Netanyahu nesër do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe

10/03/2021 15:49

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu nesër (11 mars) do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Netanyahu gjatë vizitës do të takohet me Mohammed bin Zayed, princin e kurorës së Abu Dhabi-t, njoftoi gazeta izraelite “Haaretz”.

Vizita e Netanyahut në shtetin e Gjirit më parë ishte shtyrë për shkak të kufizimeve të vendosura në Izrael për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Vizita e nesërme vjen më pak se dy javë para se Izraeli të shkojë në zgjedhje të përgjithshme, të cilat do të vendosin për të ardhmen politike të Netanyahut mes një gare të fortë midis partive rivale.

Në shtator të vitit 2020, Izraeli vendosi marrëdhënie me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, një veprim që u pasua nga Sudani dhe Maroku.

Top Channel