raportohet se ka marrë përjashtim nga rregullat e karantinës prej autoriteteve në Norvegji, teksa xhiron filmin e aksionit “Mission Impossible 7”.

21:18
Kërkesa e opozitës për hapjen e listave 100%, Presidenti Meta: Shërbim i çmuar për demokracinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas kërkesës së shtruar nga Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për hapjen 100% të listave.

21:16
Kosovë / ​Aktakuzë ndaj zyrtarëve shtetërorë për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda–Njësia kundër Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet L.O., dhe L.M., hetues në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

21:08
Përfundon seanca për dialogun Kosovë-Serbi

Pas tetë orë debatesh, ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ka raportuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

21:02
FOTO/ Më shumë shokë se babë e bir! David Beckham publikon foto me djalin…

Familja Beckham ndodhet me pushime në brigjet e Italisë.

21:01
Ligji penalizon invalidet e grupit të parë që janë në të njëjtin trung familjar, paguhet kujdestar vetëm për një

Si dy, si pesë fëmijë invalidë të kesh në familje, shteti paguan vetëm një kujdestar në masën 150%. Nëse ke 1 në masën 100%. Nëse ke dy ose më shumë paguhet njëri vetëm 150%.

21:00
Gjoli me ujë të grumbulluar, paralizon turizmin në plazhin e Semanit, Fiks Fare vë në lëvizje bashkinë e Fierit

Sezoni turistik këtë vit, për shkak të pandemisë nisi më 1 qershor, por në plazhin e Semanit ende nuk ka nisur. Si pasojë e prurjeve të detit, në këtë zonë të plazhit formohet gjoli, ku grumbullohet uji. Për heqjen e këtij uji të grumbulluar, bashkia në vitet e kaluara ka hapur portën në kanalin kullues, por këtë vit nuk u është përgjigjur kërkesave të qytetarëve të cilët kanë biznese.