Ballë për ballë njëra-tjetrës! Shikimi i ftohtë i Melania Trump ndaj Ivanka-s (Foto+Video)

28/08/2020 17:37

Melania dhe Ivanka Trump nuk po kalojnë një raport të shkëlqyeshëm me njëra-tjetrën.

Kjo u pa dhe në skenën e Konventës Kombëtare Republikane të enjten, ku e bija e presidentit i hodhi një vështrim fare të ftohtë Melanias. Teksa po hipte mbi skenë për t’u vendosur përbri babait, Ivanka i hedh një vështrim të ftohtë e të thatë Melanias.

Ndërsa kjo e fundit i dhuroi një buzëqeshje ironike dhe më pas, bën një mimikë që nuk kaloi pa u vu re nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët menjëherë nisën të postonin video e foto të momentit. Madje njëri prej tyre shkruan:
“Quajeni një hudhër, por nuk mendoj se Melania e pëlqen shumë Ivanka. Për këtë, ne mund të pajtohemi”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel