Kryesocialisti Edi Rama përdori fotot në ilustrimin dhe komentimin e përbërjes së skuadrës socialiste krahasuar me ato të PD dhe LSI.

“Me kë fiton Tirana? Majko dhe Mesila… me kë fiton? Balluku apo Dash Shehu? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili). Më ishte përgjigjur Qirje Vangjeli për disa fjalë që kisha thënë për të, atyre fjalëve nuk i heq asnjë presje. Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (Nxjerr foton e Grida Dumës).

Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyroni sikur me 25 prill të mos zgjidhjet kjo po ky. Po këtu me këtë fiton Durrës, me Palokën apo Ekonomin. Me kë fiton arsimi me Evisin apo filxhanin (Monika Kryemadhi).

Shërbëtori publik i bashkisë Londrës dhe i arratisuri nga bashkia e Kamzës. (Lavdrim Krrashi dhe Xhelal Mziu). Ja dhe zgjedhja për Korçën, me kë fiton me zonjën majtas, (Olta Xhaçka) apo lakuriqin e natës (Ervin Salianji). Ky është Leskua në restorant, është në restorant, nga një betejë në restorant, mes miqsh pasi ka përfunduar rakinë e lumit në Vlorë. Dje sikur kishit dhënë dorëheqjen, po sot i kanë dalë avujt. Mark Marku, ky është ministri i arsimit, s’po flas më!”, tha Rama.

Kapiteni skuadrës socialiste porositi të tijët, të harrojnë sondazhet dhe u parashtroi  detyrat për të arritur objektivat.

“Në sulm për të mbrojtur drejtësinë e re nga Iliri, Monika, KCK. Në mesfushë ata që organizojmë, ata që shpërndajnë topat, ata që krijojnë harmoni dhe nxisin mekanizmin e skuadrës dhe në mbrojtje ata që duhet të mbrojnë skuadrën nga golat offside, nga golat e parregullt, sidomos të LSI-së”, tha Rama.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel