Plotësohet kuota në Kapshticë/ Video nga vargu i gjatë i mjeteve, qytetarët presin të kalojnë në Greqi

29/08/2020 11:35

Ende vijojnë radhët e gjata të makinave dhe qytetarëve që presin për të kaluar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Në pritje janë qindra automjete me gra fëmijë të moshuar e të sëmurë të cilët presin të kalojnë kufirin.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e Top Channel, duke shprehur shqetësimin e tij, ai thotë se sportelet janë mbyllur që në orën 08:30, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash për të kaluar kufirin.

Kujtojmë se, Greqia vendosi ditën e djeshme që të shtyjë edhe për 14 ditë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Kështu, mbeten në fuqi kufizimet në numrin e udhëtarëve nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshtocës (750 persona në ditë Kakavija dhe 300 Kapshtica).

Deri në datën 15 shtator do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Mbetet në fuqi detyrimi për te treguar test pcr negativ i kryer brenda 72 orëve nga hyrja në Greqi. Gjithashtu mbetet në fuqi ndalimi për hyrjen e turistëve nga Shqipëria deri në datën 15 shtator.

Top Channel