Sezoni i ri në Top Channel/ Drejt përfundimit studiot e reja të emisioneve më të pëlqyer

28/08/2020 20:01

Top Channel është përpara fillimit të një sezoni të ri, me ndryshime dinamike në përmbajtje stil dhe teknologji. Një sezon që sjell investime në të gjitha studiot, por edhe krijime të reja nga e para.

Siç është studio e “Shqipëria Live” apo “Procesi-t Sportiv”.

Përveç kësaj një rinovim dhe ndryshime te dukshme do të kenë të gjitha studio e programeve të tjera. Skenografi Fatmir Minga ndan me ne këto te reja.

Miri çdo fillim sezoni ne takohemi për të parë se si ka ndryshuar skenografia e Top Channel në përputhje edhe me ndryshimet në programacion.

Po, ky është një televizion me dinamikë dhe agresiv në përmbushje me qëllimet e veta. Prandaj edhe kjo është një studio e re, për emisionin e ri ‘përputhen”. Është studio elegante, pothuajse është mbaruar e tani është në procesin e testeve për ndriçimin, për të hedhur lupat, pozicionet, mënyrën se si do të xhirohet, bashkëpunimi me regjinë. Është investuar në led wall. Është një led gjigant 7 metra me tre e gjysmë.

“Open” ka një studio shumë elegante. Ka një imazh perfekt, megjithatë ne kemi vendosur të bëjmë një ndryshime për ta bërë me një imazh më perfekt për këtë vit që vjen.

Kjo është studio e “Procesi Sportiv” .Kemi hapësirë më të madhe se nga viti i shkuar. Investimi është edhe më i madh. Logimi i ri, grafikët e reja etj.

Kjo është “Ftesë në Pesë”.Kemi ndryshuar ngjyrimin.Duket si pak, por shkon përtej kësaj, sepse për kompaninë çdo gjë është investim. Është mbajtje e fjalës kundrejt autorëve që të jenë komodë që ta fillojnë sezonin sa më mbarë.
Kjo është një mega studio.Për arsye madhore që dihen, për arsyet e pandemisë, bëmë puntatën e parë. ‘Take me Out’ është një nga studiot më të mrekullueshme që ka bërë Topi. Kjo është gati me të gjitha parametrat ,shpresojmë që ta fillojmë, sepse do ishte një mrekulli, sikur ta fillojmë.

Studio e Luana Vjollcës, emisioni “Shiko kush Luan” ka mare edhe një sipërfaqe edhe njëherë më të madhe.Them që kjo e ka të fituar imazhin, duhet vetëm ta finalizojmë.

Jemi zhvendosur në studion e “Hell’s Kitchen”..

Kur je brenda një studioje kuzhinë, nuk mundesh ta mbash kuzhinë mirëfilli, sepse je në televizion. Këtë vit u investua edhe në teknologji, janë vënë lede të mëdhenj, sepse është televizion. Plus që kemi kuruar edhe shumë gjëra të tjera.Është ambient shume i kompletuar.

Gëzuar! Shpresojmë që sezonin e ri të jetë jo me ndërprerje dhe sëmundje, por të jetë sezon i mirë, i bardhë, i paqtë, shpresojmë!

Një sezon i hareshëm dhe i suksesshëm! Gëzuar!

Jetona Kocibelli

Top Channel