Para dhe Pas/ Pamjet satelitore tregojnë shkatërrimet kolosale që Uragani Laura ka shkaktuar në SHBA

28/08/2020 18:07

Uragani Laura, më i fuqishmi që ka goditur SHBA-në këtë vit, është zhvendosur nëpër Luziana duke udhëtuar më në veri, pasi kërcënoi me një stuhi të papërballueshme bregun.

Stuhia u përplas mbi Luzianën perëndimore gjatë natës, me erëra që kapnin shpejtësinë e 240 kilometrave në orë dhe që kanë shkaktuar dëme katastrofike.

Ndërkaq, së fundmi CNN ka publikuar pamje nga satelitët që e tregojnë më të detajuar shkallën e shkatërrimit. Gjithçka që duket në pamje janë ndërtesa të shkatërruara dhe inerte të shpërndara në çdo cep.

Shumë vende janë ende të përmbytura nga uji, e ndërsa dikur ekzistonte një vijë e pastër ku rëra takohej me plazhin në Crole, Luiziana, gjeografia tani ka ndryshuar dhe pjesë të tëra të plazhit mungojnë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel