Kamionisti torturohet për vdekje nga prindërit pasi vajzat e vogla gënjyen duke thënë se “i preku” kur i mori në makinë

28/08/2020 16:55

Dy prindër që morën në dorë ligjin për t’i dhënë dënimit atij që besonin si “pedofil” po përballen tashmë me akuza vrasjeje e torture ndaj një njeriu të pafajshëm.

Policia tha se vajza dhjetë vjeçare kishte thënë me shaka se shoferi Dmitry Chikvarkin, 48 vjeç, i kishte prekur atë dhe një vajzë tre-vjeçare që ishte bashkë me të.

Shoferi i kishte transportuar për një distancë dy vajzat me kërkesën e prindërve.

Kur nëna e tre-vjeçares Valeria Dunaeva, 25 vjeçe, erdhi për t’i marrë vajzat, ato i thanë se Chikvarkin ‘i kishte prekur poshtë mesit’, tha policia.

Dunaeva ishte tërbuar dhe i tha të dashurit të saj 33 vjeçarit Sergey Chabin, i cili është baba i vajzës dhjetë-vjeçare.

Dyshja mori dhe tre miq të tyre dhe shkuan për të sulmuar shoferin e kamionit në një sulm barbar.

Një zyrtar i policisë tha për rrjetin vendas Znak: “Ata gjetën burrin që kishte transportuar vajzat. Fillimisht ai ishte përdhunuar në anus me një tub metali. Më pas me të njëjtin tub ata e qëlluan në kokë, duke i thyer kafkën”.

Kujdestarja e dy vajzave – teze e ish-burrit të Dunaeva – gjithashtu u sulmua teksa përpiqej të mbronte të njohurin e saj Chikvarkin.

Shoferi i kamionit, baba i një vajze gjashtë vjeçare, ishte gjallë kur grupi u largua, por vdiq më vonë nga plagët në kokë.

Një mik i tij tha për mediat: “Ai vetëm po i ndihmonte fëmijët, por u vra për këtë. Ai nuk do të lëndonte kurrë fëmijë”.

Pas marrjes në pyetje të vajzave policia tha se pretendimi i tyre ishte një gënjeshtër.

Dunaeva, Chabin dhe bashkëpunëtori i tyre Mikhail Ivanov, 27 vjeç, tashmë janë arrestuar.

Mediat thonë se ata do të akuzohen për ‘vrasje me mizori të veçantë, me bashkëpunim paraprak’.

Dy sulmues të tjerë janë në arrati.

FOTO GALERI
1/3
Dmitry Chikvarkin, 48 vjeç i kishte transportuar për një distancë dy vajzat me kërkesën e prindërve.

Top Channel