Mes pritjes së rinovimit me Ibrën dhe negociatave për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve të tjerë, Milano po punon edhe për afrime të reja dhe sipas mediave spanjolle, ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit për sulmuesin e talentuar Brahim Diaz.

Klubi kuqezi ka gjetur gjithën e përbashkët me realin e Madridit, për të transferuar sulmuesin në huazim me të drejtë blerjeje pas një viti, ndërsa detajet e dhe kostot e kësaj marrëveshjeje nuk janë bërë ende të ditura.

Po sipas mediave spanjolle, aktualisht zyrtarizmi po mbahet pezull nga vetë Brahim Diaz, i cili është me pushime dhe ka kërkuar edhe pak ditë kohë për t’u menduar, para se të pranojë transferimin në Milano.

Sulmuesi 21-vjeçar iu bashkua Realit të Madridit një vit më parë ,kur u transferua nga Manchester City, numëron vetëm 10 prezenca me fanellën “merengues” dhe duke parë numrin e shumtë të futbollistëve të avancuar në organikën e Zidane, është gati të largohet për të gjetur hapësira loje.

Nga ana tjetër te Milani shpresojnë që me Brahim Diaz të kenë të njëjtin sukses si me francezin Theo Hernandez, i cili erdhi te kuqezinjtë një vit më parë nga Reali dhe u shndërrua shpejt në një nga liderët e formacionit milanez.

Top Channel