E shtunë, 29 Gusht 2020
12:00
Ekspertja gjermane mbështet aktivitetet turke në Mesdhe

Turqia nuk ka pozicion të keq në tensionet midis Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun Lindor, tha të premten profesoresha gjermane e drejtësisë.

11:51
Aksident tragjik në New York, humb jetën çifti shqiptar

Një aksident i rëndë automobilistikë ka ndodhur në New York e për pasojë ka marrë jetën e një çift nga Tuzi i Malit të Zi.

11:43
Dhunohet një e mitur në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilani, pasi që dyshohet ta ketë dhunuar një vajzë të mitur. E mitura ka raportuar në polici se është dhunuar nga i dyshuari në muajin mars.

11:35
Plotësohet kuota në Kapshticë/ Video nga vargu i gjatë i mjeteve, qytetarët presin të kalojnë në Greqi

Ende vijojnë radhët e gjata të makinave dhe qytetarëve që presin për të kaluar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

11:23
Studimi i Global Initiative, PD: Qeveria po vulos pastrimin e parave me ligjin për amnistinë fiskale

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar gjetjet e studimit të “Global Initiative”, e thotë se Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.

11:18
Kosovë/ Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot Testit të Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës bënë të ditur se 26.669 maturantë sot do t’i nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

11:11
Publikohet lista e kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, risi lojtari i Interit

Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka shpallur listën e futbollistëve për National League, 4 shtator, përballë Bjellorusisë dhe 3 ditë më pas me Lituaninë.

11:05
Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po përmirësohet

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar, ndodhet ende në një koma artficiale, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe simptomat e tij po përmirësohen, thanë të premten mjekët gjermanë që po kujdesen për të.

10:58
Salzman e Philip Morris International: Në kohën digjitale që jetojmë duhet të dëgjojmë

Dekadat e fundit shënuan një revolucion në mënyrën se si ne komunikojmë, duke krijuar një botë ku ne mund të shohim miq dhe familjarë në të gjithë botën me një klikim. Pandemia e Covid-19 përshpejtoi zhvendosjen drejt punës online, me shumë kompani që përdorin teknologjinë për të komunikuar mes kolegëve.

10:51
E rëndë në Itali/ Vdes në aksident shqiptari, u përplas me motor me shtyllën pasi po kthehej nga puna

Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në Pesaro të Italisë.

10:40
Vaksina kundër Coronës po, por jo për të gjithë!

Instituti gjerman i Epidemiologjisë pret që deri në fillim të vitit 2021 do të jenë në dispozicion një a më shumë vaksina kundër Covid-19. Sidoqoftë këto fillimisht nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.

10:34
FOTO/ Çmenduri “pa limit”! Këto fotografi do t’ju ndryshojnë ditën

Persona të ndryshëm në të gjithë botën, padyshim që e bëjnë jetën akoma më të bukur e me ngjyra.

10:25
Kinë, qyteti i Wuhan do të hapë të gjitha shkollat ditën e martë

Qyteti kinez më i goditur nga koronavirusi ka vendosur të rihapë të gjitha shkollat dhe kopshtet këtë të martë, thonë autoritet lokale.

10:19
India regjistron 1.021 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, Brazili 855, Meksika 552

Për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.021 vdekje, në Brazil 855 dhe në Meksikë 552.

10:07
“Lapraka” me fushë të re sportive, Veliaj: Së shpejti përfundojnë dy shkollat e reja

Premtimi u mbajt, fusha jofunksionale dhe e amortizuar e Laprakës, e cila nga administrata e kaluar ishte zgjedhur si vend ndërtimi për pallate, iu kthye banorëve të zonës, si një mjedis për stërvitjen e fëmijëve dhe kampionëve të ardhshëm të qytetit.

10:00
Ylli i filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman vdes në moshën 43-vjeçare

Aktori Chadwick Boseman, i cili luajti rolin ikonik në filmin Black Panther të realizuar nga media amerikane Marvel Cinematic Universe, ka vdekur nga kanceri të shtunën herët në moshën 43 vjeçe.

09:52
Tërmet i fortë në Greqi, ndihet deri afër qytetit shqiptar

Tërmet i fortë ka goditur Greqinë pas mesnate. Lëkundja ishte me magnitudë 4.7 i Shkalles Rihter, sipas faqes EMSC.

09:45
SHBA, rritet në 14 numri i të vdekurve nga uragani Laura

Numri i të vdekurve si pasojë e uraganit Laura që goditi Luizianën në SHBA është rritur në 14.

09:35
Franca shënon rritjen më të madhe të rasteve që nga përhapja e pandemisë

Franca ka regjistruar 7,379 raste të reja të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga muaji mars kur është përhapur koronavirusi në vend. Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja.

09:27
Transportonin 9 emigrantë të paligjshëm, policia arreston 3 persona

3 shtetas të tjerë janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm.

09:16
Durrës/ Laçjani dhunon bashkëshorten e thyen orenditë shtëpiake, policia ndërhyn kur…

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, i cili akuzohet për dy vepra penale: “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”

08:08
SHBA, Covid-19 vret 1-vjeçarin

Një afrikano-amerikan, në moshën 1 vjeçare vdiq nga koronavirusi në Gerogia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

07:50
Ariu polar sulm në kamping, një 38-vjeçar i vdekur

Një 38 vjeçar ka vdekur pasi u sulmua nga një ari polar në ishullin artik Spitsbergen në Norvegji. Autoritetet lokale bëjnë me dije se sulmi ndodhi në një kamping pranë Longyearbyen, qyteti kryesor i ishullit në arkipelagun Svalbard.

07:28
Temperatura deri në 39 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:07
Kinematografia në zi, vdes aktori i njohur amerikan

Ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 43 vjeçare aktori i njohur, Chadwick Boseman.

06:59
Gjethet e rrushit, përdorimet kundër reumatizmës

Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Ato janë tepër popullore në Shqipëri sidomos për dashamirësit e japrakut ose dollmasë. Por gjethet e rrushit kanë edhe përdorime të tjera mirëbërëse, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull.

06:38
Njihuni me sinjalet që jep trupi kur sheqeri në gjak është tepër i lartë

Trupi lëshon gjithmonë sinjale kur ka diçka që nuk shkon me të. Me kalimin e kohës, këto simptoma bëhen më të shpeshta dhe ndonëse mund të duket sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, ato tregojnë praninë e një problemi. Çfarë kanë të përbashkët shikimi i mjegulluar, shërimi i ngadaltë i plagëve dhe uria e vazhdueshme? Në dukje, këto simptoma nuk kanë lidhje me njëra tjetrën por të treja kanë të bëjnë me nivelin e sheqerit në gjak.

06:16
Mpiksja e gjakut në krah/ Gjithçka që duhet të dini mbi Rrezikun, shkaqet dhe trajtimet

Gjaku mund të mpikset në vena në zona të ndryshme të trupit, përfshirë në krah. Qëllimi primar i mpiksjes është që të parandalojë gjakderdhjen e tepruar pas një lëndimi ose aksidenti. Megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave të ndryshme të trupit dhe shkëputet duke lëvizur drejt organeve të tjera.

05:57
Lista me ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve tek gratë

Çrregullimet hormonale fshehin një sërë problemesh të tjera që shfaqen në mënyra të ndryshme. Duke filluar që nga aknet, lodhja, problemet me djersitjen e tepërt apo fryrjet e trupit të gjitha fshehin pas hormone të çrregullta. Megjithëse zakonisht rekomandohet ndihma mjekësore, ka edhe disa mënyra shumë të thjeshta se si mund të përballeni më këtë problem.

05:36
OBSH-ja njofton për një rritje 10 për qind të rasteve me COVID në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se në Evropë ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 dy javët e fundit. Në 32 nga 55 zonat dhe territoret në rajone, ka pasur një rritje mbi 10 për qind.

05:15
SHBA/ Zyrtarët e shëndetësisë, thirrje qeverisë të tërhiqet nga udhëzimet e rishikuara për testimin e COVID-19

Departamentet e shëndetit publik në mbarë Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që të tërheqin ndryshimet që agjencia federale u bëri së fundmi udhëzimeve për testimin për koronavirusin.

04:50
Thirrje për një “dialog të ri” rreth temës së racizmit në Amerikë

Aktivisti për të drejtat civile, pastori Al Sharpton, foli të premten përpara mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Uashington për të marshuar kundër ushtrimit të tepruar të dhunës policore dhe në mbështetje të reformimit të sistemit të drejtësisë penale. Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë “një dialog të ri” për racizmin në sistem që ai thotë se vazhdon të dëmtojë Amerikën.

04:25
Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po përmirësohet

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar, ndodhet ende në një koma artficiale, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe simptomat e tij po përmirësohen, thanë të premten mjekët gjermanë që po kujdesen për të.

04:04
SHBA/ Dallimet dhe ngjashmëritë mes dy kuvendeve partiake

Republikanët e kishin radhën këtë javë për të emëruar kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Mbrëmë Presidenti Trump pranoi emërimin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Ashtu si demokratët javën e kaluar, pandemia i detyroi organizatorët e Kuvendit Kombëtar Republikan të ndryshojnë planet për të respektuar distancimin fizik.

03:42
Ish drejtuesi afrikano-amerikan i Komitetit Kombëtar Republikan këshillon Kamala Harris-in: Ji vetvetja

Michael Steel thotë se ka një ide të qartë se me çfarë përballet Senatorja Kamala Harris, gruaja e parë afrikano-amerikane dhe e para amerikane me prejardhje nga Azia që emërohet si kandidate për nënpresidente.

03:21
SHBA/ Komisioni i Kongresit reagon pasi sekretari Pompeo refuzon të dorëzojë dokumentat

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë njoftoi se ka filluar një proces për ta mbajtur Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo përgjegjës për fyerje të komisionit, duke përmendur si argument refuzimin e tij për të përmbushur një kërkesë për informacione lidhur me “keqpërdorimin e hapur politik” të burimeve të departamentit.

03:00
Studimi/ Votimi me postë nuk sjell epërsi për asnjërën parti

Nga një studim i ri i publikuar këtë javë del se votimi me postë nuk do të sillte kaos në procesin e zgjedhjeve, madje në fakt mund të shtonte pjesëmarrjen. Votimi me postë është bërë objekt polemikash muajt e fundit. Pandemia e koronavirusit ka ngritur shqetësime të sigurisë për shkuarjen në votime ndërkohë që Presidenti i SHBA Donald Trump ngul këmbë se votimi me postë do të sillte manipulime dhe do të ishte i padrejtë për Partinë e tij Republikane.

02:36
Si do të reagojë Kina pas blerjes nga Tajvani të avionëve amerikanë F-16?

Marrëveshja e Tajvanit këtë muaj për të blerë avionë luftarakë të avancuar F-16 me vlerë 8 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara pritet të nxisë reagime kërcënuese nga Kina kundër ishullit dhe nga ana tjetër mund të shkaktojë më shumë veprime anti-Kinë nga Uashingtoni, por përfundimisht do të ndihmojë në mbajtjen e Pekinit larg, thonë ekspertët.

02:15
Studimi në Britaninë e Madhe: Rreziku në shkolla është minimal

Për fëmijët dhe adoleshentët, rreziku i infektimit nga koronavirusi në shkollë është i rrallë dhe ai i vdekjes, pafundësisht i rrallë. Këtë garanci e jep një studim anglez, i publikuar në prestigjozen British Medical Journal, në një kohë kur shumë vende evropiane po punojnë për kthimin e
nxënësve në klasa.

01:56
Vala e dytë e Covid-19, ja cilat janë vendet më të prekura në Evropë

Vendet në të gjithë Evropën po shohin një rikthim të koronavirusit pasi me sukses vunë nën kontroll shpërthimet më herët këtë vit. Por sa i fortë është kthyer virusi dhe a krahasohet me numrat e infektimeve të para në pranverë.

01:34
Studimi/ Si mund të mbahet larg virusi në ambjentet e mbyllura

Ventilimi i mirë mund të jetë thelbësor në evitimin e koronavirusit ndërsa vjeshta po afron dhe njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në ambjente të mbyllura. Për muaj të tërë na është thënë të lajmë duart dhe ruajmë distancën sociale për të mbajtur larg koronavirusin.

01:17
Milani arrin marrëveshjen me Realin për Diaz, pritet miratimi i sulmuesit

Mes pritjes së rinovimit me Ibrën dhe negociatave për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve të tjerë, Milano po punon edhe për afrime të reja dhe sipas mediave spanjolle, ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit për sulmuesin e talentuar Brahim Diaz.

00:53
Cellino paralajmëron Interin për Tonalin: Unë pres, por futbollisti e ka me nxitim

Pas zërave mediatike të ditëve të fundit, kanë ardhur edhe konfirmimet zyrtare mbi interesin e Milanit për mesfushorin e talentuar italian Sandro Tonali, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Brescias, Massimo Cellino.

00:29
Kriza në Egjeun Lindor/ Greqia e kënaqur nga mbështetja e BE-së. Sanksione Turqisë

Athina zyrtare ka mbetur e kënaqur pas vendimeve të marra në samitin e ministrave të Jashtëm në Berlin sa i përket përshkallëzimit të tensioneve greko-turke javët e fundit në Mesdheun Lindor, duke përsëritur edhe njëherë se vija e kuqe e qeverisë greke në këtë konflikt mbetet mbrojtja e sovranitetit të vendit.

00:10
Higuain kthehet në çështje, kërkon dëmshpërblim për prishjen e kontratës

Gonzalo Higuain ishte futbollisti i parë që Andrea Pirlo “dogji” pasi u ul në pankinën e Juventusit, pasi në konferencën e parë për shtyp u shpreh qartë se sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhet të ndajë rrugët me bardhezinjtë.

E premte, 28 Gusht 2020
23:52
Inter një hap larg serbit Kolarov, pritet marrëveshja me Romën

Interi nuk arriti të gjejë marrëveshjen me Fiorentinën për të mbajtur edhe një sezon në Milano mbrojtësin e majtë Cristiano Biraghi, ndërsa Chelsea vijon të kërkojë plot 25 milionë euro për Emerson Palmeirin, ndaj drejtuesit zikaltër kanë ndryshuar menjëherë orientim.

23:38
Abramovich “hap thesin”, Chelsea e vetmja që “ndez” merkaton e verës

Me merkaton e bllokuar për dy sezone, për shkak të një dënimi të FIFA-s për shkelje të rregullave të transferimeve, Chelsea ia doli të sistemojë njëherë e mirë llogaritë me Fair Play-n Financiar, kjo edhe falë shitjes së dyshes Hazard-Morata për një shifër prej afërsisht 130 milionë eurosh.

23:21
Rrëfimi i Muller: Lojtarët e Barçës shumë të relaksuar, dolën në nxehje 10 minuta pas nesh

Bayerni i Mynihut triumfoi në Ligën e Kampionëve këtë edicion, duke e fituar për herë të 6 në histori këtë kompeticion, por më shumë sesa për trofeu, do të mbahet mend për fitoren e bujshme 8-2 ndaj Barcelonës në sfidën çerekfinale.

23:03
Grabitet kambisti në Prrenjas, shoqërohen 8 persona (Policia jep detajet)

8 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë Librazhd si të dyshuar për vjedhjen e një shumë parash në banesën e shtetasi B.Sh.

22:47
Spanja regjistron 9.779 raste të reja me COVID-19

Spanja ka regjistruar 9.779 raste të reja me koronavirus.

22:40
U fotografua me të dashurën 29 vite më të re, reagon Angelina Jolie: Ja për çfarë shqetësohem…

Fillimi i romancës së re të Brad Pitt, me modelen gjermane Nicole Poturaslki, 29 vite më të re se ai, ishte kryefjala e të gjitha mediave rozë.

22:33
Rasti që po “çudit botën”/ Pas 19 tamponëve dhe 170 ditëve në karantinë, gruaja del përsëri pozitive me COVID-19

Italia është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koroanvirusit.

22:21
Mijëra persona mblidhen në marshin historik të Uashingtonit

Mijëra persona janë mbledhur në Uashington për të përkujtuar marshin e vitit 1963 për të drejta të njeriut, derisa ky organizim është parë edhe si shenjë proteste për dhunën e policisë.

22:13
Injektoi vaksinën ruse kundra koronavirusit, presidenti Putin: Vajza ime po ndihet …

Pak ditë më parë, qeveria ruse konfirmoi zyrtarisht se ka gjetur vaksinën ndaj koronavirusit, të quajtur “Sputnik V”.

22:05
Tragjike/ Po luanin futboll në rrugë, rrufeja vret 10 fëmijë

Një tragjedi është shënuar në qyteti Arua në Uganda.

21:58
​LVV kërkon pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhje në Mal të Zi

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se dalja masive e shqiptarëve në zgjedhje dhe dhënia e votës kandidatëve të tyre, do të shprehet në rezultat më të mirë për shqiptarët.

21:53
​Kosova, shteti me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka publikuar disa statistika të Bloomberg nga ShBA, duke thënë se nga shteti që ishte shembull për menaxhimin e mirë të pandemisë, në kohën e Qeverisë Kurti dhe ministrit Arben Vitia, tani me Qeverinë jolegjitime Hoti e ministër Armend Zemajn, jemi shteti me më së shumti viktima.

21:47
Koronavirusi prek artin, këngëtari i njohur i muzikës popullore rezulton pozitiv me koronavirus

Këngëtari i njohur Shkëlzen Jetishi, ka zbuluar së fundmi për mediat kosovare se është i infektuar me koronavirus.

21:35
Pas 44 vjetësh lirohet nga burgu amerikani që kërkonte prej fillimit pafajësinë nga përdhunimi

Ronnie Long, një i burgosur nga Karolina e Veriut në SHBA është liruar më në fund nga burgu pasi protestonte për pafajësinë e tij prej më shumë se katër dekadash.

21:28
​Ekonomia në Kroaci e varur nga turizmi në rënie historike

Pandemia e koronavirusit ka gjymtuar ekonominë e varur nga turizmi në Kroaci, duke shkaktuar rënien e saj më të madhe në 25 vjet, sipas të dhënave të publikuara sot nga Byroja Kombëtare e Statistikave.

21:18
​Borrell: BE po shqyrton sanksione ndaj Turqisë për shpimet në Mesdhe

Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione të reja kundër Turqisë, në lidhje me kërkimet e saj për gaz në Mesdheun lindor, një rajon i diskutuar me Greqinë, tha sot kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

21:06
​Lipjani ndan edhe 130 mijë euro për bujqit dhe fermerët

Kuvendi komunal i Lipjanit, në një seancë të jashtëzakonshme, ka aprovuar fondi shtesë prej 130 mijë euro për subvencionimin e bujqëve dhe fermerëve.

20:57
FOTO + VIDEO/ Shpërthen jahti! Gruaja “fluturon” disa metra në ajër, burri hidhet në ujë dhe…

Momente paniku janë regjistruar në portin e Ponzas në Itali.

20:48
Kolumbia rinis spërkatjen nga ajri në luftën kundër kokainës, megjithë kritikat e ambjentalistëve

Kolumbia ka thënë se do të rinisë spërkatjen nga ajri me kimikate toksike në zonat e thella, për të ndaluar kultivimin e kokas, përbërësit kryesor të kokainës, megjithë kritikat për rrezikun mbi shëndetin dhe botën bimore.

20:45
Arbenita më në formë se kurrë, e dashura e Feros “çmend” fansat me fotot me bikini… (FOTO)

Arbenita Ismajli është një nga modelet më të komentuara dhe të pëlqyera në rrjete sociale. Një impakt të madh tek fama e saj padyshim ka dhënë dhe lidhja me reperin Fero.

20:36
Hungaria mbyll kufijtë më 1 shtator

Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1 shtator, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, derisa hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës, ka thënë, Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban të premten.

20:27
Merkel bën thirrje për trajtim të koronavirusit me seriozitet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të kenë kujdes kundër koronavirusit dhe ka paralajmëruar se pandemia mund të përkeqësohet në muajt e ardhshëm.

20:13
‘Tender 1 mld lekë’/ AKSHI: Përpjekje e dëshpëruar e PD për vëmendje mediatike!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike se kanë bërë një tender me vlerë miliard lekë për sistemin e monitorimit të inspektorëve tatimorë, sistem që sipas tyre ekziston që prej vitit 2013-të.

20:05
SHBA/ Ekzekutimi i vrasësit aborigjen të 9-vjeçares nxit debatin kulturor

Komuniteti aborigjen Navajo në SHBA i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të anullojë dënimin me vdekje të Lezmond Mitchell duke argumentuar se shkel kulturën dhe sovranitetin e popullatës aborigjene.

20:01
Sezoni i ri në Top Channel/ Drejt përfundimit studiot e reja të emisioneve më të pëlqyer

Top Channel është përpara fillimit të një sezoni të ri, me ndryshime dinamike në përmbajtje stil dhe teknologji. Një sezon që sjell investime në të gjitha studiot, por edhe krijime të reja nga e para.

20:00
Kontroll me radar, drager e dronë/ Policia nuk fal! Iu hiqet patenta 34 shoferëve, gjobiten 289 të tjerë

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor.

19:53
“Suksesi i yjeve shqiptare dhe lidhja e tyre me mafian!”, reagon Bebe Rexha: Femrat… (FOTO)

Shumë emra në fusha të ndryshme si sport apo muzikë, kanë arritur që falë talentit të depërtojnë kudo në botë e të ngrenë lart vlerat e shoqërisë shqiptare.

19:47
Bashkitë larg futbollit/ Ligji i ri parashikon largimin e tyre si aksionarë të ekipeve

Ne sallën e konferencave te stadiumit “Air Albania” u hodh shorti qe përcaktoi kalendarin e kategorisë superiore për sezonin e ardhshëm.

19:40
Ankesat e qytetarëve në Greqi, Cakaj jep shifrat: Është rritur kapaciteti në Ambasadë e Konsullatë, por ende kemi punë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar mbi situatën e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik.

19:33
Ukraina mbyll kufijtë për të huajt për shkak të koronavirusit

Qeveria ukrainase ka ashpërsuar masat e izolimit, duke përfshirë mbylljen e kufijve për të huajt, teksa tenton të parandalojë shpërthime të reja të koronavirusit.

19:21
“A do ketë mundësi mësimi online nga shtëpia?”/ Ministrja Shahini jep detaje për fillimin e vitit shkollor 2020-2021

Ministrja Shahini ka dhënë detaje të tjera në lidhje me mënyrën e zbatimit të udhëzimit për fillimin e vitit shkollor 2020-2021.

19:20
Kapet pas 12 vjetësh më i kërkuari i FBI, për “vrasjen e nderit” të 2 bijave

Një burrë i kërkuar për vrasjen e dy vajzave të tij në 2008 në Texas është kapur dje nga FBI dhe policia e Irving.

19:15
Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për Martin Camajn, Rama: Shpifje nga ‘askushi që do të bëhet dikush’!

Në Pallatin e Brigadave u mbajt një tryezë për hapjen e dosjes së Martin Camajt, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama.

19:10
175 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen ditore nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli.

19:05
​Premtohen 400 milionë euro në forumin e donatorëve për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, mori pjesë në takimin virtual të Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike, në të cilin pjesëmarrës ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, si dhe përfaqësuesit e vendeve donatore prezente në Kosovë, të agjencive zhvillimore dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

18:57
VIDEO/ Momente ankthi, shtëpia përfshihet nga flakët, mamaja hedh fëmijën nga kati tretë për ta shpëtuar

Një vogëlush në Kinë fatmirësisht është shpëtuar nga fqinjët, pasi mamaja e hodhi nga dritarja e shtëpisë, e cila ishte e përfshirë totalisht nga flakët.

18:49
Gjykata izraelite vendos heqjen e vendbanimeve nga toka private palestineze

Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi dje se një koloni vendbanimesh izraelite në Bregun Perëndimor janë ndërtuar në tokë private palestineze prandaj duhet të hiqen.

18:40
Mbi 400 milionë euro ndihmë për rimëkëmbje ekonomike të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri, Avdullah Hoti dhe ministrja e Finacave, Hykmete Bajrami kanë qenë të premten pjesë e takimit virtual të Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike, në të cilin është kuptuar se Kosova do të ketë mbi 400 milionë euro për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

18:33
I dërgonte mesazhe seksuale dhe i kërkonte foto intime nxënëses 13-vjeçare, arrestohet mësuesi

Një ngjarje tronditëse është shënuar në SHBA, Një mësues i anglishtes në një shkollë private është arrestuar pasi akuzohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së tij 13-vjeç.

18:26
Kim Kardashian sërish në plazh, “tërbon” pushuesit me format e saj bombastike (FOTO)

Kim Kardashian ishte përsëri në plazh të mërkurën, ku edhe njëherë tregoi format e saj super seksi me bikini. Rrobat e banjës i ekspozonin mjaft bukur asetet e saj bombastike, për të cilat komentohet shpeshherë në rrjetet sociale.

18:21
Vdes në burg avokatja turke Ebru Timtik, pas 238 ditë grevë urie

Një avokate turke që kërkonte gjykim të drejtë për akuzat e anëtarësisë në organizatë terroriste, ka vdekur sot në një spital të Stambollit në ditën e 238 të grevës së urisë.

18:13
Vijojnë replikat/ Rama- Bashës: Ti do teatër vëlla që të zbavitësh ata që të vijnë në shfaqje

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

18:07
Para dhe Pas/ Pamjet satelitore tregojnë shkatërrimet kolosale që Uragani Laura ka shkaktuar në SHBA

Uragani Laura, më i fuqishmi që ka goditur SHBA-në këtë vit, është zhvendosur nëpër Luziana duke udhëtuar më në veri, pasi kërcënoi me një stuhi të papërballueshme bregun.

17:59
Kampioni i mundjes anulon dasmën kur të ftuarit i shkruajnë se nusja është prostitutë

Një kampion bote në mundje ka ndërprerë dasmën e tij pasi të ftuarit nisën të merrnin mesazhe se nusja është një vajzë shoqëruese me pagesë.

17:56
Katër mrekullitë që uji i ftohtë mund të bëjë për lëkurën tuaj

Ne jemi mësuar të mendojmë që një dush me ujë të ftohtë na jep një nxitje të energjisë dhe na ndihmon të zgjohemi në mëngjes.

17:51
SHBA, afro 185 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 184.927, prej të cilëve 1.228 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

17:44
Ndodh në Afrikë/ I doli pula përpara, për ta shpëtuar shoferi “përfundon” në oborrin e shtëpisë …

Një aksident disi i pazakontë është shënuar në qytetin Verulam të Afrikës së Jugut.

17:37
Ballë për ballë njëra-tjetrës! Shikimi i ftohtë i Melania Trump ndaj Ivanka-s (Foto+Video)

Melania dhe Ivanka Trump nuk po kalojnë një raport të shkëlqyeshëm me njëra-tjetrën.

17:35
Kampisti masakrohet në tendë nga ariu polar në Norvegji

Një kampist është sulmuar për vdekje nga një ari polar brenda tendës së tij, para se kafsha të vritej nga banorët në Norvegji.

17:27
Pandemia Covid-19/ Greqia shtyn masat kufizuese, kufijtë vazhdojnë të jenë të mbyllur deri më …

Greqia vendosi që të shtyjë edhe për 14 ditë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

17:22
Kim Jong-un rikonfirmon edhe njëherë se është shëndoshë e mirë, shfaqet me kalli misri në duar… (FOTO)

Diktatori suprem Kim Jong-un, rikonfirmoi edhe njëherë se është gjallë e shëndoshë e mirë, pasi u pa duke inspektuar fushat e mbjella së bashku me drejtuesit e tij të afërm.

17:16
Pamje për të mos u humbur! Bombarduesi amerikan fluturon sot mbi Shqipërinë, Kim publikon videon

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se bombarduesi amerikan B-52 do të fluturojë sot në qiejt e 30 shteteve aleate të NATO, përfshirë edhe Shqipërinë.

17:08
Emërimi i Albert Dervishajt si nëndrejtor i Policisë, PD: Ish-bashkëpunëtor i Sigurimit, të shkarkohet menjëherë

PD kërkon shkarkimin e Albert Dervishajt pas emërimit si numri 2 i Policisë së Shtetit.

17:02
Basha i përgjigjet Ramës: Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate

Nuk ndalen kundërpërgjigjet! Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk vonon të përgjigjet sërish mesazhit të Ramës në “Twitter” lidhur me kufirin detar.

16:55
Kamionisti torturohet për vdekje nga prindërit pasi vajzat e vogla gënjyen duke thënë se “i preku” kur i mori në makinë

Dy prindër që morën në dorë ligjin për t’i dhënë dënimit atij që besonin si “pedofil” po përballen tashmë me akuza vrasjeje e torture ndaj një njeriu të pafajshëm.