E enjte, 08 Tetor 2020
16:02
42 lëkundje pas tërmetit në mesnatë, goditje të forta në det pranë Durrësit

Në të gdhirë të 8 tetorit, u regjistruan lëkundje tërmeti me epiqendër në Durrës, por edhe më Tiranë, në ndërtesat e larta.

16:02
Spanja synon ndryshimin e ligjit për abortin

Qeveria spanjolle ka thënë se dëshiron të ndryshojë ligjin, ashtu që t’iu mundësojë 16 dhe 17-vjeçareve që të kërkojnë abort pa leje prindërore.

16:00
Pamjet/ Ky është vendi ku u gjetën të vrarë dy të rinjtë në Malësinë e Madhe, Daniel Pepaj ende i zhdukur…

Malësi e Madhe- Pas 5 ditësh kërkime janë gjetur dy trupat e pajetë Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn. Ndërsa për të tretin e zhdukur, Daniel Pepaj, ende nuk ka asnjë të dhënë ku mund të ndodhet dhe nëse është gjallë apo jo.

15:59
Në Maqedoni shënohet rekord i ri, 364 raste me Covid-19 brenda dite

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 364 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, raporton Instituti për Shëndetin Publik në Maqedoninë e Veriut.

15:57
Spanja dhe Portugalia zyrtarizojnë kandidaturën për Botërorin e vitit 2030

Pas barazimit në miqësoren e të mërkurës 0-0 në fushën e lojës Spanja dhe Portugalia bëhen bashkë edhe në zyra dhe hedhin kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2030.

15:54
Silva Bino me Covid: Isha rëndë! Nga spitali ku është shtruar epidemiologia trajnon gazetarët

E shtruar në spital ku po trajtohet me COVID, pasi e kaloi në gjendje të rëndë,  Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP,  Silva Bino nuk ka munguar në një trajnim online me gazetarët.

15:52
Dilema e fushatës elektorale të Presidentit Trump

Me më pak se një muaj përpara datës së zgjedhjeve, diagnoza me COVID-19 e Presidentit Donald Trump e ka rikthyer pandeminë në epiqendër të garës presidenciale. Ndërsa administrata e tij u përpoq të projektonte imazhin e një presidenti që po e merr veten me shpejtësi, zyrtarët e fushatës së tij elektorale po punojnë ta përdorin sëmundjen e tij si një mjet elektoral.

15:44
Sarri kontaktohet nga klubi italian, nis puna për prishjen e kontratës me Juventusin

Pritej të kishte një luftë të vërtetë për prishjen e kontratës mes Maurizio Sarrit dhe Juventusit, por nuk është kështu, pasi palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje që do t’i lironte nga detyrimet ligjore ndaj njëri-tjetrit.

15:43
Basha: Varfëria po rritet/ Kreu i PD: Kryeministri po ua jep paratë oligarkëve

Në Kurbin ku u takua me përfaqësues të biznesit dhe persona të papunë për shkak të pandemisë Lulzim Basha bëri një parashikim të zymtë për ekonominë teksa akuzoi kryeministrin se  po mendon vetëm për oligarkët.

15:39
Zbardhet axhenda e asamblesë së PS-së

Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e premte mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

15:33
Vetizolohen grevistët në Ballsh, refuzojnë edhe kontrollet mjekësore

Grevistët e urisë në Ballsh kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me jashtë.

15:26
Prej 5 ditësh të zhdukur/ Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe

Janë gjendur dy trupat e pajetë të personave të humbur në Malësinë e Madhe.

15:24
“Na hipotekoni tokën me 7501”/ Banorët e Nivicës në protestë: Kadastra nuk na jep zgjidhje

Gati 40 familje nga fshati Nivicë i bregdetit kanë organizuar një protestë para gjykatës së Gjirokastrës sot.

15:18
“Ulja e taksave do rrisë konsumin”, biznesi i vogël reagon pozitivisht për heqjen e TVSH dhe tatim fitimit

Biznesi në Lezhë përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

15:12
BERZH 100 mln euro për rindërtimin/ Nënshkruhet marrëveshja! Rama flet edhe për rrjet hekurudhor rajonal

Qeveria Shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkuan një memorandum mirëkuptimi,  me vlerë 100 milion euro, nga të cilat 40 milionë euro janë grant dhe 60 milionë euro kredi, për  rindërtim dhe zhvillimin  e investimeve për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër.

15:10
KLGJ thirrje gjyqtarëve: Aplikoni për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Lartë Gjyqësor u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve që e kanë kaluar procesin e Vettingut që të aplikojnë për pozicionet e lira si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

15:07
Qeveria fal gjobat e pandemisë/ Deri në 15 nëntor do u  kthehen paratë individëve  dhe bizneseve

Personat të  cilët janë ndëshkuar me gjobë në kohën e pandemisë për shkelje  të  masave shtrënguese  janë falur.

14:58
Kosovë/ ​Asnjë viktimë dhe 33 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë raste me përfundim fatal me koronavirus.

14:53
Arrestohen 400 persona gjatë protestave në Indonezi

Mijëra studentë dhe punonjës organizuan sot tubime në mbarë Indonezinë në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punësim, që u miratua më parë këtë javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

14:52
Parisi dhe Berlini përgatiten për një politikë të vendosur ndaj Rusisë

BE duhet ta kundërshtojë Rusinë kur shkel normat ndërkombëtare, thanë të enjten ministrat e Jashtëm francezë dhe gjermanë, duke shtuar se kërkimi i sanksioneve për helmimin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny nuk do të thotë fundi i dialogut.

14:44
​Evropa blen Remdesivirin e ‘Gilead’ për 500.000 pacientë të infektuar me Covid-19

Kompania Gilead Science ra dakord sot për të shitur 500,000 doza të ilaçit antiviral Remdesivir në Evropë, ndërsa kontinenti po lufton për të krijuar një rezervë të njërit prej dy ilaçeve të miratuar për të trajtuar pacientët me COVID-19.

14:41
Kina kërcënon me ndërhyrje ushtarake Tajvanin, pas miratimit të ligjeve pro-amerikane

Një ndryshim qëndrimi nga partia kryesore e opozitës tajvaneze, e cila tradicionalisht shihej si e afërt me Pekinin, ka forcuar thirrjet që Kina të përdorë forcën ushtarake për ta gjunjëzuar këtë territor të vetë-qeverisur.

14:38
​Testet e antitrupave tregojnë se ka shumë më tepër të infektuar me koronavirus

Në Finlandë, kishte pesë herë më shumë infeksione të koronavirusit sesa treguan të dhënat zyrtare në valën e parë të pandemisë nga marsi në maj, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik

14:34
“Dashuria për veten nuk lidhet me trupin”, blogerja kthehet në burim frymëzimi për vajzat

Blogerja Elda Kocia e cila ka frymëzuar shumë vajza me fotot që publikon në rrjete sociale është  ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

14:28
Kukësi prezanton mbrojtësin 22-vjeçar, vjen nga kampionati zviceran

Kukësi ka njoftuar sot afrimin e një tjetër futbollisti, të cilin e kishte regjistruar para mbylljes së merkatos, por e zyrtarizoi vetëm tani. Bëhet fjalë për mbrojtësin 22-vjeçar Sadik Vitija i cili ka firmosur për dy sezone me klubin nënkampion të Shqipërisë.

14:21
“Nuk do harxhoj kohë me debate virtuale”/ Trump refuzon përballjen online me Biden

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat televiziv virtual me rivalin e tij demokrat Joe Biden.

14:17
Pandemia ‘vret’ kinemanë/ Rrezikohet nga transmetimet online

Regjisorja e Wonder Woman, Patty Jenkins, tha se parja e filmave në kinema po përballet me rrezikun real të zhdukjes. Filmi i ri i saj me superheronj është shtyrë tre herë gjatë pandemisë së koronavirusit.

14:15
Higuain gjen golin e parë amerikan dhe i jep fitoren Inter Miami

Goli i parë i Gonazalo Higuain përtej oqeanit rikthen Inter Miamin te fitorja në Major League Soccer pas 3 humbjesh radhazi.

14:14
“Kampionëve s’u vihet gjobë”, deputeti Gjuzi debat me atleten Klodiana Shala

Deputeti Kujtim Gjuzi dhe kampionia shqiptare e Atletikës Klodiana Shala, të dy të ftuar në emisionin Shqipëria Live në Top Channel janë përfshirë në një debat të vogël.

14:10
Donacione për pandeminë/ Kosova trefishon aftësitë testuese

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i janë shtuar edhe 15 respiratorë si donacion nga Gjermania, me vlerë rreth 436 mijë euro.

14:06
Argjentina vijon përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2022

Amerika Latine do të nisë ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Katarit të vitit 2022.

14:03
Ligji për rimëkëmbjen/ Kosovë, dështon sërish votimi

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Ky projektligj, është paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, për herë të gjashtë. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën e 385 milionë eurove.

14:00
Deputeti Kujtim Gjuzi foto me snajper në Pogradec, si qëndron e vërteta…

Fotoja e deputetit Kujtim Gjuzi me një snajper në dorë duke marrë shënjestër për nga liqeni i Pogradecit ka ngjallur shumë polemika.

13:58
Kryeministre për një ditë/ Një adoleshente në vend të Marin në Finlandë

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, kaloi një ditë më të qetë se zakonisht të mërkurën pasi ia dorëzoi pushtetin një 16 vjeçareje si pjesë e një fushate për të promovuar të drejtat e vajzave.

13:57
Neymar braktis stërvitjen me kombëtaren braziliane

Brazili ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Bolivinë në startin e kualifikueseve të Botërorit 2022.

13:50
Rekorde në Atletikë, në garat 5000 dhe 10000 m

Në Valencia ishte mbrëmja e rekordeve botërore në atletikë, ato të garave 5000 m për femra dhe 10 mijë m për meshkuj.

13:45
Gjermania: Koronavirusi mund të dalë ‘jashtë kontrollit’

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë e quajti “shqetësuese” rritjen e infektimeve me koronavirusit në mbi 4000 në ditë. Por autoritetet paralajmëruan se numri mund të shkojë deri në 10000.

13:32
Ndryshimi drastik në peshë/ Deputeti Eduart Ndocaj: Kisha një thes çimento mbi shpinë

Deputeti Eduart Ndoci në një lidhje me skype në emisioni “Shqipëria Live” ka rrëfyer detaje të ndryshimit ekstrem të peshës së tij që shkaktoi shumë reagime, gati në mosnjohjen e tij.

13:28
Koronavirusi mund të jetë me ne ‘përgjithmonë’/ Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët, skenari “i tmerrshëm”

Koronavirusi mund të jetë me ne ‘përgjithmonë’ nëse njerëzit mund të infektohen përsëri, ka paralajmëruar një shkencëtar britanik. Profesor Graeme Ackland, një akademik në Universitetin e Edinburgut, Angli, paralajmëroi se do të ishte ‘e tmerrshme’ nëse të mbijetuarit nuk mbrohen nga sëmundja në të ardhmen.

13:20
Poetja amerikane Louise Glück fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Poetja amerikane Louise Glück ka fituar Çmimi Nobel në Letërsi të këtij viti.

13:15
Tiranë/ Arrestohen 3 persona, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe vjedhje

3 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë kësaj të enjteje për vepra penale të ndryshme.

13:05
Tiranë/ Ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj gruas, arrestohet 60 vjeçari

Tiranë- Një person ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë mesditës të kësaj të enjteje.

13:03
Shkarkohet kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë

Kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë, Argishti Kyaramyan, shkarkohet nga detyra me një dekret të firmosur nga presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian, transmeton Anadolu Agency (AA).

12:59
Berat/ I gjejnë në shtëpi kanabis, arrestohet 33 vjeçari

Një person është arrestuar gjatë mesditës të se enjtes(08.10.2020) nga Policia e Beratit.

12:55
Da Capo: Komisioni i BE-së me plan-aksioni për minoritetin rom

Pas dhjetë vjetësh bilanci i politikës ndaj pakicës rome në Europë është i zymtë. Komisioni i BE-së po ndërmerr tani një nismë të dytë: Me një plan të ri për minoritetin rom synohet të përmirësohet gjendja.

12:55
Marrëveshja online me BERZH/ Soreca: Topi jo vetëm në fushën e BE-së por edhe të Shqipërisë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka marrë pjesë në marrëveshjet online të firmosura mes vendit tonë dhe BERZH për turizmin dhe trashëgiminë në disa prej qyteteve.

12:44
Ishin pa drita që nga mëngjesi/ Rikthehet energjia elektrike në Durrës dhe në gjithë jugun e Shqipërisë

Që prej mëngjesit të kësaj të enjteje Durrësi dhe gjithë jugu i Shqipërisë ngelen pa drita për shkak të një avarie në sistemin e transmetimit por edhe në nënstacionet elektrike të qyteteve kryesore.

12:43
Rama firmos marrëveshjet me BERZH për turizmin dhe trashëgiminë: Të nxitet zhvillimi i vendit

Shqipëria ka firmosur ditën e sotme marrëveshjet e investimeve për turizmin e trashëgiminë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

12:27
Rusi, 191 viktima dhe mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve në Rusi njoftoi se me 11.493 raste të reja nga Covid-19, numri i rasteve ka arritur në 1.260.112, ndërsa me 191 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 22.056.

12:22
Konferenca mbi politikën e Iranit në Parlamentin Evropian thekson nevojën për përgjegjësi mbi krimet e regjimit iranin

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, një koalicion i grupeve iraniane pro-demokracisë, ka mbajtur një mori konferencash në internet muajt e fundit me qëllim zgjerimin e diskutimeve të politikës perëndimore në lidhje me Republikën Islamike.

12:19
Pa protokoll për covid-in/ Mjekimi pa udhëzime. Po përdoren antibiotikë pa kriter

Mjekët e familjes po trajtojnë një numër të lartë pacientësh me covid por ata nuk kanë asnjë protokoll zyrtar ku të bazohen.

12:18
‘Nobel’ për ambientin/ Çmimi i ri i Princit William

Princi William i ka dedikuar 65 milionë dollarë krijimit të një çmimi të ri për ambjentin, në përpjekje për të frymëzuar zgjidhje për disa nga sfidat më të mëdha të planetit.

12:16
Rastet e koronavirusit/ Në Brazil kalojnë shifrën 5 milionë

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Brazil kanë kapërcyer 5 milionë me viktimat në vend që po i afrohen shifrës 150 mijë.

12:15
Përfundojnë rezervat/ BE blen doza të reja Remdesiviri

Komisioni evropian ka arritur një marrëveshje me shtëpinë farmaceutike amerikane Gilead për blerjen e 20300 dozave të tjera remdesivir, ilaçi që kuron covid 19, sasi kjo e nevojshme për kurimin e 3400 pacientëve.

12:08
Hoti: Nëse s’ka marrëveshje, Kosova e Serbia vazhdojnë si dy shtete fqinje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në rast se nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare, atëherë Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë si dy shtete fqinje “që nuk e njohin njëra-tjetrën”.

12:04
“Grand Hotel” në Top Channel/ Seriali nis sot në ora 16:00. Çdo ditë, nga e hëna në të shtunë

“Grand Hotel”, seriali hit i Netflix dhe fitues i 11 çmimeve ndërkombëtare do të vijë në ekranin e Top Channel.

12:03
Qiproja Veriore rihap një plazh të mbyllur që prej 1974

Qiproja Veriore ka rihapur një plazh të braktisur që nga konflikti në këtë ishull në vitin 1974 transmeton mediat shtetërore turke, duke marrë kështu një hap për të mbështetur Ankaranë, por që është dënuar nga grekët qipriotë dhe duke shkaktuar kështu shqetësime ndërkombëtare.

12:01
Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë! Italia ul afatet e përfitimit të nënshtetësisë

Italia do të reduktojë afatin kohor të procedurës për marrjen e nënshtetësisë italiane nga katër në 3 vite.

11:55
Fotot/ Në hapat e nënës së saj…vajza e Kate Moss ndez sfilatën e Javës së Modës në Paris

Vajza bukuroshe e Kate Moss, Lila Grace bëri debutimin e saj në sfilatë mbrëmjenë e djeshme, duke ecur për “Miu Miu” në ditën e mbylljes së Javës së Modës në Paris.

11:50
Hapet parkimi i 4 nëntokësor tek stadiumi “Air Albania”, Veliaj: Puna flet shumë më shumë se ata që ulërasin për parkingjet

Parkingu i katërt nëntokësor u hap sot te stadiumi kombëtar “Air Albania”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se parkingu ka 200 vende, jep siguri për makinat dhe ka disa vende të posaçme karikimi për automjetet elektrike.

11:45
Kuvajt, parlamenti miraton princin e ri të kurorës

Parlamenti i Kuvajtit ka miratuar Sheikh Mishaal al-Ahmad al-Sabah si princ të ri të kurorës.

11:45
Zv/Presidenti amerikan në siklet/ SHBA, miza ‘fiton’ në debatin mes Pence dhe Harris

Mike Pence pati një vizitor jo të mirëpritur gjatë debatit të tij me demokraten Kamala Harris, pasi një mizë e madhe, u ndal mbi flokët e bardhë të zëvendëspresidentit për plot dy minuta, duke ndezur një pafundësi komentesh online.

11:42
Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron edhe 10 tanke të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit në operacionin që ka filluar për të çliruar territoret e tij nën pushtim, ka shkatërruar edhe 10 tanke të ushtrisë së Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

11:38
Zgjedhjet e kandidatëve të PD/ Sot votohet në Lushnjë

Pas Kukësit, Shkodrës, Dibrës, Lezhës dhe Korçës, radhën për të përzgjedhur kandidatët e mundshëm për deputet e kanë demokratët e Lushnjës.

11:38
Meta nxjerr foton me Edin: Fort po shndrit ai diell

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ditën sot ta kalojë me miq.

11:37
Vaj ulliri, mjaltë dhe limon – kombinimi magjik!

Përfitime të shumta vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit.

11:28
“Armenia ka marrë kurajë nga heshtja e ndërkombëtarëve”/ Erdogan: Është pengesa më e madhe e paqes në rajon

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se përpjekja e Armenisë, pas shpartallimit të rëndë që pësoi, për të treguar Turqinë brenda përleshjeve, është provë e dëshpërimit dhe mbetjes me shpatulla pas muri të këtij vendi.

11:20
Komisioneri Varheyli: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për të fituar liberalizimin e vizave por që duhet bindur shtetet anëtare e që sipas tij kjo nuk është e lehtë.

11:18
Kosi ul shanset që të prekeni nga kanceri i mushkërive

Kosi ul shanset që të prekeni nga kanceri i mushkërive, sipas një studimi të fundit të bërë.

11:15
Kosova takim me “historinë”, në “Toshe Proeski” për të prekur me njërën dorë ëndrrën europiane!

Takim me historinë. Mbrëmjen e sotme në Shkup, Kosova do të sfidojë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalet e fazës play-off për Euro 2020.

11:13
Habit Trump: Covid, bekim nga Zoti

Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se ai ndihet shumë mirë pasi u prek nga covid, madje e ka cilësuar atë “si një bekim nga Zoti”.

11:12
Nga “dëfrimet” në psikiatri te kafazet për fëmijë/ Gjëra që në të shkuarën ishin normale

Nëse mendoni se njerëzit bëjnë gjëra të pazakonta ditën e sotme, duhet të hidhni një sy në të shkuarën.

11:08
Fotot/ Shembujt idealë se si të dizajnoni shtëpinë tuaj

Detajet bëjnë ndryshimin!

11:07
Problemet me energjinë elektrike, njoftimi i OSHEE-së: Ja zonat pa drita

Gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje Durrësi dhe gjithë Jugu i Shqipërisë kanë ngelur pa drita.

11:00
Erdogan ashpërson tonet: Greqia po rrit tensionet, pas saj fshihet ky shtet

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Greqinë së fundmi së është fajtore për tensionet në rajon, për shkak të “veprimeve të saj të njëanshme.”

10:57
Iu gjetën 3.1 kilogramë kanabis në shtëpi, arrestohet 53-vjeçari me bashkëpuntorin në Mirditë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mirditë pasi u gjetën 3.1 kilogramë kanabis në shtëpinë e njërit prej tyre e bërë gati për shitje.

10:52
Ballsh/ Grevistët vendim ekstrem, ndërpresin kontaktet me jashtë: Do dalim që këtu vetëm me barrelë

Grevistët e urisë në Ballsh kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me pjesën tjetër jashtë ambienteve ku janë vendosur.

10:51
Djokovic-Tsitsipas, gjysmëfinalja e dytë e “Roland Garros”

Përcaktohet kuadri i gjysmëfinaleve të “Roland Garros”. Pas Nadal dhe Schwartzman, dy gjysmëfinalistët e tjerë, të cilët do të përplasen mes tyre, janë Djokovic dhe Tsitsipas.

10:40
Kushi takon personalitetin e mirënjohur ndërkombëtar të botës akademike, Fabio Roversi-Monaco

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka takuar ditën e sotme personalitetin e mirënjohur ndërkombëtar të botës akademike,Prof. Fabio Roversi-Monaco.

10:39
Dëmtohet sistemi i transmetimit i OST-së, pa drita i gjithë jugu i Shqipërisë dhe Durrësi

Pas problemeve në linjtat e tensionit pranë Kasharit, Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se si pasojë e një avari në Sistemin e Transmetimit te OST, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së në rajonin Durrësit dhe atë Jug-Perëndimor.

10:36
Besojeni ose jo, këto fotografi janë të vërteta!

Në ditët e sotme, ku gjithçka mund ta zbulosh me vetëm një klikim larg, është e vështirë të besosh që ka ende gjëra që nuk i kemi parë kurrë.

10:35
Situatë e tensionuar në rajonin e Nagorni Karabakut

Situata në rajonin e Nagorni Karabakut vazhdon të jetë e tensionuar pas luftimeve të ashpra më 7 tetor mes forcave armene dhe azerbajxhanase.

10:32
Provokim? Turqia në ditën e festës kombëtare do të nisë anijet në ishujt grekë

Media greke, Prothema, thotë se Turqia do të rinisë kërkimet e Navetex në zonën e Mesdheut dhe kjo bëhet një datë të rëndësishme për turqit, pikërisht në ditën kombëtare të Turqisë që është më 29 tetor.

10:23
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Afërdita Ndoi.

10:17
Falen të gjitha gjobat e vendosura gjatë pandemisë, brenda 15 nëntorit të gjithë do t’i kenë paratë në llogari

Të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë përgjatë 7 muajve që nga 17 prilli deri në 7 tetor 2020 në vendin tonë do të falen.

10:12
Lule “fantazmë” ose shtëpi në lëvizje/ 9 gjëra që me siguri po i shihni për herë të parë

Bota jonë është plot me gjëra të pazakonta dhe megjithëse ekzistojnë shumë burime informacioni, ka ende disa gjëra që mund të na bëjnë përshtypje.

10:07
“Shqiptarët i pret një dimër i vështirë”/ Pandemia, mjeku Dasho: Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen

Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho në një status në facebook thotë se 80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë, ndërsa shton se “Detyra e mjekut të mirë të familjes është t’i monitorojë me kujdes, të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë shtrimin në spital kur kanë komplikacione”.

10:05
Nuk i bindet urdhrit dhe godet policin/ Arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër (Detaje)

Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe goditi punonjësin e Policisë.

10:05
Futbollisti Myrto Uzuni: Të luash futboll në Shqipëri është dyfish më e vështirë

Një ndër problemet e futbollit shqiptar është bojkoti i Ligës Profesioniste të Futbollit, e cila nuk pranon që të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

10:02
Grekët me sytë nga gjykata/ Pritet vendimi final për anëtarët e Agimit të Artë

Përsëri për të dytën ditë rrjesht sytë e grekëve janë të drejtuar tek Gjykata e Apelit të Athinës pasi pritet shpallja e vendimeve për anëtarët e Agimit të Artë. 

10:01
Trafikim i të miturve, drogë/ 4 të arrestuar në Durrës, 2 prej tyre në kërkim kombëtar

Katër shtetas janë arrestuar në Durrës, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim kombëtar, si dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

09:57
The Sun: U tha se ishte shtatzënë, zhduket e dashura e Putin

Një ish-sportiste, e cila përflitet se ka pasur binjakë me Vladimir Putin, është zhdukur nga syri i publikut.

09:51
Zbuloni ëndrrën më të madhe të futbollistit të famshëm të Kombëtares

Futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni ka rrëfyer në “Wake Up’ ëndrrën e tij më të madhe.

09:48
Dëmtohet linja e tensionit në Kashar, pa drita nga Durrësi, Fieri e deri në Vlorë

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se për shkak të një avarie në linjat e tensionit të lartë të OST, pranë Kasharit, Tiranë, disa zona të vendit mbeten pa energji elektrike

09:41
Futbollisti shqiptar që do të përballet me Messin dhe Ronaldon tregon se kujt ia kushton golat që shënon

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni i cili do të përballet me dy yjet e futbollit Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo me skuadrën ku luan “Ferencvaros” ka treguar disa të fshehta në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel.

09:36
Video/ Shpërthim masiv në një depo municionesh në Rusi

Rusia ka evakuuar më shumë se 2,000 persona nga fshatrat e afërta, pasi një zjarr i madh nisi shpërthimet në një depo municionesh në rajonin Ryazan në jug-lindje të Moskës, thanë zyrtarët.

09:26
Prej kohësh nuk arrinin ta ndërtonin/ SHBA: Gati avioni i parë supersonik

Për një kohë të gjatë SHBA nuk po arrinte të ndërtonte një avion supersonik. Por tani avioni i parë privat supersonik amerikan po feston më në fund premierën.

09:24
OKB: Shëndeti mbi të gjitha – Sigurim shëndetësor për të gjithë

Kohërat me pandemi tregojnë sa i rëndësishëm është shëndeti. Për ta ruajtur atë duhet sigurimi shëndetësor. Këtë e di edhe OKB-ja, prandaj kërkon prej kohësh sigurim shëndetësor për të gjithë, Universal Health Coverage.

09:13
Po transportonte 5 emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Bradashesh

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Bradashesh pasi  u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

09:04
Trump dëshiron tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në Krishtlindje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dëshiron tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani deri në Krishtlindje. Ky afat kohor është më i afërt sesa ai që ka propozuar më parë.