Elbasan, betejat me zjarret në verë/ 2 deri në 3 raste në ditë, situata të vështira për t’u menaxhuar

25/07/2020 12:11

Dy deri në tre raste zjarri regjistrohen çdo ditë në bashkinë e Elbasanit, ndërsa situata sa vjen dhe rëndohet duke u bërë e vështirë për t’u menaxhuar nga ekipet zjarrfikëse.

Më problematike janë zjarret në zona të thella malore ku nuk mund të ndërhyhet me mjete dhe pavarësisht angazhimit, zjarre të tilla nuk mund të menaxhohen me pompa dore. Pavarësisht temperaturave të larta, specialistët e zjarrfikëses thonë se zjarret janë të qëllimshme.

Duket se ndjeshëm janë shtuar edhe rastet e zjarreve në banesa, apo rëndom djegia e mbetjeve nëpër kontenierë. Sipas zjarrfikësit Tajar Alla një situatë e tillë është bërë vërtet shqetësuese.

Mungesa e ndëshkimeve për zjarrvëniet e qëllimshme ka bërë që çdo vit hektarë të tërë pyje të digjen dhe pasojat të jenë të parikuperueshme. Për të mos llogaritur këtu kostot e çdo ndërhyrjeje nga toka apo nga ajri.

 

Top Channel