Ligji për Specialen, ekspertët në Kosovë: Ja çfarë pritet tani 09/10 13:45
Një person është arrestuar në Gjilani, pasi që dyshohet ta ketë dhunuar një vajzë të mitur. E mitura ka raportuar në polici se është dhunuar nga i dyshuari në muajin mars.
Nga Policia e Kosovës në njoftimin 24 orësh kanë treguar se i dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit të tij dhe se me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjilan 01/02.03.2020-19:00. Me datën 28.08.2020 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në pranin e mbrojtësit të tij, pastaj me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Kosova Press/
Top Channel