“Qërrohu nga ky program”/ Fotoja me litar, Arjani kërkon përjashtimin e Locos, Antonela shpërthen në të qara: Ndyrësirë, i pafytyrë

10/03/2021 19:00

Një foto e postuar në instagram nga Loco dhe e ripostuar nga Atdheu nxehu studion dhe bëri që Antonela të shpërthente.

Një këtë foto thuhej se ndër të tjera se ka dy lloj mostrash, një ndër to femrat që bëjnë ca duan dhe akuzojnë për manjakëri seksuale dhe për këtë Loco dhe Atdheu drejtuan gishtin nga Antonela.

Antonela tha se u ndie e ofenduar nga kjo: dhe e ke bërë në 8 mars, jeni për tu pështyrë në surrat. Më mirë rri vetëm se sa shkoj me një si ty.
Ndyrësirë je, ashtu i trajtoni femrat ju. Ke qene duke i gjuajt karrigen në fytyrë tjetrës. ishalla del ajo skena që të shohim fytyrën e vërtetë.

Arjani : Mu kujtua një film burrat që urrejnë gratë. Ti Loco me këtë që ke bërë, unë të fala dhe të tolerova ofendimin që më bëre, po për këtë gjë unë kërkoj të përjashtosh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërrohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet ç’do bëni ju.

Ke qenë një njeri i ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo. Mba Sindin aty.

Antonela shpërthen në të qara: Jam e para që kam puth mashkullin në emision dhe s’më vjen turp.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel