Publikohet lista e kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, risi lojtari i Interit

29/08/2020 11:11

Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka shpallur listën e futbollistëve për National League, 4 shtator, përballë Bjellorusisë dhe 3 ditë më pas me Lituaninë.

Risia në listën e kuqezinjve është Ramën Çepele, pjesë e ekipit të të rinjve të Interit.

Mbrojtësi 17-vjeçar është pjesë e moshave të Interit, ndërkohë që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Italisë U-17.

Lista e Kombëtares:

Në portë janë thërritur Berisha, Strakosha dhe Hoxha

Në mbrojtje janë thërritur Mihaj, Dermaku, Djimshiti, Kumbulla, Veseli, Trashi,Çepeli, Hysaj,Memolla

Në mesfushë, Lenjani, Gjasula,Ramadani, Abrashi, Bare, Selahi, Laçi, Roshi, Ozuni

Të rinjtë e thërritur në Kombëtare, Çepele, Qazim Laçi dhe Armando Broja, mungon Vrioni

Në sulm janë thërritur, Kamberi, Sadiku, Broja,Balaj, Cikalleshi, Manaj

Top Channel