Video/ Maran e nis keq në krye të Kombëtares, Shqipëria humb në miqësoren me Izraelin
Gjatë konferencës së përbashkët mes tre përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Petrit Vasili dhe Oerd Bykykbashi, ky i fundit deklaroi se Edi Rama po përpiqet që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë se sa është e fortë një parti.
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, më tej u shpreh:
“Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra-tjetrën. Koalicioni që përdorim sot është një formë liste hapur për partinë. Zgjedhësi përcakton me votën e tij. Është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim që me listat e hapura zgjedhësit të përcaktojnë se sa vlen secili kandidat. Zgjedhësi ka mundësi të votojë e caktojë partinë dhe në të njëjtën fletë votimi secili është kandidati i asaj partie. Çdo parti e koalicionit del me emër të veçantë dhe vota që hidhet përcaktohet për cilën parti shkon dhe zgjedhësi zgjedh kandidatin. Rama në padijen e tij por edhe qëllimi ne tij tinëzar përdor këtë lidhje logjike me një qëllim për të hequr koalicionet. Teknikisht janë të zgjidhshme është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit.Qëllimi i Ramës duke hequr koalicionet, të zhbëjë votën e qytetarëve. Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë. Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore.”

Top Channel