Bashkitë larg futbollit/ Ligji i ri parashikon largimin e tyre si aksionarë të ekipeve

28/08/2020 19:47

Ne sallën e konferencave te stadiumit “Air Albania” u hodh shorti qe përcaktoi kalendarin e kategorisë superiore për sezonin e ardhshëm.

Qe viti 2020 nuk është normal u vu re dhe gjatë këtij eventi kur vazoja qe mbante goglat e shortit u thye.
Megjithatë pas këtij incidenti që i ndodhi sekretarit te përgjithshëm te Ilir Shulkut gjithçka vijoi normalisht dhe shorti rezervoi qe ne 12 shtator kampionati te nis me supersfidën Tirana –Kukësi, ndërsa javën e dytë Kukësi- Partizani.

Ndeshja me e rëndësishme e kampionatit tonë derbi Tirana-Partizani njësoj si sezonet e fundit edhe këtë herë do te luhet ne javën e 6.

Pas shortit kryetari i ligës Libohova dha një konferencë përpara mediave ku vijoi ne linjën e njëjtë sa i përket bojkotit te kampionatit qe kanë bërë ekipet e kampionatit shqiptar për shkak se presin qe qeveria te bej realitet ligjin e sportit.

Sipas tij kampionati nuk do te nis ne 12 shtator por ne rast se një nga klubet del ne fushë dhe kampionati fillon normalisht, ai premtoi se do te rishikoje pozicionin e tij ku nuk nguroi te pranojë se do jap dorëheqjen.

Top Channel