Pika Kufitare e Kapshticës, e mbyllur deri më 22 mars. Mund të hyjnë në Shqipëri vetëm këmbësorët dhe kamionët e mallrave

10/03/2021 13:48

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Rruga do të jetë e hapur vetëm për daljen nga Greqinë dhe hyrjen drejt vendit tonë nga ora 06:00 deri në orën 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash) .

Mjetet e tjera si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Top Channel