Ndodh në Afrikë/ I doli pula përpara, për ta shpëtuar shoferi “përfundon” në oborrin e shtëpisë …

28/08/2020 17:44

Një aksident disi i pazakontë është shënuar në qytetin Verulam të Afrikës së Jugut.

Shoferi i një makine tip “Ford Fokus”, për të shpëtuar një pulë që i zuri rrugën, ka përplasur makinën me murin e një shtëpie. Shoferi 41-vjeçar, ka rrëfyer policisë se fillimisht ishte përpjekur të shpëtonte një fëmijë që ishte duke vrapuar në rrugë dhe më pas përpara i doli një pulë, e për të shpëtuar atë ‘zgjodhi’ që të përplasej me murin e një shtëpie duke e shkatërruar atë, por edhe makinën me të cilën po udhëtonte.

Ndërkohë thuhet se shoferi së bashku me pasagjerin, një djalë 19-vjeçar, kanë pësuar dëmtime të lehta nga aksidenti dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel