Kërkesa për heqjen e masës së pezullimit nga detyra, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën për Belinda Ballukun

07/04/2026 10:00

Për qeverinë, prej një muaji Belinda Balluku është e shkarkuar nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.

Për gjyqësorin ish-funksionarja, sot vetëm deputete duhet të vijojë të mbetet e pezulluar nga të dyja postet.

Siç raporton gazetarja e Topn Channel Anila Hoxha, gjatë ditës Gjykata e Apelit të Posaçëm refuzoi kërkesën e avokatit të Belinda Ballukut, i cili në një seancë që zgjati vetëm 30 minuta kujtoi drejtësinë se lënia në fuqi e pezullimit nuk ka asnjë efekt përderisa klientja e tij nuk është më në detyrë.

Por SPAK ka kundërshtuar sërish dhe në fund gjykata u shpreh se vendimi ndaj Ballukut shpallur në nëntor duhet të mbetet në fuqi. Për këtë vendim pritet që mbrojtja të bëjë rekurs.

Mbrojtja shprehet se nuk ka më objekt për pezullimin e Ballukut nga detyra, megjithëse SPAK nga ana tjetër ngul këmbë se lënia në fuqi lidhet me ligjshmërinë e masës dhe jo me dekadencën.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë Balluku kërkon heqje të masës ku i ndalohet të dalë nga Shqipëria. Kjo çështje do të shqyrtohet në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve.

Top Channel