Auditoret e fakultetit të gjuhëve të huaja janë bosh, kjo pasi studentët po testohen virtualisht.

çdo universitet po zhvillon ndryshe sezonin e provimeve të dimrit, ku bazuar në specifikën e programit studimor disa po bëjnë provime në auditore e disa online.

Drita Rira: Nga ky boshllëku këtu jemi drejtuar te kompjuterat ku të gjithë studentë e pedagogë po zhvillojnë provimet nga shtëpitë e tyre. Pjesëmarrja e kënaqshme ka qenë 93%, por megjithatë ka pasur problematika se ne një shi të na bjerë ndodh që ikën e energjia elektrike e ka pasur e shkëputje, por duhet thënë se realisht ka pasur një tolerancë duke marr parasysh situatën ku ndodhemi.

Sipas rregulloreve të posacme të hartuara për provimet në kushtet e pandemisë, specifikohet që mund të mbahet kamera gjatë provimit për të identifikur dhe monitoruar studentët, por akademiket thonë  se ajo nuk është e detyrueshme por në varësi të kushteve që kanë  studentët.

Top Channel