Rasti që po “çudit botën”/ Pas 19 tamponëve dhe 170 ditëve në karantinë, gruaja del përsëri pozitive me COVID-19

28/08/2020 22:33

Italia është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koroanvirusit.

Madje atje, është regjistruar një nga rasti i një pacienti që po “çudit botën”. Nada Cava, 49-vjeçe nga Marche, ka që prej 13 marsit që qëndron në karantinë, pasi 19 tamponët që ka bërë këto pesë muaj e nxjerrin atë pozitive me COVID-19. Para infektimit, gruaja ka pas punuar në një supermarket, por gjatë kësaj kohe ajo e ka humbur atë vend pune. Gjëja e mirë në këtë histori, është fakti se Nada nuk ka shfaqur simptoma shumë të avancuara, por e kaloi me simptoma të lehta dhe në asnjë moment nuk iu rrezikua jeta.

“Unë nuk ndihem mirë tani, jam vërtetë e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më dërgojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të filloj së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu”, u shpreh 49-vjeçarja.

Si pasojë e sëmundjes, Nada nuk mori pjesë në funeralin e nënës së saj dhe dasmës së vajzës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel