Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, sot në orën 17:30, do të zhvillojë një seancë publike , ku një ndër pikat e mbledhjes do të jetë edhe kthimi i listët së koalicionit opozitar për korrigjim.

Më herët Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur të kthejë për korrigjim listat me kandidatët e zgjedhjeve të 4 partive politike në vend.

Partitë janë: Partia Lëvizja e Re, e drejtuar nga Arian Galdini; Partia Aleanca Demokracia e Re, e drejtuar nga Edmond Stojku; Partia Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e drejtuar nga Myslim Murrizi.

Njoftimi

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të televizionit “Fax Media Neës” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”;
“Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të qendrës “Faktoje” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;

“Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të shoqates “Qëndra për Transparencë” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;

“Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Organizatës Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Seancado të transmetohet ne kohe reale ne faqen zyrtare te KQZ-se, si edhe ne platformat “Facebook”dhe YouTube”.

Top Channel