E premte, 19 Qershor 2020
05:42
Frutat e ëmbla/ A duhen shmangur nga diabetikët dhe cila është sasia e duhur

Ka shumë pretendime sipas të cilëve, diabetikët duhet të qëndrojnë larg disa ushqimeve të caktuara, për shkak të sheqerit që ato përmbajnë. Në këtë listë të ‘ndaluar’ të ushqimeve përfshihen edhe frutat që kanë më shumë sheqer se të tjerat. Megjithatë, sipas informacioneve, kjo nuk do të thotë se diabetikët nuk duhet t’i hanë ato.

05:21
5 arsye përse duhet të pini lëng portokalli çdo ditë

Lëngu i portokallit është ndër lëngjet më të njohura në të gjithë botën. Të pish një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes është thuajse po aq popullore sa të pish një filxhan kafe. Kjo pasi mund ta përgatisni shumë lehtë edhe në shtëpi, sidomos në vendet e Mesdheut ku klima e ngrohtë i dhuron agrumeve një shije fantastike.

04:59
Njihuni me bimën që rritet në Shqipëri dhe konsiderohet si shëruese e fortë

Pupëza ose Rudbekia është pjesë e së njëjtës familje botanike të luledeles. Kjo barishte në dukje e zakonshme është në të vërtetë shumë e fuqishme. Lulet, gjethet dhe rrënjët e kësaj bime janë pjesë e disa kurave natyrale. Në Shqipëri, pupëza ose rudbekia bëjnë pjesë në listën e bimëve mjekësore që mblidhen për llogari të pikave të grumbullimit të bimëve të egra në natyrë dhe pjesa më e madhe dërgohet për eksport.

04:35
Trajtimi me portokall që largon të gjitha shenjat nga fytyra

Kur ekspozimi i lëkurës me diellin dhe faktorët e jashtëm është i madh edhe kujdesi për të duhet të jetë i tillë. Mendoni për fytyrën e cila është nën kontakt të përhershëm me ambientin dhe çdo gjë që e rrethon, duke u bërë kështu një nga pjesët me delikate dhe të vështira të trupit. Përsëri e përsëri zgjidhja për të gjitha pyetjet tuaja gjendet tek produktet shumë të mira natyrale.

04:18
Kërkuesit izraelitë krijojnë maskë që vret koronavirusin

Kërkuesit izraelitë thonë se kanë krijuar një maskë të ripërdorshme mbrojtëse që mund të vrasë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji përmes një karikuesi telefoni celular. Në këtë mënyrë ajo vetë-dezinfektohet dhe procesi merr vetëm 30 minuta kohë. Përdoruesit, sipas kërkuesve, nuk duhet ta mbajnë maskën të vendosur ndërkohë që ajo është në korent.

04:00
BE-ja zgjat sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet e vendosura mbi aneksimin e “paligjshëm” nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

03:36
Gjykata Supreme vendos kundër planit të Trumpit për t’i dhënë fund programit DACA

Gjykata Supreme amerikane ka refuzuar përpjekjen e presidentit, Donald Trump që t’i japë fund programit që mbron imigrantët pa dokumente, që kanë ardhur në SHBA kur kanë qenë minoren.

03:11
Facebook, Google dhe Twitter, dëshmi në Kongres për sigurinë e zgjedhjeve

Zyrtarë të lartë nga kompanitë Facebook Inc, Google dhe Twitter Inc u shfaqën nga distanca para ligjvënësve amerikanë të enjten në një seancë dëgjimore mbi ndikimin e huaj dhe sigurinë e zgjedhjeve.

02:42
San Francisko, një program që ndihmon restorantet dhe njerëzit në nevojë

Kur pandemia e koronavirusit goditi vendin, miliona qytetarë të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuara dhe të tjerë u shkëputën nga burimet e tyre të zakonshme të ushqimit. Në të njëjtën kohë, restorantet u detyruan të mbylleshin dhe të pushonin nga puna personelin e tyre. Në San Francisko, një bukëpjekëse e shkathët po siguron mbështetje duke lidhur bizneset e ushqimit me ata që kanë nevojë për ushqime. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble sjellë hollësitë.

02:24
SHBA, demokratët përpiqen të bllokojnë tërheqjen e trupave nga Gjermania

Ligjvënësit demokratë në Kongres paraqitën një legjislacion të enjten për të bllokuar planin e Presidentit Donald Trump për të tërhequr 9.500 trupa amerikane nga aleati i ngushtë, Gjermania, duke ndaluar përdorimin e fondeve për tërheqjen e forcave amerikane nga Evropa pa miratimin e Kongresit.

01:55
Trump sulmon ish-këshilltarin Bolton rreth librit të ri

Presidenti i SHBA Donald Trump ndërmori një sulm të ashpër të enjten kundër ish-këshilltarit të tij të sigurimit kombëtar John Bolton, pas botimit prej zotit Bolton të një libri të ri, ku e quan presidentin një komandant të përgjithshëm “të paparashikueshëm” dhe “të painformuar, aq sa të habit”. Në një seri komentesh të hidhura në Twitter, Presidenti Trump tha se libri i zotit Bolton është “një përmbledhje gënjeshtrash dhe historish të sajuara.” “Të gjitha janë me qëllimin për të më paraqitur në dritë të keqe. Shumë prej deklaratave qesharake që ai më atribuon nuk janë bërë kurrë, janë trillime të pastra. Thjesht përpiqet të marrë hak për faktin që e shkarkova, si një qenush i neveritshëm që është,” shkruan Presidenti Trump.

01:36
Këtë fundjavë mund të shihet eklipsi i diellit

Këtë fudnjavë, vëzhguesit e qiellit në hemisferën lindore, do të mund të ndjekin eklipsin unazor të diellit, në kulmin e solsticit të verës. Ky lloj eklipsi karakterizohet nga unaza mahnitëse e zjarrit, pasi nuk është një eklips total dhe pjesa anësore e diellit mund të vazhdojë të shihet përreth hënës.

01:09
Franca merr vendimin, nuk mbyllemi edhe me valën e dytë të Covid-19

Edhe pse një valë e dytë e koronavirusit është e “mundur”, një karantinë e dytë e përgjithshme nuk do të ndodhë. Një rikthim i izolimit total do të ishte i pamundur për arsye ekonomike dhe sociale, deklaroi përpara komisionit parlamenetar hetimor mbi menaxhimin e pandemisë profesori Jean-Francois Defraissy, kreu i Këshillit shkencor, me të cilin konsultohet qeveria franceze për vendimin që është duek marrë gjatë përballjes me krizën e Covid-19.

00:45
Rrëzohet edhe propozimi i dytë/ Formula e opozitës për KQZ, PS nuk e pranon në Këshillin Politik

As propozimi i dytë i demokratëve nuk arriti të kënaq socialistët që të jepnin dritën jeshile për kompozimin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

00:13
Provim i pazgjidhshëm”, Maturantja: Ju përgjigja gabim pyetjes së “Turit” që u hodh nga varka

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po diskutohet për provimet e maturës shtetërore, konkretisht për provimin e gjuhë-letërsisë. Të ftuar në emision ishin edhe disa maturantë, të cilët e konsideruan një pjesë të testit.

E enjte, 18 Qershor 2020
23:59
Reali ndjek Barcelonën, fiton 3-0 ndaj Valencias

Real Madridi ndjek “këmba-këmbës” Barcelonën. Skuadra mbretërore shkatërroi 3-0 Valencian në stadiumin “Alfredo di Stefano” dhe rikthen diferencën prej vetëm dy pikësh me “blaugranat”.

23:37
Provimet e maturës/ Rezana Vrapi: Nuk kishte probleme në provim, ja sa maturantë iu përgjën saktë “Turit”

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po diskutohet për provimet e maturës shtetërore, konkretisht për provimin e gjuhë-letërsisë.

23:08
A do të ketë një paketë të tretë ekonomike? Ja si përgjigjet ministrja Denaj në Open

Në Open në Top Channel po flitet për krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia e Covid-19. E ftuar në emisionin, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli paketën e tretë. Denaj tha se nuk ka paketë të tretë ekonomike.

23:06
Sa persona humbën punën nga pandemia? Ministrja Denaj përgjigjet në Open

Në Open në Top Channel po flitet për krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia e Covid-19. E ftuar në emisionin, ministrja e Financave dhe Ekonomisë dha shifra se sa persona janë larguar nga puna për shkak të pandemisë.

23:04
​Kosnett: SHBA mbetet partner kyç për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se vendi i tij mbetet përkrahës i vazhdueshëm dhe partner kyç për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

22:56
Mësuesit në turmë dhe pa maska/ Shkelen rregullat e mbrojtjes nga Covid-19

“Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi”, ky ishte urdhëri i kryeministrit Edi Rama pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus por është ora 6:30 e mëngjesit e 18 qershorit , ende pa mbaruar gjendja e jashtëzakonshme për shkak të covid 19dhe mësuesit qëndrojnë pranë njëri tjetrit sikur të mos kishte pandemi.

22:52
Këngëtarja legjendare/ Vera Lynn vdes në moshën 103-vjeçare

Këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, e cila ndihmoi të mbahej lart morali gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Lynn, e konsideruar një ikonë e vërtetë në vend, ka qenë gjithmonë një prej këngëtareve më të dashura të Britanisë.

22:50
Britania, Covid/ Vdes foshnja 13 ditëshe

Një bebe e shëndetshme 13 ditëshe është viktima më e re e Covid 19 në Britaninë e Madhe. Lajmin e dhanë krerët vendas të shëndetësisë të cilët njoftuan se bilanci i jetëve të humbura nga koronavirusi në vend u shtua me 69 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit. Foshnja nuk dihet të ketë pasur ndonjë sëmundje tjetër, ndaj rasti i saj ka shkaktuar tronditje në vend.

22:50
Në kohën e Covid/ Turqia sulmon kurdët

Në kohën kur vëmendja e të gjithë botës është fokusuar tek pandemia e koronavirusit, Ankaraja duket se i është rikthyer objektivave të vjetër. Ministria e mbrojtjes tha se ushtria turke ka sulmuar mbi 500 pozicione të militantëve kurdë në veri të Irakut, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).Operacioni kundër PPK-së nisi kundërpërgjigje ndaj disa sulmeve që kurdët, sipas ministrisë, kryen ndaj bazave ushtarake turke.

22:48
Skenari horror/ SHBA, 200.000 të vdekur deri në tetor!

Modeli i fundit i Institutit Health Metrics në Universitetin e Washingtonit tregon se brenda 1 tetorit, në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi mund të mbërrijë në 200.000, një shifër kjo më e lartë sesa përllogaritjet e fundit. Instituti pretendon se vdekjet ditorë duhet të nisin të shtohen në muajin shtator. Arsyeja kryesore sipas tij për një shtim të tillë të parashikuar viktimash janë “ rritja e lëvizjes dhe heqja dorë nga distancimi social”.

22:47
Epidemia Maqedoni/ Të prekurit nuk tregojnë simptomat

Nuk frenon epidemia në Maqedoninë e Veriut; vendi fqinj ka regjistruar 6 vdekje dhe 182 raste të tjera gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë dy nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe dy nga Tetova.

22:46
Franca, edhe me valën e dytë s`ka më mbyllje!

Edhe pse një valë e dytë e koronavirusit është e “mundur”, një karantinë e dytë e përgjithshme nuk do të ndodhë. Një rikthim I izolimit total do të ishte I pamundur për arsye ekonomike dhe sociale, deklaroi përpara komisionit parlamentar hetimor mbi menaxhimin e pandemisë profesori Jean-Francois Defraissy, kreu i Këshillit shkencor, me të cilin konsultohet qeveria franceze për vendimin që është duek marrë gjatë përballjes me krizën e Covid 19.

22:30
Pse disa çifte e kanë të vështirë ngjizjen e bebes? Zbulohet dilema

Mikrobiologu i njohur  E’them Ruka nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se përse disa çifte e kanë të vështirë ngjizjen e bebes.

22:21
Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se do të refuzonte anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse Beogradi nuk përfiton në këmbim të njohjes së Kosovës dhe heqje së pengesave për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

22:16
Prindërit e detyronin të pinte tre litra ujë, ndërron jetë 11-vjeçari

Një çift në SHBA, është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se kanë detyruar djalin e tyre 11-vjeçar të pinte gati tre litra ujë në vetëm katër orë.

22:12
‘Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u dhatë shqiptarëve’- plas debati mes Sejaminit dhe ministres

Debate të shumta po zhvillohen në Open në Top Channel ku është e ftuar ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj. Një debat i fortë u zhvillua mes Neritan Sejamini dhe ministres Denaj.

21:59
Ministrja Denaj: 7 mijë punonjës nuk kanë marrë pagën e luftës, ja si do procedohet

Në Open në Top Channel po flitet për ekonominë  e vendit pas pandemisë së Covid-19 dhe për dhënien e pagës së luftës. E ftuar në emision ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Dena dhe shifrat për dhënien e pagës së luftës.

21:57
Fiks Fare/ Përgjegjësja e kopshtit refuzon fëmijën: “Jeni të dyshuar për covid”!

Fiks Fare trajtoi problemin e një çifti prindërish në Institututin Bujqësor në Tiranë. Fëmija i tyre nuk pranohëj në çerdhe, pasi përgjegjësja e kopshtit kishte  dyshime se mund të ishin të infektuar me coronavirus.

21:56
Paga e luftës/ Ministrja e Ekonomisë: Kemi paguar më shumë njerëz se sa kishim planifikuar

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka qartësuar edhe një herë në emisionin “Open” në Top Channel, pagën e luftës në këtë kohë koronavirusi.

21:52
Prifti rus mohues i koronavirusit merr peng me armë manastirin pas përjashtimit

Një prift rus mohues i koronavirusit, ka bastisur manastirin nga i cili ishte përjashtuar duke u rikthyer i shoqëruar nga roje të armatosura.

21:34
Momente dramatike! Dy-vjeçarja rrezikon të bie nga kati i pestë i ndërtesës…

Një vajzë dy vjeçare, ka rrezikuar së tepërmi të bie nga kati i pestë i një pallati, por fatmirësisht një fqinj është shfaqur dhe ka arritur ta shpëtojë. Vogëlushja ishte vetëm në shtëpi, pasi e ëma kishte shkuar me të vëllanë në spital, sepse ky i fundit ishte sëmurë. Vajza kishte dalë në ballkonin e apartamentit të tyre dhe ka ngecur në hapësirat ndarëse të ballkonit prej hekuri.

21:16
Trump kërkon të ndalojë me çdo kusht librin e këshilltarit të shkarkuar John Bolton

Administrata e presidentit Donald Trump po bën përpjekjet e fundit për të ndaluar publikimin e një libri të ri nga këshilltari i shkarkuar i sigurisë John Bolton, i cili mes të tjerave shkruan në të se Donald Trump ka kërkuar ndihmë nga Kina për rizgjedhjen sivjet.

21:15
U prek nga Koronavirusi/ Flet aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj: Jam shumë mirë, nuk kam asnjë simptomë

Aktori i “Portokallisë”,  Florian Binaj konfirmon në “Open” se është i prekur nga koronavirusi.

21:04
Sezoni 2/ Seriali “DYNASTY – DINASTI” në Top Channel

Premiere Serial “DYNASTY – DINASTI” 

21:01
Çdo të premte/ Real Talk me Aventurierët!

Të rinjtë më të famshëm rikthehen në ekran pas aventurës së tyre të parë.

20:53
Daily Mail: Majmuni “i dehur” vrau një person dhe plagosi 250 të tjerë, autoritetet vendosin që…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi. Një majmun “i dehur” ka vrarë një person dhe ka plagosur 250 të tjerë, pasi u tërbua kur i mbaroi furnizimi me pije.

20:35
Iran/ Babai vret bijën 22 vjeçare se “erdhi vonë” në shtëpi

Irani është tronditur nga një tjetër “vrasje nderi” pasi një 22-vjeçare është sulmuar për vdekje nga babai i saj.

20:24
Reagimet e pedagogëve për provimet, Besa Shahini: Keni frikë nga kërkesat e kohës

Ministria e Arsimit Besa Shahini nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me komentet që kanë bërë pedagogët në lidhje me provimet e maturës ku i Letërsisë ka qenë më i kritikuari për shkak të gabimeve.

20:05
Ndërrojnë jetë dy persona nga Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 41 numri

Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht perpjekjeve të stafit mjekësor.

20:02
​83 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 83 raste.

20:01
​Lajçak: Dyshoj se një marrëveshje e mirë mund të arrihet pa ndërmjetësimin e BE-së

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka shfaqur dyshime se një marrëveshje e mirë mes dy shteteve mund të arrihet pa ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

19:50
FOTO/ Koronavirusi i anuloi planet e dasmës, të moshuarit surprizojnë çiftin…

Një çift në Britaninë e Madhe, u detyrua të anulonte ceremoninë e tyre  martesore për shkak të koronavirusit. Megjithatë dasma e tyre u realizua në shtëpinë e kujdesit  të moshuarve, ku edhe punojnë. Lisa Sellens dhe bashkëshorti i saj Shane White, kishin kursyer të ardhura për të realizuar një ceremoni martesore në Majorca të Spanjës.

19:49
Fotot e përkryera të gjuajtësve F-15 në ‘re sonike’ gjatë fluturimit të ulët

Kjo më sipër mbahet si fotoja e përkryer e momentit kur një gjuajtës amerikan F-15 i forcave britanike krijon rreth vetes atë që njihet si reja e tij sonore, një kombinim i rrallë shpejtësie, temperature, lagështire e presioni.

19:42
Skadoi klauzola e largimit me zero euro, Messi te Barça deri në 2023-in!

Klauzola në kontratën e Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona me 0 euro tashmë ka skaduar pasi ylli argjentinas as që e mendon lamtumirën nga Barça në këtë fazë të karrierës.

19:40
Interi blindon Brozovic, me një kontratë të re pa klauzolë!

Marcelo Brozovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit. Mesfushori është në qendër të projektit të zikaltërve dhe për të mënjanuar çdo surprizë të pakëndshme, drejtuesit e klubit i kanë ofruar kroatit rinovimin e kontratës deri në vitin 2023 shoqëruar edhe më një rritje page të konsiderueshme.

19:38
Theo Hernandez i premton besnikëri Milanit: Jam entuziast, nuk largohem këtë verë

Theo Hernandez ka qenë një nga zbulimet më të bukura të Milanit të këtij sezoni, pasi mbrojtësi francez është ambientuar menjëherë në Milano dhe ka treguar gjithë potencialin e tij.

19:37
Rangnick jep miratimin, Milani bën ofertën zyrtare për sulmuesin serb

Objektivi kryesor i Milanit gjatë merkatos së verës është sulmuesi serb i Realit të Madridit, Luca Jovic, i cili ka pëlqimin e trajnerit të ardhshëm të kuqezinjve, Ralf Rangnick dhe për më tepër, në Milano do të gjente partnerin e tij të preferuar, Ante Rebic.

19:36
Conte: Ndërprerjen e kemi shfrytëzuar për t’u përmirësuar, tani të “ngremë stekën”

Ndërprerja e futbollit solli një humbje të madhe ekonomike për thuajse të gjithë klubet, por trajneri i Interit, Antonio Conte është munduar të gjejë gjërat pozitive edhe në këtë situatë, gjë që e ka zbuluar në një intervistë për mediat kineze.

19:35
“Përshtatet në mënyrë të përsosur te Freiburg!”, Abrashi firmos rinovimin

Ndonëse ka luajtur vetëm 11 takime këtë sezon, kjo për shkak edhe të problemeve fizike, Amir Abrashi vijon të gëzojë respekt te klubi i Freiburgut dhe për këtë arsye palët kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës.

19:34
Sarri në hall, Juvja nuk humbi vetëm finalen, por dhe dy futbollistë

Humbja në finalen e Kupës së Italisë ka lënë shije të hidhur në shtëpinë e Juventusit. Bardhezinjtë kanë nisur përgatitjet sot për ndeshjen e radhës në kampionat, por lajmet nga infermieria nuk janë pozitive.

19:32
Egbo heq presionin: Finalja e radhës, Zoti do të na e shpërblejë

Ndeshja me Teutën i përket së shkuarës, tashmë është momenti qe skuadra e Tiranës t’i kthehet rezultateve pozitive, për të mos e rrezikuar më shumë vendin e parë. Pavarësisht humbjes me Teutën, që erdhi pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive, trajneri Egbo reflekton qetësi. Sipas tij, skuadra duhet të mendojë vetëm për sfidat në vazhdim.

19:23
Itali/ Rritet numri i viktimave dhe rasteve

Në Itali janë regjistruar 333 raste të reja me koronavirus dhe 66 viktima, duke shënuar një rritje të bilancit në krahasim me ditët e kaluara.

19:17
Takimi me liderët, Hoti: Ishte i suksesshëm

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit me liderët politikë, tha se ata i dhanë mbështetje qasjes së qeverisë për dialogun me Serbinë. Kryeministri Hoti, tha se takimi i parë formal me liderët e partive politike, ka qenë “i suksesshëm”.

19:05
15 miq infektohen me koronavirus në bar ditën e parë pas izolimit

Një grup prej 15 miqsh u infektuan me koronavirus pasi u mblodhën në një bar për herë të parë pas zbutjes së kufizimeve në Florida të SHBA.

19:00
Nuk pranohet propozimi i dytë i opozitës për KQZ-në

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik dhe për ditën e sotme, ku bëhet me dije se Rudina Hajdari ka munguar.

18:45
FOTO/ Nuk e dinte se ishte shtatzëne, 32-vjeçarja lind në tualet…

Një grua në Britaninë e Madhe, e cila kishte përdorur pilula kontraceptivë për të parandaluar një shtatzëni të katërt, thotë se nuk e dinte se ishte shtatzëne, derisa  solli në jetë vajzën në tualetin e shtëpisë. Grace Meachim, 32-vjeçe ka rrëfyer se nuk e dinte se ishte shtatzëne deri në momentin kur një mbrëmje shkoi në tualet dhe kuptoi se i kishte ardhur momenti i lindjes.

18:36
Makina përplas 20 vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur në Bathore pasditen e sotme ku një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar makinën e 20 një vjeçari i cili ka mbetur i lënduar.

18:30
Vala e dytë e koronavirusit/ Pekini izolon 21,000,000 persona

Pekini tha sot se ka rivendosur kufizimet e karantinës për rreth 21 milionë njerëz mes frikave për valën e dytë të koronavirusit dhe përhapjes në rajone të tjera.

18:27
Fakte të reja nga rrëzimi i helikopterit ku humbi jetën Kobe Bryan, e bija dhe tetë persona të tjerë/ Autoritetet: Piloti tha se…

Mediat Britanike kanë publikuar fakte të reja në lidhje me rrëzimin e helikopterit, ku humbi jetën ish-legjenda e NBA-s Kobe Bryant, e bija dhe tetë persona të tjerë. Sipas The Sun, hetuesit federal kanë zbuluar se piloti Ara Zobyan u ka thënë kontrolluesve të trafikut ajror se helikopteri po ngjitej në lartësi për t’i shpëtuar mjegullës, por në fakt në ato moment helikopteri po rrëzohej në tokë.

18:08
Erion Braçe prek me postimin për Rudina Hajdarin: Një fjalim të tillë nuk e kemi parë kurrë në kuvend më parë

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale ka vlerësuar fjalimin që deputetja Rudina Hajdari mbajti në Kuvend për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga KPA.

17:57
Kina shfaq fuqinë e zjarrit në Himalaje pas kërcënimeve të Indisë për hakmarrje

Kina ka publikuar sot pamje të manovrave ushtarake me zjarr në rrafnaltat e Tibetit, pas rritjes së tensioneve me Indinë.

17:36
Ngjela në Top Talk: Hetimi për Metën do të vazhdojë. Presidenti bëri autogol me shkarkimin e Dvoranit

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Gjatë fjalës së tij avokati foli dhe për shkarkimin e ish-anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ardian Dvoranit. Ndër të tjera Ngjela argumentoi se përse ky shkarkim është në dëm të presidentit Ilir Meta.

17:30
Tiranë/ Dy aksidente në pak minuta

Dy aksidente në pak minuta kanë ndodhur në Tiranë pasditen e sotme.

17:27
CoVid-19/ Tjetër mbështetje për Shqipërinë, Manastirliu-Soreca: Forcohen kapacitetet spitalore

“Do të garantojmë terapitë e mjekimit për COVID19 dhe do të rrisim kapacitetet e terapive intensive edhe në spitalet rajonale”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë ceremonisë së dorëzimit nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të pjesës së tretë të ndihmës së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të mbështetjes për përballimit e situatës së shkaktuar nga COVID19.

17:23
Veliaj: Fondi i tërmetit është për familjet në nevojë, jo për dikë që ka dy apo tre shtëpi

Fusha e Aviacionit është destinacioni më i ri dhe më i bukur për fëmijët e Njësisë 7 në Tiranë. Pas çlirimit nga zaptimet pa leje, Bashkia e Tiranës e ka transformuar të gjithë zonën, duke e kthyer në një park me 4 ishuj çlodhjeje dhe argëtimi për komunitetin, si dhe lodra për fëmijët.

17:19
Biografia/ Gruaja e presidentit Emmanuel Macron e njohu atë kur ishte 15 vjeç

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte vetëm 15 vjeç kur u njoh me gruan e tij, Brigitte Trogneux, që është 25 vjet më e madhe.

17:10
Reagon Ngjela për shkarkimin e Fatmira Hajdarit: E kam mike, por dua më shumë të vërtetën

Në studion e emisionit “Top Talk”  drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, njëherësh mamaja e deputetes Rudina Hajdari. Në lidhje me këtë vendin reagoi dhe avokati Ngjela.

17:07
Ja çfarë do të bëjë Kim Kardashian për reformën në burg…

Kim Kardashian prej kohësh është përfshirë seriozisht në karrierën e saj të re si avokate.

16:56
Ish-shoku i ekipit nxjerr “të palarat” e Adil Rami dhe Pamela Anderson. Bënin seks 12 herë në një natë

Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze, Adil Rami, para disa kohësh ishte në një lidhje dashurore me aktoren 52-jeçare Pamela Anderson. Ish-qendërmbrojtësi i Milanit dhe Marseille pati një lidhje dy vjeçare me bukuroshen e Baywatch, para se t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2019.

16:38
Dafina, bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B

Pak ditë më parë Dafina Zeqiri u shpreh në një intervistë se albumi i ri “Dafinë Moj” ka një vend të veçantë në zemrën e saj, kjo sepse pjesë e tij do të jetë edhe mamaja e saj, me një dedikim për të.

16:36
Shiste hashash në doza të vogla, arrestohet 32-vjeçari

Një shtetas ka rënë në pranga pasi shiste hashash në doza të vogla. Personi i arrestuar është E.P 32-vjeç dhe i janë gjetur 342 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

16:32
Rriten mesataret për të vazhduar shkollën e lartë dhe master, për t’u bërë mësues duhet mbi 8-ë

Ministrja e arsimit Besa Shahini në një seancë plenare e kishte paralajmëruar këtë ndryshim me synimin e përmirësimit te cilësisë se studentëve.

16:28
India thotë se trupat e ushtarëve të vrarë nga Kina janë masakruar me shkopinj gjatë përleshjeve barbare

India tha sot se ushtarët e saj të vrarë ishin gjymtuar pasi u rrahën për vdekje nga trupat kineze, si dhe ka treguar pamje të shkopinjve me gozhda që sipas tyre janë përdorur në përleshjen në zonën kufitare të Himalajave.

16:25
Tirana International Airport: Ja udhëtimet e konfirmuara për nesër

Tirana International Airport ka publikuar fluturimet që janë të konfirmuara për nesër.

16:03
VIDEOT që zbuluan vrasësit/ Arrestohet i dyshuari se ekzekutoi Hekuran Billën

Policia e Tiranës vuri në pranga një nga bashkëautorët e vrasjes së Hekuran Billës ngjarje që një javë më parë në zonën e Komunës së Parisit.

15:54
Shëngjini me gërmadha/ IKMT shembi 18 objekte pa leje ndërtimi

Në Shëngjin janë prishur 18 objekte pa leje ndërsa në Tale janë prishur 17 ndërtesa.

15:48
Dështon shembja me shpërthim/ Tiranë, pallati për Unazën e Re rrëzohet me fadromë

Këto janë rrënojat e një godine gjashtë katëshe në zonën e shkozës për të cilën Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vendosi ta shemb më shpërthim të kontrolluar për ti hapur rrugë vazhdimit të projektit të unazës së re për lotin e tretë.

15:45
Video/ Shoqërimi i gazetarit në Lezhë, Meta: Dënoj rastet e dhunës policore mbi gazetarët!

Presidenti Ilir Meta ka dënuar rastin e shoqërimit të gazetarit në Tale të Lezhës duke e cilësuar atë si akt pa asnjë shkak të justifikuar ligjor.

15:39
“Ndryshime në aktin normative”/ Manastirliu në Kuvend: Fuqizojmë terapitë intensive, më e keqja nuk do vijë nëse …

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar në Kuvend se sistemi shëndetësor po vijon të përforcojë kapacitetet për terapinë intensive si dhe pajisjen në mënyrë të vazhdueshme të stafeve mjekësore me mjete të mbrojtjes personale në kuadër të luftës ndaj COVID19.

15:30
Tërmeti 7.3 ballë godet ishujt Kermadec në veri të Zelandës së Re

Një tërmet tepër i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë është ndjerë në Ishujt e Veriut në Zelandën e Re, veçanërisht përgjatë bregdetit lindor.

15:23
Mësuesit në turmë, pa maska/ Shkelen rregullat e mbrojtjes nga Covid-19

“Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi”, ky ishte urdhri i kryeministrit Edi Rama pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus por është ora 6:30 e mëngjesit e 18 qershorit , ende pa mbaruar gjendja e jashtëzakonshme për shkak të covid 19 dhe mësuesit qëndrojnë pranë njëri tjetrit sikur të mos kishte pandemi.

15:16
Do zbardhen paratë në offshore/ Bëhet gati ligji për regjistrimin e pronarëve shqiptarë

Qeveria ka nisur konsultimin publik për një projektligj përmes të cilit synohet identifikimi të gjithë shqiptarëve që kanë para në parajsat fiskale.

15:13
PD ndryshon kërkesat për KQZ/ Rikthehen në Kuvend procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj

Opozita jashtëparlamentare i dërgoi mazhorancës një propozim të ri për riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke terhequr nga nga propozimi i parë, i cili parashikonte nje procedurë ekstraparlamentare për përzgjedhjen e trupës se re zgjedhore.

15:10
Lista e hapura, debat Rama-Hajdari: PS nuk është fondacion bamirës që plotëson kërkesat

“Unë besoj te reforma në drejtësi dhe nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar e prokuror dhe do e mbështes këtë reformë deri në fund sepse shkoj përtej interesave të familjes sime”.

15:06
Meghan dhe Harry, shpenzime pa fre për sigurinë!

Qetësia dhe privatësia janë gjëra nga të cilat nuk kanë ndër mend të heqin dorë dhe për ti garantuar nuk janë kursyer.

15:01
Kërkuesit izraelite krijojnë maskën që vret virusin!

Kërkuesit izraelitë thonë se kanë krijuar një maskë të ripërdorshme mbrojtëse që mund të vrasë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji përmes një karikuesi telefoni celular.

14:50
Të jetosh mes dhunës dhe frikës/ Njihuni me historinë e Luljetës, djali i së cilës është diagnostikuar për skizofreni

Luljeta prej 20 vitesh përballet me një situatë pa zgjidhje që e ka bërë atë të jetojë mes dhunës dhe me frikë të vazhdueshme.

14:46
Nuk janë aq të lehta sa duken, imazhet që testojnë inteligjencën tuaj (FOTO)

Është koha për të kontrolluar fuqinë e trurit tuaj, e për këtë arsye “Bright Side” ka patur një ide të shkëlqyer se si të testojë inteligjencën tuaj.

14:44
Veliaj: Fondi i tërmetit është për familjet në nevojë, jo për dikë që ka dy apo tre shtëpi

Fusha e Aviacionit është destinacioni më i ri për fëmijët e Njësisë7 në Tiranë.

14:37
Ndotja e mjedisit, IKMT gjobit Bashkinë e Rrogozhinës

Bashkia e Rrogozhinës është gjobitur nga IKMT për mosmarrjen e masave për ndotjen e basenit të lumenjve, me vlerën e 2 milion lekëve.

14:36
Avokati kërkoi kohë të njihet me dosjen/ Shtyhet seanca paraprake për ish-kryeprokurorin Llalla

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyn për në 3 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca u shty me kërkesë të avokatit, i cili ka kërkuar kohë të njihet me dosjen.

14:30
Djali i Ronaldos feston 10-vjetorin, Georgina i vë flakën rrjetit me…(FOTO)

Cristiano Ronaldo Jr. ka festuar 10 vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë, baba i tij ka publikuar një foto me të birin, ku i bën edhe urimin special.

14:27
Apeli i Merkel: BE e bashkuar kundër Covid-it

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të njëjtën i kërkoi Bashkimit Evropian të arrinte një marrëveshje për planin e rimëkëmbjes me vlerë 750 miliardë euro deri në fund të korrikut për të ristartuar ekonominë e rënduar nga pandemia e koronavirusit.

14:16
Anketa e shërbimeve vendore/ PNUD: Në krye Policani, në fund Klosi

Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara kreu një anketë për të analizuar perceptimin e qytetareve në lidhje me ndikimin që ka pasur reforma administrative mbi shërbimet që ofrojnë bashkitë në vend.

14:11
3 persona në Fier, kontakte të rasteve të konfirmuara më herët/ Lezhë, infektohet një punonjës e burgun e Shënkollit

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në vendin tonë janë regjistruar 66 raste të reja dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19.