Fotot/ Nga helikopterët tek anijet luftarake, Xhaçka poston pamjet nga stërvitja e Forcave të Armatosura

08/07/2020 12:32

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë disa foto nga stërvitja e Forcave të Armatosura në bazën Detare të Pashalimanit.

Ministrja shkruan se efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen.

Postimi i Xhaçkës:

Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit.

Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen. #KrenariPërFA??

FOTO GALERI
1/15

Top Channel