Rikthehet dëbora në veri/ Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ulen temperaturat

10/03/2021 15:09

Në të gjithë territorin e vendit është rikthyer sot dimri me reshje shiu dhe dëbore në veri dhe verilindje.

Qyteti i Kukësit është zbardhur këtë mëngjes. Dëbora ka shtruar edhe në Bajram Currin. Në mesditë reshjet nisën edhe në Dibër me intensitet të lartë. Në zonat e thella  malore reshjet e borës trashësia kalon 25 cm.

Rrugët që lidhin Peshkopinë me Kukësin dhe me Librazhdin kalohen me zinxhirë për shkak të trashësisë së borës. Edhe rruga e Kombit kalohet pa probleme por gjithsesi autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim.

Ndërkohë reshjet e shiut që  kanë përfshirë pjesën tjetër të territorit të vendit krijuan probleme në disa kryqëzime rrugësh në qytetin e Durrësit dhe periferinë e tij.

Top Channel