Vijojnë replikat/ Rama- Bashës: Ti do teatër vëlla që të zbavitësh ata që të vijnë në shfaqje

28/08/2020 18:13

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e siguruar se s’ka as negociata dhe as marrëveshje.

“Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!”, shkruan më tej Rama.

Postimi i plotë:

“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!”.

Top Channel