E shtunë, 14 Mars 2020
14:34
Ja si është koronavirus… Eksperienca e gazetares italiane

Pierfrancesca Graviani, një gazetare italiane, që tani është në karantinë në shtëpinë e saj në Paris, pasi ka rezultuar pozitive për koronavirusin, tregon përmes një lidhjeje video, eksperiencën e saj me covid 19 dhe simptomat që ajo ka kaluar.

14:31
Rama publikon videon: Mos i lini të moshuarit dhe fëmijët të dalin nga shtëpia!

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video, ku gazetarja e Top Channel Juli Ristani, ka pyetur dy gjyshe se pse ato kanë dalë jashtë në një kohë që nuk duhet.

14:27
Tiranë/ Banorët “gjejnë shpëtim” te Liqeni, ndërhyn policia

Në orët e para të mëngjesit, kodrat e liqenit ishin mbipopulluar nga banorët e Tiranës.

14:25
Leksione në shtëpi/ Ministrja Shahini vijon komunikimin me video-mesazh në rrjete sociale

Ministrja Besa Shahini vazhdon komunikimit nëpërmjet video-mesazheve në rrjete sociale ku adreson në mënyrë të vazhdueshme pyetje që vijnë nga vetë nxënësit apo prindërit e interesuar.

14:23
Foto-lajm/ Burrat e Prezës thyejnë rregullat, shijojnë diellin

Burrat e Prezës ka vendosur që të thyejnë rregullat dhe të mos qëndrojnë në shtëpi .

14:19
ATK-ja trajton mbi 500 raste për rritje të çmimeve

Administrata Tatimore e Kosovës ka trajtuar 516 raste nga gjithsejtë 1, 809 thirrjeve të pranuara nga qytetarët për rritje të çmimeve nga biznese.

14:14
Një italiane nga Wuhani: Paniku është më i keq se virusi

Refuzoi të braktiste dy macet e saj në Wuhan. Sara Platto, refuzoi pesë oferta për evakuim nga Ambasada Italiane, për të dalë nga epiqendra fillestare e koronavirusit duke vendosur se ishte më e sigurt po të qëndronte në Kinë.

14:10
Koronavirusi në Kosovë/ Dezinfektohen bankat, thirrje për qytetarët që t’i përdorin sa më pak

Pas situatës së krijuar si rezultat i Covid-19, ku 3 persona rezultojnë të prekur me koronavirus në Kosovë, Banka Qendrore njofton se të gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët.

14:09
Covid 19/ Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë me dije se Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, si dhe po merren masat e duhura higjienike në këto hapësira.

13:56
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka nevojë për test

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka nevojë të testohet apo të vendoset në karantinë për koronavirusin pavarësisht se ka qenë pranë zyrtarëve të infektuar në Mar a Lago – thotë mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

13:52
Infektohet me Covid-19 ish-shefi i NATOS-s, Javier Solana

Mësohet se, Javier Solana, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, është dërguar në spital pas diagnostikimit me coronavirus, i ka thënë një burim agjencisë “Reuters”, duke shtuar se shëndeti i tij është duke u përmirësuar.

13:38
Rama shton masat për koronavirusin: Do ndalohet qarkullimi te liqeni e parqet reakreative

Kryeministri Edi Rama me një tjetër video mesazh foli lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

13:30
Një tjetër pacient në Kroaci shërohet nga koronavirusi

Pacienti i dytë i infektuar me koronavirus në Kroaci, është shëruar.

13:29
Berat/ Disa automjete qarkullojnë pa autorizim, kërkesë e lartë në farmaci për doreza dhe maska

Qyteti i Beratit ka qenë shumë më pak i zhurmshëm ditën e sotme.

13:26
“Përhapja është e pashmangshme”/ Rama: Dy javët e ardhshme do jenë kritike, numri do rritet

“Dy javët e ardhshme do jenë kritike, numri do rritet’, kështu tha kryeministri në një video mesazh nga shtëpia.

13:17
U denoncua live në ‘Open’ se mund të ishte i infektuar me Covid-19/ Qytetari rezultoi pozitiv

Dy ditë më parë në emisionin Open, gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni ndërsa raportonte live, një qytetar që po intervistohej prej saj denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me covid-19.

13:09
Frika nga koronavirusi, pasojat te shëndeti mendor

Koronavirusi është një situatë serioze dhe meriton vigjilencën dhe vëmendjen e kujtdo, por, moria e informacionit, masat mbrojtëse dhe paralajmerimet, mund të kenë pasoja tek shëndeti juaj mendor.

13:05
Koronavirusi pas tërmetit/ “Kësaj lufte pa pushkë nuk ke si t’i ruhesh”

Në periferi të Tiranës, në fshatin Prezë në një nga zonat më të prekura nga tërmeti dhe pa kaluar mirë atë frikë, banorëve u është shumëfishuar kjo ndjenjë prej mbërritjes së sëmundjes infektive, koronavirus.

12:59
Koronavirusi/ Apple vendos të mbyllë dyqanet në të gjithë botën

Apple do të mbyllë të gjitha dyqanet e tij, në botë, përveç atyre në Kinë, deri më 27 mars.

12:59
Majko apel: Mos dil, mos lëviz. Kjo që po ndodh është…

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, teksa bën apel për shqiptarët që të zbatojnë rregullat e vendosura, për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.

12:54
“Lufta” me koronavirusin/ Evropa, epiqendra e pandemisë!

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare në të gjitha Shtetet e Bashkuara për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

12:44
Covid-19 dhe tërmeti/ FMN: Ekonomia shqiptare do ngadalësohet!

Tërmeti si fillim dhe më pas situata me koronavirusin pritet të ngadalësojnë ekonominë shqiptare.

12:37
Koronavirusi/ 5,100 të infektuar dhe 132 të vdekur në Spanjë

Në Spanjë, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 5,100 raste ndërsa 132 persona kanë vdekur.

12:30
Duke hekurosur rrobat/ Kryemadhi: Ditën e Verës e festojmë ndryshe këtë vit

Dita e Verës e gjeti kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin të izoluar brenda në shtëpi, duke hekurosur rrobat.

12:14
Rritet bilanci/ Shkon në 3 numri i të infektuarve në Kosovë me Covid-19

Tre është numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, raportojnë mediat kosovare.

12:06
Koronavirusi në vend/ Ndiqni të rejat e fundit nga edicioni maratonë në Top Channel

Top Channel do jetë sot në transmetim maratonë me edicionin e lajmeve.

12:01
Tiranë/ Poshtë Urës së Babrrusë gjendet e mbytur një e moshuar

Paraditen e sotme, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrrusë (Tiranë) është gjetur e mbytur shtetësja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.

11:59
Personeli i spitalit të Beratit u vetëkarantinua pasi i gënjeu pacientja, dalin rezultatet e tyre

Kanë rezultuar negativë nga koronavirusi stafi mjekësor i Spitalit të Beratit i cili është vetë karantinuar pasi një paciente e cila nuk tregoi se ishte në Itali dhe u shtrua me simptoma të gripit i gënjeu.

11:54
Durrës/ Qytetarët në shesh, lokalet të hapura

Në Durrës duket se jo të gjithë i kanë ndjekur urdhrat e qeverisë.

11:53
Koronavirusi/ Detaje rreth 66-vjeçarit nga Lushja, ja si mendohet se u infektua

Teksa numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 38, 12 prej tyre jane të shtruar në spitalin Infektiv, ku një 66-vjeçar nga Lushnja ndodhet në terapi intensive.

11:51
Rregullat e reja nga qeveria/ Top Channel rishikon programet

Për shkak të një vendimi të qeverisë që edhe mediat duhet të kufizojnë praninë e personave nëpër studio Top Channel do rishikojë disa nga programet e tij të mbrëmjes dhe veçanërisht të fundjavës në pamundësi për të punuar për shkak se këto programe kërkojnë prani të konsiderueshme të stafit realizues nëpër studio.

11:42
Koronavirusi/ Rusia mbyll kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë

Rusia do të mbyllë kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

11:38
Koronavirusi/ Çekia mbyll restorantet dhe dyqanet

Qeveria e Republikës Çeke ka urdhëruar që të gjitha dyqanet të mbyllen për dhjetë ditë, duke nisur nga 14 marsi. Ky vendim nuk përfshin dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

11:32
Koronavirusi/ Ulje të ndjeshme të hyrjeve dhe daljeve në Kapshticë

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të hyrjeve dhe daljeve në Kapshticë.

11:30
Dita e Verës në Elbasan/ Lëvizje në rrugë, disa banorë nuk qëndrojnë në shtëpi

Duket se në Ditën e Verës, disa banorë të Elbasanit i kanë lejuar vetes një shëtitje në qendrën e qytetit, ndonëse Ministria e Shëndetësisë, në një konferencë të pak minutave më parë bëri apel për të vazhduar qëndrimin në shtëpi.

11:25
Vëllazëria Ungjillore Shqiptare e shpall 15 marsin ditë lutjesh dhe agjërimi

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare e ka shpallur 15 marsin ditë lutjesh dhe agjërimi

11:19
Nga Aeroporti i Shkupit janë kthyer 26 të huaj, që udhëtonin nga vendet e rrezikuara

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit janë kthyer 26 shtetas të huaj që vinin nga vendet e rrezikuara nga gripi aktual.

11:17
Fiorentina me koronavirus! Rezultojnë pozitivë 3 lojtarë dhe fizioterapisti i klubit

Teksa Italia gjendet në një luftë të vazhdueshme me Covid-19, këtij të fundit nuk ka mundur dot t’i shpëtojë as futbolli.

11:00
Covid-19/ Shkon në 38 numri i të prekurve në vend, dy në gjendje të rëndë

Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga covid 19 në vend.

10:54
“Qeveritari sapunin, mjeku këshillën”/ Thirrje nga Dom Gjergji: Kemi nevojë të ndjehemi bashkë

Shkruar nga Dom Gjergji…

10:45
Kosovë/ Gjendja e dy pacientëve të prekur me koronavirus është e qëndrueshme

Gjendja shëndetësore e dy pacientëve që janë prekur me coronavirus në Kosovë është stabile.

10:42
Në kohëra koronavirusi/ Ambasada Amerikane uron Ditën e Verës

Teksa Dita e Verës po festohet në kushte të pazakonta karantinimi (ju kujtojmë se në Elbasan, ushtria dhe policia po ndërmerr masat e nevojshme për të ndaluar grumbullimin e turmave dhe festimin në rrugë), Ambasa Amerikane i ka uruar të gjithë në Twitter.

10:36
Covid-19/ Policia Kufitare: Pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19.

10:31
“Do përballen me sanksione të rënda”/ Rama: Nga nesër lokalet mbyllen në gjithë Shqipërinë

Përmes një postimi të pak minuatve më parë në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dijeni disa nga masat që do të ndërmerren dhe që duhet të ndërmerren në vazhdimësi të përpjekjes për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri.

10:22
“Banania” e Dashnor Dikos në versionin korona bëhet hit/ Duhet ta dëgjoni patjetër

Qëndrimi në shtëpi këto kohë ka shtyrë njerëzit të shpikin gjëra nga më të ndryshmet.

10:08
Policia dhe ushtria rrugëve të Lezhës, të gjitha bizneset të mbyllura

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Lezhën me të gjitha bizneset e mbyllura.

09:51
I infektuari i parë Bundesligë me koronavirus, futbollisti i Shqipërisë i nënshtrohet testeve pas infektimit të shokut të skuadrës

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula do t’i nënshtrohet testeve mjekësore së bashku me të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Padërbornit pasi futbollisti i këtij ekipi Luka Kilian rezultoi pozitiv me koronavirus.

09:46
Greqi/ Shkon në 3 numri i viktimave nga covid-19

Në Greqi është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi.

09:33
Sonte në “Hipokrati”: Qelizat Staminale në shërbim të mjekësisë moderne

Vitet e fundit kemi dëgjuar të flitet per qelizat staminale, qelizat qe “bëjnë mrekullira”.

09:20
Fëmija i sapolindur në Londër, i prekuri më i vogël në botë nga koronavirusi

Një fëmijë i sapolindur në Londër, është bërë fëmija më i vogël në botë që preket nga kjo sëmundje.

09:16
Janë mbyllur kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit e saj

Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus COVID-19), Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë, të cilët duan të hyjnë në Kosovë.

09:05
Shkon në 745 numri i drejtuesve të automjeteve, të ndëshkuar me masë administrative.

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e urdhrit për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

08:58
“Duhet të infektohen 60% e britanikëve për të fituar imunitetin popullata”/ Johnson: Shumë nga të dashurit tanë do të vdesin

“60% e britanikëve do të duhet të kontraktojnë Coronavirus për të zhvilluar imunitetin”. Fjalët në Sky News nga Sir Patrick Vallance, një nga dy autoritetet e larta mjekësore të qeverisë së Boris Johnson, kanë shkaktuar shumë debate.

08:42
Bulqizë/ Lëvizje të pakta, ndërprerje të punës edhe në miniera

Në Bulqizë është ulur ndjeshëm lëvizja e banorëve, ndërkohë policia ka mbyllur lokalet, si dhe lëvizja e automjeteve është ulur.

08:33
Rama nis ditën me citimin e Papës: Lutuni për të sëmurët, por edhe për autoritetet që duhet të marrin vendime drastike

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje nga Papa Françesku.

08:21
Covid-19/ Njerëzit dynden në supermarkete në Greqi

Edhe pse qeveria bëri thirrje për qetësi, sot në mëngjes, mireja greke u gjenden në supermarkete ku u furnizuan me ushqime.

07:55
Foto të rralla/ Në brendësi të një burgu të Gjermanisë Naziste, aty ku mbaheshin kriminelët më të rrezikshëm të luftës

Jeta pas hekurave e të burgosurve më famëkeq të kampeve të luftës, të ndërtuara nga Gjermania Naziste, është zbuluar me një koleksion fotografish.

07:43
Njihuni me surprizat e motit për fundjavën

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasditës vranësirat do të intesifikohen duke shtuar mundësitë e reshjeve të dielën.

07:26
Kishte ftuar dy persona nudo në emision/ Prezantuesja nuk i shpëton tundimit, ua ngul sytë në pjesët intime

Një emision televiziv i mëngjesit në një prej televizioneve britanike, kishte të ftuar në studio dy persona totalisht nudo.

07:04
Shëndeti i trurit/ Si ta mbroni me ushqimet e duhura

Mënyra se si ushqehemi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në trurin dhe mirëqenien mendore. Ajo çfarë hamë, mund të na dëmtojë, mund të na shërojë, ose mund të na ‘dhurojë’ edhe sklerozën. Prej kohësh, shoqëria ku jetojmë i përmbahet idesë se ne ushqejmë trupin, duke harruar rolin e trurit në mendimet dhe veprimet tona. Ditë pas dite, ushqimet që ne hamë shpërbëhen në ushqyes të cilët e gjejnë rrugën në gjak dhe më pas në tru.

06:57
Gjumi jo i mirë/ Si ndikon në rritjen e rezikut të prekjes nga gripi

Mjekët nuk reshtin së përsërituri rëndësinë e gjumit për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Shumë studime konfirmojnë sa nevojë ka trupi për të paktën 7 orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet. Në fakt, një prej këtyre studimeve thotë shprehimisht se njerëzit që flejnë pak, janë katër herë më të rrezikuar nga e ftohura se njerëzit që flejnë sa duhet.

06:46
Foto/ Mjeku i njohur: Spitali i Traumës, Urgjenca dhe Reanimacioni janë në gatishmëri për çdo situatë

Sot kemi hyrë në ditën e dytë të masave që janë ndërmarrë për ndalimin e përhapjes së Covid-19. Në vendin tonë sipas raportimeve të fundit janë rregjistruar 33 raste.

06:29
Efektet në shëndet nëse hani darkë vonë/ Cilat ushqime këshillohen

Angazhimet e ndryshme shoqërore e familjare por edhe oraret e tejzgjatura të punës janë disa ndër faktorët që detyrojnë njerëzit ta shtyjnë darkën në orare tepër të vona. Megjithatë, mjekët nuk reshtin së rekomanduari se ngrënia herët ofron shumë përfitime që shkojnë përtej mbipeshës. Këto përfitime do t’i gjeni të listuara në këtë artikull të AgroWeb.org.

06:18
Virusi izolon politikanët, të prekur shumë politikanë në të gjithë botën

E gjithë qeveria në Rumani është në vetëizolim për 14 ditë pasi një senator testoi pozitiv për Covid-19. Ai ishte në parlament, ditët e fundit ndërsa partitë e krahut të djathtë përpiqeshin të krijonin një qeveri të re. Kryeministri në detyrë, Lufovic Orban, tha në një konferencë për shtyp se të gjithë anëtarët e qeverisë, përfshirë disa anëtarë të partisë së tij, do të vendosen në vetëkarantinë.

06:01
Rriten tensionet pas sulmeve amerikane ndaj milicisë së mbështetur nga Irani

Sulmet ajrore të SHBA-së që lanë të vrarë disa anëtarë të një grupi militantësh pro-iranian në Irak, kanë rritur tensionet në rajon. Autoritetet e Irakut e denoncuan sulmin si një shkelje të sovranitetit të vendit. Teherani paralajmëroi presidentin amerikan, Donald Trump kundër ndërmarrjes së “veprimeve të rrezikshme”.

05:40
Merkel: Gjendemi para një situate të pazakontë për shkak të koronavirusit

Kriza e koronavirusit po nxitë një situatë më të jashtëzakonshme sesa kriza bankare, tha të enjten Kancelarja Angela Merkel, duke shtuar se vëmendja e qeverisë së saj tani nuk ishte se si funksionon buxheti i saj.

05:29
Corona bën që të vuajë ekonomia e Europës

Komisioni i BE-së komunikon, se pandemia COVID-19 do t’i krijojë vështirësi ekonomisë në BE. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen bën thirrje për solidaritet, duke deklaruar: “Ne jemi të gjithë italianë”.

05:04
Mjekët zgjedhin kush jeton/ Itali, në presion për t’i dhënë prioritet atyre që kanë më shumë shanse

Një infermier në qendër të epidemisë së koronavirusit në Itali, thotë se spitalet në këtë vend janë nën një presion të madh dhe janë detyruar ti japin prioritet pacientëve me shanset më të mira të mbijetesës. Mauro D’ambrozio, që punon në spitalin Fatebenefratelli, në Milano, thotë se të prekurit nga Covid-19, kalojnë më shumë se 15 ditë në kujdes intensiv dhe kjo ka bërë që kapacitetet e spitalit të ezaurohen.

04:46
Spitalet amerikane përgatiten për virusin COVID-19

Megjithë përpjekjet në mbarë botën për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, COVID-19 është shndërruar tashmë në një pandemi. Ekspertët e shëndetësisë thonë se përhapja brenda komunitetit është duke ndodhur tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe se rastet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, njofton se spitalet amerikane presin të përballen me një valë të mundshme infektimi.

04:14
COVID-19 ndjell frikën e rënies ekonomike

Në SHBA po rriten shqetësimet se çrregullimet që po sjell pandemia e koronavirusit mund të ulin rritjen ekonomike të vendit dhe ta zhysin atë në recesion – një periudhë tkurrjeje ekonomike. Shtëpia e Bardhë po shqyrton një sërë masash afatshkurtra për të lehtësuar vështirësitë financiare për bizneset dhe punëtorët e prekur, por ekonomistët paralajmërojnë se sa më shumë të përhapet virusi aq më i madh është ndikimi ekonomik dhe aq më gjatë mund të duhet që ekonomia ta rimarrë veten.

03:50
A po bëhet Putini president i përjetshëm?

Spekulimet rreth të ardhmes politike të Presidentit rus Vladimir Putin, u qartësuan këtë javë. Udhëheqësi rus shfrytëzoi autoritetin e tij për të ndryshuar kushtetutën e tanishme ruse duke hequr kufirin e mandateve presidenciale. Kjo ëvizje i mundëson atij të qëndrojë në pushtet pas mbarimit të mandatit aktual në vitin 2024.

03:15
Kina ndihmon Italinë, Dërgon mjekë dhe pajisje mjekësore

Ka mbërritur në Romë një airbus A 350 i nisur nga Shangai, me në bord një ngarkesë ndihmash kundër koronavirusit. Fluturimi ishte paralajmëruar ditët e shkuara nga qeveritë e Italisë dhe Kinës.

02:41
Turqia dhe Rusia bien dakord për detajet e armëpushimit në Idlib të Sirisë

Zyrtarët e Turqisë dhe Rusisë ranë dakord mbi detajet e armëpushimit të ri në provincën veri-perëndimore të Sirisë, tha ministri i mbrojtjes i Turqisë të premten. Bisedimet katër-ditore midis delegacioneve ushtarake turke dhe ruse përfunduan në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në kryeqytetin Ankara.

02:17
Trump shpall emergjencën, 50 mld dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit

Presidenti Donald Trump e shpalli pandeminë e koronavirusit një emergjencë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që zyrtarët nxitojnë të frenojnë përhapjen e virusit. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti tha: “Po shpall zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare” dhe shtoi se emergjenca do të verë në dispozicion 50 miliardë dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit.

01:49
Rama njofton kufizimet e reja: Dy javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit

Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi ka bërë të dtur që do të përforcohen masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

01:35
Pas Gabbiadinit, edhe tre të tjerë pozitivë te Sampdoria

Pas Gabbiadinit, edhe katër lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus në shtëpinë e Sampdorias, bashkë me ta edhe mjeku Amedeo Baldari. Klubi gjenovez bën të ditur se ata janë Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby. Ata janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe në shtëpinë e tyre në Xhenova. Klubi menjëherë zbatoi të gjitha procedurat e kërkuara me ligj”.

01:12
Apeli e lë në burg, radhë të dënuarish për një foto me Ronaldinhon

Gjykata e Apelit, në kryeqytetin e Paraguait, Asuncion, hodhi poshtë kërkesën e avokatit për lirimin e Ronaldinhos dhe vëllait të tij Assis, të arrestuar për falsifimin e pasaportave, me të cilat hynë në Paraguai. Kjo ishte kërkesa e tretë (e hedhur poshtë) e bërë nga avokatët e ish-kampionit të Barcelonës dhe Milanit, që, gjithsesi, do të mbetet në burg.

00:52
Shtohen masat e ndalimqarkullimit/ Nga sot drejt Greqisë ndërpriten fluturimet dhe autobusët, lejohen vetëm makinat private

Autoritetet njoftuan se kanë identifikuar të gjithë personat që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit dhe atyre u është dërguar një mesazh në numrat e tyre të celularit që të zbatojnë periudhën e vetëkarantinimit për 2 javë.

00:22
Mbrojtësi i Paderbornit me Coronavirus, Gjasula do të bëjë testin

Tani edhe Bundesliga ka futbollistin e saj të parë bartës të Coronavirusit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Paderbornit, Luca Kilian, i cili rezultoi pozitiv me virusin famëkeq.

E premte, 13 Mars 2020
23:43
Parandalimi i Covid-19/ Turqia mbyll kufijtë me 9 shtete

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësië e shpalli koronavirusin një pandemi, të gjitha shtetet po marrin masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

22:50
Koronavirusi/ Kosova mbyll lokalet e qendrat tregtare, pezullon edhe fluturimet

Pas dy rasteve të para të infektuara me Koronavirus në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë hyrje-daljen për të gjithë qytetarët në komunat e Klinës dhe Vitisë.

22:48
Përçmim ndaj medias/ Gazetari i ‘Telegraph’ thotë se ‘eliminimi i të moshuarve nga koronavirusi rrit ekonominë’

Një gazetar i të përditshmes pro-qeveritare britanike Telegraph ka sugjeruar në një editorial se koronavirusi ‘mund të jetë disi avantazhues për ekonominënë Britani’ duke vrarë të moshuarit.

22:44
Në Berat festohet Dita e Verës, “neglizhohet” Koronavirusi

Edhe pse jemi në një situatë të rënduar epidemiologjike nga frika e përhapjes së Koronavirusit, qytetarët beratas nuk kanë harruar ritet e Ditës së Verës dhe traditat qindra vjeçare për të pritur Pranverën.

22:32
Habit i riu, merr lavamanin për të larë duart me vete

“Lani vazhdimisht duart”, kjo është një nga thirrjet që po dëgjohet gjerësisht këto ditë dhe për t’iu përmbajtur në mënyrë fanatike këtij apeli, një pasagjer në Londër është parë me një lavaman me vete, për të larë duart, teksa ishte duke udhëtuar me anë të transportit hekurudhor.

22:28
Koronavirusi Itali: Vdes krye-doktori pas infektimit me Covid-19

Një doktor që ishte në krye të luftës kundër epidemisë së koronavirusit vrasës në veri të Italisë ka vdekur sot pas infektimit nga sëmundja.

22:21
Koronavirusi mbërrin në Kosovë, pezullohen ndeshjet e futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se në bazë të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës pezullohet kampionati i futbollit në të gjitha kategoritë në afat të pacaktuar deri në një vendim të ri.

22:10
Video/ I gjithë qyteti u “mbulua” nga reja e dezinfektuesve, si e mposhti koronavirusin Wuhani

WUHAN- CoVid-19 është cilësuar si koronavirusi kinez, kjo pasi epiqendra e përhapjes së tij ishte në Wuhan, Hubei.

22:09
Koronavirus/ Pas Gabbiadinit, edhe tre të tjerë pozitivë te Sampdoria

Pas Gabbiadinit, edhe katër lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus në shtëpinë e Sampdorias, bashkë me ta edhe mjeku Amedeo Baldari.

22:08
Sulmuesi i Fiorentinës i prekur nga Covid-19, edhe Udinese futet në karantinë

Pandemia Covid-19 ka shtrirë ndikimin në të gjithë botën, ndërsa në Serinë A italiane është identifikuar edhe futbollisti i tretë i prekur nga virusi që ka gjunjëzuar botën dhe ka ndërprerë ritmin normal të jetesës.

22:07
Cristiano Ronaldo mesazh për Coronavirusin: Po ju drejtohem si baba…

Cristiano Ronaldo postuar një mesazh në Twitter, nëpërmjet të cilit ai u kërkon fansave të tij që të ndjekin këshillat Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe autoriteteve shtetërore.

21:59
Pamje shpresëdhënëse/ Mjekët në kinë fillojnë të heqin maskat e fytyrës

Ndoshta lajmi më i mirë në këto ditë shqetësuese si pasojë e koronavirusit, është ulja e të infektuarve dhe viktimave në Kinë, e cila është konsideruar dhe si origjina e COVID-19. Madje sipas raportimeve të fundit, vendi aziatik ka mbyllur edhe disa nga spitalet e ngritura karantinore, të cilat ishin ndërtuar për të luftuar epideminë vdekjeprurëse.

21:57
Koronavirusi; Presidenti brazilian Jair Bolsonaro mohon të jetë testuar pozitiv

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka mohuar sonte raportimet se i kanë dalë testet positive për infektim me koronavirusin vrasës, teksa komentonte në rrjetet sociale se ka bërë një test të dytë dhe po pret rezultatin.

21:56
Edhe në Astir festohet “Dita e Verës”, disa të rinj ndezin zjarr në lagje

Pavarësisht thirrjeve për të shmangur qëndrimin pranë njëri tjetrit, këtë mbrëmje disa të rinjtë në zonën e Astirit në Tiranë janë grumbulluar pranë lagjes së tyre duke ndezur një zjarr për të festuar ditën e verës.

21:46
Koronavirusi/ New York merr pamjen e një ‘qyteti fantazmë’

New York ka marrë pamjen e një “qyteti fantazmë”, kjo pasi qytetarët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së kryebashkiakut Bill de Blasio, i cili me anë të një konference shtypi deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme, si pasojë e kronavirusit të ri që ka përfshirë vendin.

21:41
Satelitet zbulojnë gjithçka, e pabesueshme se çfarë bëjnë iranianët me viktimat e Koronavirusit

Irani deri më tani është vatra e tretë më e madhe në botë e koronavirusit, pas Italisë dhe Kinës, të cilat kanë paraqitur numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve. Deri më tani shteti islamik ka raportuar të paktën 10.075 persona të infektuar, ndërsa mbi 500 prej tyre kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.

21:32
E izoluar në shtëpinë e saj, Arbana Osmani: Ja sa kg kam shtuar këto ditë!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi se si po i kalon këto ditë izolimi në shtëpinë e saj.

21:32
C’do të ndodhë me “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana: Nesër mos u largo nga ekrani!

Pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Arbana Osmani iu përgjigj edhe pyetjes që i është bërë më së shumti këto ditë: Çfarë do të ndodhë me programin “Dua të të bëj të lumtur”?

21:20
Koronavirusi: Çfarë mund të mësojmë për të nga Gripi Spanjoll?

Në mbyllje të Luftës së Parë Botërore një pandemi gripi mori mbarë botën duke vrarë të paktën 50 milionë njerëz.

21:16
“Të lutem, të lutem Zaho”/ Rama futet live nga shtëpia, djali i vogël gjatë gjithë kohës…

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një lidhje lidhe në Facebook gjatë mbrëmjes së sotme ku ka folur edhe një herë për Koronavirusin.

21:11
Pamjet me dron/ Gjithçka e boshatisur, si u duk sot Tirana pas “shtet-rrethimit” kundër koronavirusit

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të premteje Shqipëria është futur në një “shtet-rrethim” për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri CoVid-19.