8 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë Librazhd si të dyshuar për vjedhjen e një shumë parash në banesën e shtetasi B.Sh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në Prrenjas të Librazhdit, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi parash shtetasi t B.Sh. në banesën e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte duke u kthyer për në banesën e tij.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.

Top Channel